Shoferi i Florenc Hoxhës dhe nipi i Breçanit protestojnë për taksat

February 19, 2016 11:05

Shoferi i Florenc Hoxhës dhe nipi i Breçanit protestojnë për taksat

Dalin për të protestuar për taksat e vendosura për hapësirat publike ata që nuk kanë lidhje me to. Disa protestues ishin mbledhur sot në orët e para të mëngjesit pranë Bashkisë së Tiranës për të kundërshtuar taksën e vendosur për hapësirat publike. Ajo që vihej re ishte se mungonin ata të cilët e paguajnë këtë taksë dhe në të ishin njerëz të afërt të Partisë Demokratike, që hiqen si pjesë e shoqërisë civile.

Në këtë protestë, shihet qartë Sajmir Zylfo, shoferi i Florenc Hoxhës, ish – Drejtorit të Policisë Bashkiake të Tiranës, i cili njihet për njeri i afërt i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Gjithashtu një tjetër person i lidhur me zyrtarë të PD është Endrit Breçani, nipi i ish- zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe që më parë ka qenë i punuar me pozicion shef sektori në Bashkinë e Tiranës.

Një tjetër personazh që është midis protestues, Besjan Pesha, i cili ka punuar si Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, sot shfaqet si person që shqetësohet për taksën e hapësirës publike.

Pyetja është: Çfarë interesi kanë këta persona që nuk janë as biznes as shoqëri civile?

Protesta (3)Protesta (2)

Protesta (1)

February 19, 2016 11:05
Komento

2 Komente

  1. keno kotorri February 19, 11:55

    Gazetari se pari duhet te interpretoi lajmin–KERKESA, dhe pastaj pjesemarresit.
    Tarifa eshte rrritur 10 here, nje absurditet sepse duhet te llogaritet si qira e zenies se trruallit public per biznes dmth 0,6% e vleres se çmimit te trruallit sipas tarifes shteterore-çmimi I references, siç veprohet per qirat e objekteve.

    Reply to this comment
    • Pjeter Mustakuqi February 19, 14:08

      Ku e gjeten biznesin zaptuesit e tokave te Tropojes?
      Brecani eshte me grupin qe vjedhin banka.
      Cudi qe nuk paska dale motra e Berishes sot, qe ka zaptuar gjysmene e Qytetit Studenti.
      Edhe te mos kerkosh perseri Enver Hoxhen, qe i internonte keta kriminele andej nga vinin.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*