Shoferi i Greta Koçit: Mashtronin njerëzit, më pas i denonconin për kërcënim

Intervista e plotë July 25, 2014 13:57

Shoferi i Greta Koçit: Mashtronin njerëzit, më pas i denonconin për kërcënim

Verjan Hysaj është personi që ka komunikuar me emigrantin që ka bërë kallzim penal për mashtrim rreth një historie që implikon familjarë të Greta Koçit, këngëtare, ish-zyrtare e Ministrisë së Brendshme dhe nënkryetare e Forumit Rinor të PD-së.

Transkriptet e bisedave online mes emigrantit denoncues dhe Hysajt janë botuar dje nga DITA ndërkohë që një ditë më parë u botuan disa pjesë nga kallëzimi penal i emigrantit, i cili akuzon se përgjatë disa viteve me derdhje të ndryshme i janë marrë shuma parash që arrijnë deri në 60 mijë paund, nëpërmjet një lidhjeje në Facebook me një femër me emrin e rremë Anjeza. Pas ndërprerjes  së lidhjeve, emigranti vjen në Shqipëri dhe heton për marrësit e parave. Gjurmët e çojnë tek familjarë të këngëtares Koçi dhe ndërkohë akuzon këtë të fundit për pengim të hetimeve nëpërmjet pozitës së saj si zyrtare në Ministrinë e Brendshme.

Verjan Hysaj duket një person kyç në këtë histori. Intervista që po botojmë është dhënë prej tij, rreth  vit e gjysëm më parë, në nëntor të vitit 2012, në një të përditshme, e cila e hoqi nga botimi disa minuta para dërgimit në shtypshkronjë, pas një ndërhyrjeje të këngëtares. 

Më poshtë, intervista e Hysajt, rrëfimi i të cilit, nëse rezulton i vërtetë, dëshmon se emigranti në fjalë nuk është i mashtruari i vetëm. Me sa duket edhe këmbëngulja e këngëtares në muajt e fundit të qeverisjes së PD-së për t’u punësuar pikërisht në Ministrinë e Brendshme, nuk ka qenë pa shkak.

 

Verjan, çfarë lidhje keni ju me këngëtaren Greta Koçi?

Po, unë kam qenë për një vit shoferi personal i Gretës, por tani jam shkëputur, nuk punoj më me të. Më kanë kërkuar që të kthehem, por unë pa marrë paratë e vitit që kam punuar nuk dua të kthehem më. Nuk dua të kem të bëj më me ta.

 

Mund të na tregosh si fillove të punosh me të dhe cili është tani shqetësimi yt?

Unë kam jetuar në Shkodër. Më ka marrë në telefon xhaxhai i Gretës dhe më ka ofruar punë tek ajo. Rashë dakord, pasi më ofruan pagën prej 600 mijë lekësh të vjetra në muaj dhe 50 mijë lekë shtesë për çdo koncert që do shoqëroja Gretën.  Duke e parë si një mundësi të mirë, vendosa që të transferohesha nga Shkodra dhe të jetoja në Tiranë. Gjithçka në fillim shkonte në rregull, kemi qëndruar për shumë kohë bashkë dhe i kam shëtitur të dyja vajzat, qoftë Gretën dhe Enin. Kaluan dy muajt e parë dhe unë ende nuk kisha marrë asnjë pagesë. Kur ia kam kërkuar paratë më kanë thënë se do vinin ca fonde nga Partia Demokratike dhe me ato para do më paguanin edhe mua dy, apo tre muaj bashkë.

 

Kur e kuptove që nuk do t’i merrje paratë?

Unë qëndroja tek radio e Gretës pjesën më të madhe të kohës dhe mund të shihja dhe dëgjoja shumë gjëra. Njerëzit më pyesnin se ku e ka shtëpinë Greta Koçi dhe më tregonin se i kishte mashtruar dhe u kishte marrë para borxh. Nga të gjitha këto fjalë fillova të kisha dyshime. Kaluan 8 muaj punë dhe akoma nuk kisha marrë paratë. U martova dhe nusja ime është shtatzënë, e natyrisht që tani më duhen paratë. Nisa të kërkoja paratë dhe më thoshin se do t’i merrja në datën 1. Mamaja e Gretës, zonja Afërdita, kur i shkoje tek dera ditën që të kishin thënë për të marrë paratë, ajo telefononte policinë.

