Shokon ekstremistja e djathtë, hyn në parlament me burka. Nisin polemikat

August 17, 2017 09:37

Shokon ekstremistja e djathtë, hyn në parlament me burka. Nisin polemikat

Kryetarja e partisë së djathtë One Nation në Australi, Pauline Hanson ka tronditur Senatin pasi është shfaqur e veshur me burka.

Senatorja e Queensland, e cila ka kundërshtuar hapur vendosjen e burkës, ka ardhur në parlament me veshjen islame.

Duke iu drejtuar Senatit, Hanson bëri thirrje që qeveria të ndalonte vendosjen e burkës, që mbulon të gjithë fytyrën.

“Jam shumë e lumtur që ta heq këtë, sepse nuk duhet ti përkas këtij Parlamenti”, tha liderja e One Nation, ndërsa hiqte burkën.

Ky veprim i saj ka shkaktuar zemërim.

Ministri i qeverisë George Brandis dënoi veprimin e saj duke e këshilluar dhe paralajmëruar  atë që të mos ndërmarrë veprime që kundër grupeve fetare.

“Të tallësh këtë komunitet, ta dërgosh atë në qoshe, të tallesh me veshjet e tyre fetare është një gjë e tmerrshme për tu bërë. Unë do t’iu kërkoj që të reflektoni për atë që keni bërë”, tha Brandis.

Thirrja e saj për ndalimin e veshjes do të debatohet të enjten në Senat.

Në një deklaratë, ajo tha se nevoja për të ndaluar veshjet që mbulojnë të gjithë fytyrën në publik është një çështje e rëndësishme me të cilën ballafaqohet Australia moderne, raporton BBC.

August 17, 2017 09:37
Komento

1 Koment

  1. demo August 17, 15:43

    Kete lloj cope te zeze,qe mbulonte grate kembe e koke, pleqte shqiptare e quanin FEREXHE.Ju po deshet quajeni edhe burka,pakistan,iran,afganistan,.por pleqte e quaninFEREXHE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*