Shoferi i Xhafajt, PD-LSI: Ishte vrasje. Rama po bën prokurorin

July 1, 2018 14:41

Shoferi i Xhafajt, PD-LSI: Ishte vrasje. Rama po bën prokurorin

 

Skenar të një fantazie makabër e ka quajtur sot kryeministri Edi Rama reagimin e opozitës për vdekjen e shoferit të ministrit Fatmir Xhafaj.

Por nga selia blu dhe ajo e LSI, s’janë aspak dakord me trajtesën e Ramës dhe as për thirrjen e familjes së viktimës për t’i lënë në qetësi.

Akuza e PD-së

PD përsërit akuzat se Shkëlzen Qordja është vrarë.

Kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho tha në një dalje për mediat se në “këto 5 vjet në pushtet Edi Rama ka mohuar çdo skandal që implikon atë dhe qeverinë e tij në krim”.

Sipas Spahos, “për të fshehur një vrasje mafioze, Edi Rama ka marrë publikisht rolin e kryeprokurorit, duke paracaktuar se vrasja mafioze ishte vetëvrasje me 3 plumba”.

“Edi Rama quajti skenar fantazie edhe transportin e  drogës me avionë. Ai tha se kriminelet në Parlament dhe bashki ishin skenarë makabër të opozitës. Kanabizimin e vendit Edi Rama e quajti njësoj si sot, skenar fantazie makabër. Përfshirjen e Saimir Tahirit me Audin e tij AA 003 GB në trafikun ndërkombëtar të drogës bashkë me Habilajt, Edi Rama e cilësoi skenar kriminal të opozitës. Edi Rama mohoi për 5 vjet dënimin e Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm, për trafik ndërkombëtar droge. Tani, po mohon, me të njëjtat fjali, përfshirjen e Taulant Ballës, në pastrimin e parave të drogës me çështjen e 3.4 milionë eurove, të kapura në Toyota Yaris vetëm pasi u denoncuam nga opozita. Mohimi i këtyre të vërtetave e la Shqipërinë jashtë Europës!”, deklaroi Spaho.

Reagimi i LSI-së

Edhe kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me komentin që kryeministri Rama bëri për vdekjen e shoferit të ministrit të Brendshëm, Shkëlzen Qordja.

Vasili me ironi shtron pyetjen: “Çfarë sikleti të madh ka kryeministri, që sërish bëhet prokuror?”, ndërsa shton: “Kryeministri i mbaroi vete hetimet, dha edhe përfundimet për ngjarjen e rende te shoferit të ministrit të Brendshëm”

“Ç’siklet ka kryeministri që nxiton kaq shumë të flasë, të bëjë hetuesin edhe prokurorin?”, pyet më tej Vasili.

Dhe për këtë i kujton kryeministrit se “Prokuroria po heton, po bën punën e saj dhe nuk ka nxjerrë akoma një qëndrim përfundimtar”, ndaj sipas Vasilit, Rama nuk duhet të dalë në përfundime dhe t’ia imponojë ato organit të akuzës.

Në fund ish-kreu i LSI thekson se “kryeministri i inkriminuar ka shume siklete te cilat po dalin, por edhe do vazhdojnë….te dalin një nga një”.

a.s/dita

July 1, 2018 14:41
Komento

9 Komente

  1. ai July 1, 14:52

    gryka e thelle e sali efendiut?

    Reply to this comment
  2. opinion. July 1, 15:16

    Nudisti Biseksuel Edi Rama,ps specialiste e krimi dhe trafik internatiobal droges,nje rrezik i madhe per shqiperi dhe rajonin.
    Rama ps,xhafaj e balla,ruçi,braçe,i vrasin naten,dhe i Qajne e Vajtojn te nesermen.
    e sa e sa raste krimi ka ber ps si te 21 janarit,ahmet krasniqit e deri te Azen Hajdarit,dhe hudhe fajin ne tjeter taborre.

    Reply to this comment
  3. lexuesi July 1, 15:21

    Fakti qe keta ustallaret e vrasjeve insistojne qe eshte vrasje, me ben te besoj qe mund te kete qene me te vertete vrasje.
    Keta kane pervoje te madhe persa i perket vrasjeve, mbasi kane vrare edhe ne mes te dites e ne mes te bulevardit dhe u munduan ta shisnin si vrasje nga ana e Edi Rames. Pra jane specialista ne vrasje, dhe mua ma mbushen mandjen.

    Reply to this comment
  4. Arben July 1, 18:06

    Ate Oren 15,000 euro qe mbante ne Dore ne postim

    Facebook, a e pa njeri????!!!

    Reply to this comment
  5. perkthyesi July 1, 19:20

    Te dy palet gaboni rende! Prisni hetimet!