 

Nëse ju keni të drejtë, pse e telefononte policinë mamaja e Gretës?

shoferiiiNë polici prezantimi bëhej si Greta Koçi, pavarësisht se telefonatën e bënte zonja Afërdita. Ajo i thoshte policisë se ishte Greta Koçi, nënkryetarja e Forumit Rinor të PD-së dhe se e kërcënonin në shtëpi. Këtë gjë ma bënë edhe mua. Dhe erdhi policia. Ata më kërkuan që të paraqitesha në komisariat. U thashë ç’po ndodhte, aty më thanë që i njihnin si mashtrues, por po prisnin momentin e përshtatshëm; i kërcënonin me shprehjen që e përdorte shpesh Greta “kam viston e Berishës”. Me këtë shprehje ajo mbulonte gjithçka që bënte. Kur arritën të ma bënin mua, që isha si pjesë e familjes dhe njeriu më i besuar, ata mund t’ia bënin kujtdo tjetër.

 

E bënin këtë edhe me persona të tjerë?

Greta dhe babai i saj, pasi ata i bënin në bashkëpunim. Para 5-6 muajsh i ka denoncuar dikush që quhet Thoma Kumaraku nga Berati. Familja e Gretës i kishte marrë para dhe ai shkoi në polici për të denoncuar babanë e Gretës. Një ditë kur po shkoja në punë u ktheva tek supermarketi i lagjes dhe shitësja më tha se duhet t’i jepja Fatmirit (babait të Gretës) një letër që kishte ardhur për të. E pashë dhe ishte një urdhër arresti me akuzën “vjedhje nëpërmjet mashtrimit të pronës së tjetrit”. E çova letrën në shtëpinë e tyre dhe e pa Fatmiri, ai hipi menjëherë në makinë dhe iku. Nëpërmjet Gretës, e cila telefononte shefat e policisë e anuluan urdhrin e arrestit.

 

Me ty personalisht kur ka nisur përplasja, apo konflikti i parë?

Kur Greta shkoi për ta takuar këtë personin nga Berati. Ajo i premtoi se do ta paguante, por ai nuk e besoi. Isha edhe unë prezent në takim, por kur ata po diskutonin unë dola jashtë. Pasi u kthyem në shtëpi Greta i tha babait të saj se ai person e kishte kërcënuar dhe më kërkuan mua që të dëshmoja në polici, por unë nuk pranova. Në atë moment filluan edhe konfliktet me mua.

 

Pse nuk ke bërë denoncim që në muajt e parë të punës?

kartatkartat nga pasFillimisht shpresoja se do më paguanin, pasi gjatë gjithë kohës më mbanin me mashtrime. Më vonë jam përpjekur të bëj denoncim, por në komisariat më thonë se duhet të shkoj në Drejtorinë e Policisë, ndërsa aty më thonë se duhet të shkoj tek Krimi Ekonomik. Më në fund sot (31 tetor) pranuan të më merrnin denoncimin tek Krimi Ekonomik. Nuk kam bërë vetëm unë kallëzim për familjen e Greta Koçit, por edhe persona të tjerë, të cilëve babai i Gretës ju ka shuma të konsiderueshme parash borxh. Një ndër ta është edhe Zef Parubi, një zotëri nga Shkodra, të cilit familja e Gretës i detyrohet 10 milionë lekë të vjetra, por edhe rreth 12 mijë dollarë që ia ka marrë xhaxhai i këngëtares.

 

Keni punuar me kontratë?

Kontratën e punës na e kanë mohuar, por unë kam dokumentin e shërbimit, që vërteton se jam shoferi i saj personal. Gjithsesi ata falsifikojnë shumë dokumente. Në një dokument që kam unë, Greta ka bërë të dashurin e saj si Koordinator të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, por pa dijeninë e kryetarit, pa dijeninë e askujt. Ndërkohë që babai i saj, kudo prezantohet si shefi i mediave në Shqipëri. Ashtu e njohin edhe në lagje, por edhe policët kur e ndalojnë.

Babai i Gretës është tutor në familje, madje edhe tek lidhjet e saj të dashurisë ka ndërhyrë. Ai ka pretenduar gjithmonë që Greta të kishte lidhje me djem që ishin të pasur. Greta ka pasur lidhje me një djalë 31-vjeçar nga Fieri, i cili ishte biznesmen dhe atij i kanë marrë shumë para. Ai ka investuar tek radio.

