Shoferi model/ Policia rrugore jep lajmin e mirë, ç’do ndodhë të premten

November 22, 2017 11:58

Shoferi model/ Policia rrugore jep lajmin e mirë, ç’do ndodhë të premten

Policia Rrugore nuk ofron vetëm ndëshkime për shkelësit e ligjit por mesa duket ka edhe shpërblime për shoferët shembullorë.

Komisar Ervin Dervishi, specialist në drejtorinë e Policisë Rrugore ka lançuar sot shorteun “Shoferi model”.

Për drejtuesit e mjeteve që do të respektojnë normat e shpejtësisë, do të dhurohen 20 siguracione automjeti.

Shorteu do të hidhet LIVE ditën e premte në ora 10:00 dhe mund të ndiqet në faqen zyrtare në Facebook të Policisë së Shtetit.

“Drejtoria e Policisë Rrugore lançon nismën e re në kuadër të javës së Sigurisë Rrugore.

Kjo nismë ka të bëjë me lancimin e një llotarie për të gjithë drejtuesit që respektojnë rregullat e qarkullimit duke qenë se një nga faktorët kyç është dhe shpejtësia, kemi zgjedhur të respektojmë drejtuesin model.

Mbas meje janë dhe radarët të cilët prej më shumë se 20 ditësh operojnë në modelin automatik, përveç normave të tejkaluara ku dërgohet gjoba, do ketë shpërblime për drejtuesit model që do të përzgjidhen sipas një shorteu live të premten në drejtorinë e policisë, ku do të zgjidhen 20 drejtues mjetesh, për të cilët do të dhurohen 20 polica sigurimi që ne i konsiderojmë model.

Kjo është dhe nisma për të cilën ne sot kemi dalë këtu.

Radarët janë të cilësisë së lartë, të një cilësie që konstatojnë drejtuesit që nuk vendosin rripat apo që përdorin aparatet telefonike, radarët do të vazhdojnë deri në fund të muajit për të pasur një historik të drejtuesit model ku më pas do të operojnë sipas programit të drejtorisë së policisë rrugore”, është shprehur Komisar Ervin Dervishi gjatë deklaratës së tij.

November 22, 2017 11:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*