Shoferi korrier mohon se kishte dijeni për drogën në kamion, sekuestrohen 457 kg hashash

July 10, 2016 10:34

Shoferi korrier mohon se kishte dijeni për drogën  në kamion, sekuestrohen 457 kg hashash

Policia e Shtetit ka publikuar dje videon ku shihet kamioni që u ndalua mbrëmjen e së premtes në portin e Durrësit me një ngarkesë të konsiderueshme droge, që kishte destinacion Italinë.

Pas disa raportimeve të ndryshme për ngarkesën e narkotikut nga ana e policisë, gjatë peshimit final dhe kontrollit të plotë të mjetit rezultoi se ishin kapur 457 kilogramë hashash. Pjesa më e madhe e ngarkesës ishte fshehur në mobilet e ngarkuara në kamion.

Bëhet e ditur se kamioni drejtohej nga i dyshuari Robert Resuli, i cili është arrestuar menjëherë nga policia, nën akuzën e korrierit.

Burime zyrtare thanë se 48-vjeçari ka mohuar dijeninë për ngarkesën e narkotikut dhe ka thënë se destinacion i mobileve ishte Ankona. Policia ka bërë të ditur se arrestimi i tij u bë pas kalimit në skaner të mjetit tip kamion me targa AA283MZ, i ngarkuar me aksesorë mobiliesh.

Nën hetim janë edhe pronari i mjetit dhe firmës që kryente transportin, ndërsa po verifikohen personat e dyshuar që kanë bërë dërgesën dhe ata që e prisnin mallin në Itali.

July 10, 2016 10:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*