Shoferi humb kontrollin dhe përplas 3 makina të parkuara

August 12, 2017 18:53

Shoferi humb kontrollin dhe përplas 3 makina të parkuara

Shoferi i nje ”Mercedes Benz” ne Vlore eshte aksidentuar kur eshte perplasur me tre automjete te parkuara sot rreth orës 17:00 në aksin rrugor të Bulevardit Ismail Qemali pranë vendit të quajtur ” ish shkolla industriale”.

Sipas burimeve paraprake, automjeti tip ”Mercedes Benz” me targa AA 100 RB, ka përplasur tre automjete të tjera, të cilat kanë qënë të parkuara. Konkretisht mjetet tip:

”Skoda” me targa AA 042 EZ, mjetin ”Mercedes Benz” me targa VA0775AB, dhe mjetin tip ”Opel” me targa BA248DB. Për pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, shtetasi E.M, 35 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

August 12, 2017 18:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*