Shoferi shkon të shohë viktimën, e shtyp fuoristrada tjetër

April 23, 2016 09:40

Shoferi shkon të shohë viktimën, e shtyp fuoristrada tjetër

Një përplasje fatale ka shkaktuar 2 viktima në Durrës. Mbrëmjen e djeshme, pak para mesnatës një automjet tip “Benz” është përplasur me nje kamion tek mbikalimi i Fllakës, duke iu futur nën rrota në pjesën e pasme.

Drejtuesi i Benz-it ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Pas kësaj, drejtuesi i kamionit ka zbritur për të parë çfarë kishte ndodhur por është përplasur nga një tjetër automjet tip “Fuoristradë”. Ai ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë pas kësaj, dy mjete të tjera janë përplasur pasi nuk kanë parë makinat e aksidentuara. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes por nuk ka mundur të bëjë dot asgjë. Po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti fatal.

 

April 23, 2016 09:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*