Shoferi shikon vdekjen me sy, “engjëlli mbrojtës” i shpëton jetën

August 12, 2017 22:02

Shoferi shikon vdekjen me sy, “engjëlli mbrojtës” i shpëton jetën

Një shofer makine i cili i shpëtoi vdekjes për mrekulli thotë se një foto e shkrepur në vendngjarje tregon se ai ka një engjëll mbrojtës.

Steve Montgomery 56 vjeç nga Missouri, po kthehej me makinë nga puna kur boshti i një automjeti fluturoi në afër dhe përfundoi në xhamin e parmë të makinës së tij.

Montgomery rrëfeu se e kishte parë të gjithë këtë skenë përpara syve, sëbashku me shufrën prej hekuri që fluturonte në ajër.

Për fatin e tij të mirë, ai ia doli që të ulej në kohë dhe të ndalonte makinën ndonëse nuk mund të shihte gjë.

Në vendngjarje shkoi shërbimi i emergjencës, por ata shtangën kur e panë Montgomery -n që ishte shëndoshë e mirë.

Në një prej fotografive që ai bëri nga vendi i ngjarjes, 56 – vjeçari kapi një dritë të bardhë në qiell, në formën e një V -je.

Ndërkohë qe disa besojnë se bëhet fjalë për një refleksion, Montgomery mendon se është shenjë nga lart.

 

August 12, 2017 22:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*