Për një periudhë të gjatë kohe ata ju merrnin para njerëzve dhe ju premtonin se do t’i çonin në Amerikë dhe në Kanada, por asnjëherë nuk i dërgonin në destinacion, por i linin në Spanjë dhe në Karaibe. Kur njerëzit ankoheshin dhe humbisnin durimin Greta ju fliste në Skype dhe ju thoshte të qetësoheshin se e merrte ajo përsipër që t’i çonte deri në destinacionin e caktuar.

 

Po thoni që merreshin me trafikun e klandestinëve?

Zyra ku ka qenë radio u kthye në zyrë për Forumin Rinor dhe atë ambient Greta e përdorte për të pritur njerëz që donin të shkonin në Amerikë. Kanë ardhur njerëz nga jugu dhe nga veriu dhe mblidheshin tek Greta, meqë ajo ishte e famshme dhe njerëzit kishin më shumë besim. Më pas këta persona bisedonin me babanë e Gretës dhe xhaxhallarët e saj. Paratë ata i merrnin paradhënie dhe i linin personat në Spanjë. Babai i Gretës vitin që kaloi ka shkuar brenda një muaji në Spanjë dhe përcillte emigrantët. Tani njerëzit vijnë dhe i kërkojnë tek shtëpia për t’ju marrë paratë. I kërkojnë edhe rrugëve ku t’i shohin, por Greta në makinë mban një tabelë policie dhe njerëzit kanë frikë se mirë që kanë humbur paratë, por mund t’i fusin edhe në burg.

Mua personalisht më vinte zor, pasi më dërgonte tek Partia Demokratike që të kërkoja naftë, sepse Greta me iniciativën e saj nisi një tur nëpër Shqipëri, por ai tur ishte personal dhe nuk kishte lidhje me PD-në. Babai i saj e urdhëronte Gretën që të telefononte personat që ai e dinte se kishin pika karburanti. Greta i telefononte dhe shkonim për të marrë naftë atje, pa paguar asgjë. I di të gjithë personat me emra, por nuk po i përmend. Kudo në Shqipëri kanë para borxh, madje edhe një doganieri në Kukës, të cilit i kanë marrë para për të xhiruar videoklipin dhe ende nuk ia kanë dhënë ato para. Greta nuk ka paguar as kompozitorët dhe autorët e teksteve për këngët që i kanë realizuar. Ajo i ka para borxh Mozi Kozellit, i cili i ka bërë këngët, i ka po ashtu Pirro Çakos, për këngën që i realizoi vitin që kaloi për “Kënga Magjike”, Noizyt i ka marrë rreth 3.5 milionë lekë të vjetra, të cilat ende nuk ia ka dhënë, Darko Dimitrovit ende nuk ia kanë paguar këngët. Tek Super Sonic ka para të papaguara për klipet që ka realizuar, mendoj se ka edhe tek BBF, por për këtë nuk jam i sigurt. Vijnë shumë persona që kërkojnë paratë…

 

Mos ndoshta këto që thoni janë thjesht një shkarkim mllefi, inat personal?

Këto deklaratat e mia mendoj se do jenë në të mirë edhe të Gretës, e cila disa herë më ka thënë mua që do ikte nga shtëpia dhe ka kërcënuar të vetëvritet. Greta më ka thënë se do të hidhej nga kati i katërt, se do kapte ndonjë fije të energjisë elektrike, e gjëra të tilla.

 

Intervista e plotë July 25, 2014 13:57
Komento

23 Komente

  1. latifond July 25, 09:48

    Do veje ne fis.E more intelektualet e Enver Hoxhes,nje cope malok ju toqi per hunesh.Ja ku perfundoi ke Greta Koci!

    Reply to this comment
    • Adelina Shkoder April 12, 03:35

      Ky qe pretendon qe eshte shoferi i Gretea Kocit,eshte ne burg tash e ca muaj dhe aty do kalbet,vetem per keto mashtrime qe ka bere. Ja beri mire Greta ketij mostre qe e futi ne burg.

      Reply to this comment
  2. Bujari pa mustaqe July 25, 10:11

    Vajze alabake sic jane shumica dermuese e atyre qe vene ne pd . Nqf jane te verteta ato qe deklaron shoferi ,ajo te merret e pandehur per mashtrim ,po ashtu edhe i ati apokushdoqofte.