    Reply to this comment
  6. alphade July 1, 19:57

    Opozita destruktive ka te “drejte” kur POZITA eshte komplet e paafte t’i vere ne pranga bandat e mafias
    shqiptare te dirigjuara nga trinomi: Berisha-Meta- dhe
    krrici gomarit Basha, ndersa si hileqare e mashtrues,
    ky i fundit as skuqet dhe as sverdhet.Nuk eshte budalla
    por shejtan – budalla ! Ke c’i thua qe s’e ka per gje te rreje, te mashtroje,te shpife, te shtremberoje, te bertase
    si karagjoz,oj nene zeze cfare pjellash monstruoze ka
    krijuar toka shqiptare ?! Zoterinj pushtetare e qeveritare
    shqiptare : me “gandizem e nolizem” nuk vihet ne hudur
    Shqiperia dhe kombi shqiptar,prandaj duhet nje Cromwell
    qe t’i jape fund skenareve makaber te shoqerise shqipta-
    re ! A e kuptoni ju qeveritare se me kengen : “dale, me
    ngadale” nuk mund te ecet perpara me Reformen ne
    Drejtesi dhe Vettingun. Vettingu i Arta Markut pret,ndersa
    Vettingu i gjingjonajve nuk pret,zoterinj qeveritare !Madje,
    eshte per t’u habitur, qe “CASE” gjyqesor me te rendesi-
    shem i jepen per t’i gjykuar “gardes se vjeter te Sali Cubit” gje qe populli yne e definon me shprehjen aq te
    goditur : “T’i varesh ujkut mulcite ne qafe” ! Dhe qeveria,
    shteti ben sehir duke u mbajtur pas “koqeve te dashit” se
    “Jane te ndara ‘branche-t’ ” ! Kjo zbatohet ne vendet e zhvilluara si Amerika por jo ne Shqiperi. Dikur Theodor
    Rusvelti thoshte: “buzeqeshi kundershtarit qe ke perballe
    por mos harro te mbash prapa shpines nje shkop beisbo-
    lli” ,qe ne shqiptaret e quajme me fjalen karakteristike”ko-
    pan” dhe ne se hedh vicka ” bjeri me kopan kokes” qe t’i
    vije mendja verrdalle ! Kete te fundit e kam perifrazuar une. E pra, keshtu duhet vepruar me bandat e berishes,
    metes, shehit,mediut etj.etj. Qe te funksionojne si duhet e
    sa duhet 3 “branchet” duhet shume kohe ne nje vend te
    prapambetur si i yni, me shpellare dhe qe akoma nen jestik mbajne Kanunin e Lek Dukagjinit qe e konsiderojne
    ate “Biblen” dhe “Kuranin” shqiptar ! Keta primitive te
    amalgaminizuar me genet e bajraktarizmit eshte zor,shu-
    me zor t’i futesh ne hulline e civilizimit,prandaj ne kete
    kontekst duhet qe cdo shqiptar ta vari ne krye te oxhakut
    fotografine e Theodor Rusveltit, burri qe e beri Ameriken
    model qe njohim ne sot,sigurisht pas Washingtonit, Adamsit, Jeffersonit, Linkolnit , Kenedit, Busherve,Klinto-
    nit etj.etj. Kaq kisha per sot ! Mire u Pafshin Neser …!!

    Reply to this comment
  7. intelektuali July 1, 21:06

    A KA TE DREJTE MORALE PD-JA E SALIUT TE AKUZOJE PUSHTETIN MAFIOZ TE EDVIN DROGES PER SIMULIM MAFIOZ SI VETVRASJE TE SHOFERIT TE KAPOBANDES FATMIR XHAFAJ?

    sepse:

    Te gjithe kujtojne si Kulicet e Saliut sajuan “VETVRASJEN” e Kosta Trebickes dhe urdheruan Kryeprokuroren Ina Rama te firmoste Aktin e Vdekjes me aksident ne mes te fushes dhe ne mes te dites dhe per te perfocuar prapavijen thirren edhe nje oficer rrugor nga Teksasi i SHBA.

    Medet ne dore te kujt kane rene shqyptaret dru me pre!

    Reply to this comment
  8. Jimi July 1, 21:19

    Keta qe insistojne se nuk eshte vetvrasje por vrasje, me te vertet duhen besuar! Kjo eshte nje vrasje e kryer nga militaret e qoftlargut, si nje mesazh kercenues per Xhafen dhe Ramen te cilet si shume po i fusin duart ne sinorin e qoftlargut me vetingun dhe reformen ne drejtesi!?

    Reply to this comment
  9. alphade July 1, 22:04

    “Jimi” thote te verteten: Qoftelargu i Vicidolit ne situaten
    aktuale ku do te perballet me “xhelatin” e tij, Izet Haxhi-
    ne eshte gati t’i vere flaken Shqiperise nga Vermoshi ne
    Konispol: Prandaj ,beri ate qe te beje me mire ” Killerin”!
    Ka shqiptare,ithtare te Vicidolasit, qe ende i besojne pe-
    rrallave te tij,une njoh disa nga keta, qe cdo alibi e genje-
    shter qe Sajon Monstra e “gelltitin” pa e “pertypur” ose
    jane komprometuar aq thelle me te saqe e kane veshtire
    te bejne “dietro” ! Edhe une jam dakort me “Jimin” se ai
    eshte vrare nga “bodigardet” e Saliut me perjashtim te
    Izet Haxhise qe tash po “flene” ne qeli dhe s’ka se si ta
    urdheroi me si dikur qe te luante rolin e te dhunshmit, apo….edhe mbrapshtive te tjera….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*