    Reply to this comment
  3. zeqo July 25, 12:18

    Po mire mor cun se une te kam pare kur i sherbeje asaj Greta Koqit qe tani e shan pare e mbrapsh dhe beje si cub perpara ministrise brendshme, hapeshe bythesh thoshje me ze t elarte <jam shoferi i Greta Koqit", po tani pse e lejove veten te eprdoreshe ne nje krim, dmth ti e dije qe ajo zhvaste njerez me mashtrime e kercenime dhe ti beje lojen e saj dhe tani u prishe ne pazar me te, apo e pe qe ra nga fiku e nuk vidhte me lek te paguante rrogen 1 milioneshe eqe te jepte

    Reply to this comment
    • Helio July 25, 19:07

      Zeqo trimi….! Shoferi po thote qe nuk i kane paguar 8 muaj rroge derisa filluan perplasjet . Skur dhe 10000 euro te ishte rroga e ketij,cfare vlere ka nese nuk ka marre asnje lek,madje dhe kur kishte nevoje ??? Eh more zeqo eeee…. Ketu sillen fakte nga persona konkrete,disa zeqo si puna jote e shohin politikisht

      Reply to this comment
  4. bato July 25, 12:22

    Ne se vertetohen keto akuza, kjo do te jete nja nga gjerat me te neveritshme sepse ka te beje me reputacionin e nje kengetareje te mire, por qe ndoshta futja ne politike e ka molepsur!

    Reply to this comment
  5. tomsojeri July 25, 13:58

    Kjo kengetare e politizuar sot ne sajtin e saj esht pergjigjur duke i dhen not politike ketij “sulmi”ne adres te saj me akuza qesharake ne adres te gazetes Dita !Thot gjithashtu qe i esht drejtuar prokuroris (drejtesis )e kerkon nje demshperblim milionash per kte akuz te “kurdisur”nga Edi Rama dhe partia e tij !!! I ka mar koka er ksaj kurve e kujton se personalitete spo i ze gjumi e po meren me te ! I ka mar koka er sepse disa fansa te saj i japin kurajo e i bejn elozhe e komplimenta ksaj Grete kaq “lozanjare” ne mashtrim qe ka futur ne kurth diletantin refugjat me “profesonializmin e saj kurvomafjozomashtruse me ndihmen e aktoreve bandit te saj! Vertet indinjohemi me naivitetin e ktij fakiri por nga ana tjeter a nuk esht per te ardhur keq qe kjo buce i hengri aq para mundi e djerse ???
    Dita do te lutesha qe ceshtje mos e ndal e do duam te shohim rugen dhe qendrimin e drejtesis (nese vertet ajo ka ber padi)Te shohim kombinacionet dhe justifikimet e ktyre cakejve !Vazhdoni pa kompromis te cirni masken e ktyre “figurave”aq negative qe prodhoi sistemi qe hiku !Esht ne nderin tuaj dhe besimin qe na falni per te qen pran jush gjithmon ne kte luft te madhe degjenerimi qe ka pllakosur Shqiperin !Esht per te vajtuar kur sheh nje vajz te re punonjese e MB ,kengetare qe e ndjekin aq e aq te rij te jet infektuar nga ky “virus”paturpesie mashtrimi deri ne krim! Kaq e re e aq e ndyr O Zot cna pret!!!!!!

    Reply to this comment
    • ana July 25, 21:38

      Tamam,Tomssojer,si ne librin “Aventurat e Tom Sojerit”.Gerrmo,Tom,gerrmo,se qenin e ngordhur do te gjesh”.

      Reply to this comment
  6. inf July 25, 14:24

    Firma Koçi e Fatmir Koçit ku e din i madhe e i vogel ne gjithe Albanine ket vend horrash e halabakesh i jati beri si beri ne ate kohe ne vitet 91=93 e 94 ku ra dhe faiti i kesaj firme Piramidale dhe kshu çunat e Ishes nga Librazhdi dhe banues ne Shkoder moren fund u kapitullune qysh ne kohen e Bullgarise ku merrnin dhoma gjumi dhe çimi nji nga vellezerit e Fatmirit drjetonte punet e pista me droga klandesitne me kurva e lloj e lloj punesh te flliqta
    pastaj Skenderi xhaxhai i Gretes nji kumarrxhi i thekur nji mashtrrus e kusar i pa,bese
    pastaj nji tjeter qe merrej me pashaporta dhe me viza qysh ne kohen kur firma Fatmir Koçi ose firma Koçi punonte me kapacitete fallco Piramide e gjalle dhe mileti i besonte si mos me keq fusnin pare te Fatmir kapterri dhe ja ku vazhdojne nen hunden e shtetit dhe SALIH ROMI BERISHIT arriten ta mashtrronin dhe Doktorin e shurres se bllokqenve dhe ja si po perfundojne .
    Ne Shkoder e njofin ket familje mire e njeh gjith veriu se jane mashtrrusa dhe delenxhilere njerez te hurit e litarit ku fusin dhe gopet e reja per pare e kapital
    Ky eshte Fatmir Koçi dhe çunat e ishes prej librazhdi halabaker e zgjepsa ginjejne Popullin me simbolin e salih berishit me simbolin e PARISE DEMOKRTAIKE PRIVATE MADE IN SALIH TRADHTARI HAJDUTI SPIUNI HORRI BAGABONDI VRASESI HALABAKU ETJ ETJ PLOT PISLLIQE RENDEJNE MBI KET SHOQATE KURVASH E PUTANASH.pik

    Reply to this comment
  7. Miku July 25, 14:25

    Do shtoja dhe emrin e nje mashtruese tjeter. Ajo quhet Erta Kambo.

    Reply to this comment
  8. Pëllumb zaimi July 25, 14:28

    Monstrat e bandës me emrin pd ? Në atë parti kjo specie e ka folenë. E besoj dëshminë e shoferit. Tung!

    Reply to this comment
  9. isa July 25, 14:30

    Germoni se histori rrenqethese mashtrimesh e vjedhjesh qe fillojne ne mesin e viteve 90 e ne vazhdim do te mesoni per te jatin e Greta Kocit, E bija ka mesuar zanatin e babait .Dardha bie nen dardhe,.Kush i mbylli ato,,,,,,,pa ,,,,pr,,,,,pi,,,,

    Reply to this comment
  10. Jozi July 25, 18:14

    KJO ESHT NJE LAVIRE PO LAVIRE LAVIRE PEJ VERTETI PO NJE GJE ME BEN PERSHTYPJE QE SALA KTO LAVIRET PEJ VERTETI I DO SHUM DHE E DINI PSE SE ATO SHESIN BYTHEN DHE SE SEKAN PROBLEM TE MASHTROJN NJERZIT DHE TI MBLEDHIN RETH VETES KUPTOHET PER CFAR SE SALA KETE GJE E DI MIR

    Reply to this comment
  11. ty July 25, 20:35

    keto jane kurvat ekriminelit me ne krye dumen

    Reply to this comment
  12. MARKO July 25, 21:26

    Ne te Theodhoriut.. shkofte e ju shofte emri… mos i mbetet as nami as nishoni.. prostitute e keqe e mashtruese..

    Reply to this comment
  13. irdi July 25, 21:27

    Pse te verteta jan keto,ik or pirdhu.

    Reply to this comment
  14. ilircami July 25, 21:38

    si i mbledh kto mashtrueset pd ……si mizat mutit i ngjiten

    Reply to this comment
  15. Laveri July 26, 00:12

    Po ku ka gomere qe i dalin akoma ne krah buçes Greta ; falna o zot ,prit edhe pak e ku te thone se Greta ka agjinuar per Ramazan

    Reply to this comment
  16. Jozi July 26, 06:48

    O GAZETA DITA E HIQNI KETE KURVEN SE U FELLIQI GAZETEN BASHK ME ATE ZUZARIN QE KA NE KRA

    Reply to this comment
    • tomsojeri July 26, 11:29

      O “Karenina” nese sje vet dora Gret, duhet te jesh pjes e ksaj “karroce plenash” qe po germon gazeta Dita dhe ju nxori bojen !Ky bresher akuzash qe po ju lag kaq rembyshem nuk bej cudi qe vraponi menjeher te streha PD se nuk je e para, se aty kan gjetur streh byth me te medha se e ksaj gretes tende
      Ne qe shkruajm ne kte glob shprehim dhe shkembejm opinionet per ate cka lexojm e shohim ne kte gazet, e shyqyr qe na ipet ky rast,qofshin keto politike edhe shoqerore ! Nuk paguhemi per kete perkundrazi harxhojm nga koh e jon me shpres se qoft edhe nje gurz e vogel i sherben ndertimit te nje shoqerie pa Gret te ktij niveli ordiner e deri tek ata qe ne ju themi politikan e qe kan fatet e ktij populli ne dor !Sic shikon nuk jan pak ata qe po ju “pershendesin” me opinionin qe kan per ju !

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*