Newsweek: Shoku Stalin është rikthyer. Falë shokut Putin

July 17, 2017 10:30

Newsweek: Shoku Stalin është rikthyer. Falë shokut Putin

 

Në Bashkimin Sovjetik të rinisë sime, Josef Stalini ishte i padukshëm. Paraardhësi i tij në Kremlin, Vladimir Lenini, ishte i kudondodhur, që nga stemat në uniformat tona të shkollës, deri tek statujat apo bustet që dukej se stolisnin çdo hapësirë ​​publike. Në ato statuja, krahu i tij ishte gjithmonë i ngritur lart, me pëllëmbën të shtrirë, duke na treguar të ardhmen e lavdishme socialiste. Qyteti im i lindjes kishte vendosur që Lenini të zëvendësonte Apostullin Pjetër, kështu që Shën Petersburgu u bë Leningrad. Stalini dikur kishte qytetin e tij – Stalingradin, vendin e një beteje të tmerrshme gjatë Luftës së Dytë Botërore – por pasi u zbuluan mëkatet e shumta të despotit me mustaqe, qytetit iu rikthye emri Volgograd në vitin 1961.

Rënia e Stalinit ishte vepër e Nikita Hrushovit, udhëheqësi sovjetik që e kishte denoncuar atë, në një fjalim të fshehtë të vitit 1956, ku denonconte ashpër “shkeljet e mëdha të ligjshmërisë revolucionare” nga ana e Stalinit dhe, më keq, praktikat e tij të “asgjësimit fizik” duke iu referuar ndoshta, mbi 30 milionë njerëzve të vrarë gjatë spastrimeve të tij.

Aktivistja dhe gazetarja Masha Gessen, e cila u rrit në Moskë gjatë viteve 1970, thotë: “Nuk mësova absolutisht asgjë në shkollë për Stalinin. Asgjë. Ishte sikur ai nuk ekzistonte. E gjithë epoka e Stalinit thjesht ishte zhdukur”.

Dhe tani është rikthyer. Në fillim të kësaj vere, mbesa e madhe e Hrushovit, Nina Hrushova, vizitoi qytetin e Samarës, në Rusinë jugore. Atje, në brigjet e lumit Vollga, ndodhet bunkeri i ndërtuar për Stalinin në vitin 1942, atëherë kur dukej se Bashkimi Sovjetik mund të binte përballë përparimit të Vehrmahtit në lindje. Ekzistenca e bunkerit nuk u zbulua deri në vitin 1991. Sot, është një shembull kryesor i kitsçit sovjetik, në gjithë lavdinë e tmerrshme të tij. “Më pëlqyen dritat e kuqe dhe sirenat e alarmeve, që të rikrijonin ndjenjën e një emergjence kur hyje në bunker”, shkruante një vizitor në TripAdvisor.

Hrushovas i kishte lënë mbresë një aspekt tjetër i muzeut-bunker: qasja çuditërisht simpatizuese, ndaj njeriut për të cilin ishte ndërtuar. Duke folur nga Moska, Hrushova, e cila jep mësim në Shkollën e Re për Kërkime Sociale në Manhatan, thotë: “Shitja prej heroi që i bëhet vrasësit në masë ishte tronditëse. Edhe për mua”. Ka qenë e habitshme për të gjithë ne që u rritëm në Bashkimin Sovjetik, po aq e sa është e habitshme për shumë amerikanë, zgjedhja e Donald Trump-it president. Nëse ky i fundit u thotë diçka shqetësuese për Amerikën kritikëve, i pari thotë diçka shumë më shqetësuese për Rusinë, tendenca e së cilës drejt autoritarizmit shkon shumë më thellë. Pavarësisht gjithë postimeve idiote në Tuiter, Trump-i nuk ka hapur ndonjë gulags (ende).

Adhurimi për Stalinin shtrihet përtej atij bunkeri në Samara. Në Rusinë e Vladimir Putinit, Stalini ka gëzuar një ringjallje të çuditshme. Mëkatet e tij janë harruar, ndërkohë që madhështia e tij, sidomos ajo si komandant i përgjithshëm gjatë Luftës së Dytë, është ekzagjeruar shumë. Kjo ndodh kryesisht për shkak se rehabilitimi i tij ka qenë një projhekt i Vladimir Putinit, për të cilin kritikët thonë se ka tendenca shqetësuese staliniste.

Në një shenjë se sa të pazgjidhshëm janë fatet e të dy udhëheqësve të fortë, një sondazh i ri nga Qendra Levada – një organizatë e pavarur që ofron të dhëna të besueshme – gjeti se rusët e konsiderojnë Stalinin, më të rëndësishmin në histori. Putini është i dyti, me të njëjtën përqindje me poetin dhe bashkëqytetarin e tij nga Shën Petersburgu, Aleksandër Pushkin. Në fillim të këtij viti, një tjetër sondazh i Qendrës Levada nxorri mbështetjen për Stalinin në nivelin 46 përqind, më e larta që ka qenë në 16 vitet e fundit, afërsisht koha që kur Putini erdhi në pushtet. Megjithëse këto zbulime nuk ishin të habitshme, ata ishin veçanërisht shqetësues këtë vit, pasi Rusia është gjithnjë e më shumë armiqësore ndaj Perëndimit dhe lufta bërthamore nuk është më thjeshtë material për Hollyëoodin. Për më tepër, admirimi i hapur i Trumpit për Putinin duket të jetë i nxitur nga cilësitë që Putini admiron tek Stalini: forcë, mungesë mëshire, nacionalizëm, militarizëm.

Rikthimi i Stalinit do të kishte qenë i pamundur pa Putinin, “demokracia e menaxhuar” e të cilit ka rezultuar të jetë ai që Gessen e quan një regjim “retro-totalitar”, që të kujton Stalinin, por pa teprimet e tij të përgjakshme. Ajo argumenton se Putini “riprodhoi një shoqëri totalitare, me vetëm elementë të ndryshëm të terrorit shtetëror – të mjaftueshme për t’u kujtuar njerëzve atë që është e mundur, e mjaftueshme për të krijuar zakonet e një shoqërie totalitare”.

Hrushova tregon për instalimin, në vitin 2009, të sloganeve staliniste në stacionin Kurskaya në qendër të Moskës, dhe se ka pasur shumë gjeste të tjera të vogla. Në vitin 2013, Bloomberg raportoi se udhëzimet e reja për tekstet e historisë së shkollave të mesme, “përpiqen të paraqesin një pamje ‘të ekuilibruar’ të sundimit të Stalinit. Ata e përshkruajnë Stalinin si një modernizues, i cili solli industrializimin super të shpejtë të Rusisë, hodhi themelet për arritjet shkencore të Bashkimit Sovjetik dhe fitoren në Luftën e Dytë Botërore”, edhe pse ata pranojnë, “spastrimet masive” të tij dhe mbështetjen tek “punën e detyruar”.

Muajin e kaluar, Universiteti Shtetëror Juridik i Moskës tha se do të rikthente një pllakatë në nderim të Stalinit, e cila ishte hequr pas denoncimit nga Hrushovi në vitin 1956. Një profesor, Henry Reznik, dha dorëheqjen në shenjë proteste, duke e quajtur Stalinin një “varrmihës të ligjit”. Kjo shpëlarje me të kuqe e historisë lehtësohet edhe prej vdekjes së atyre rusëve, që janë aq të moshuar sa nevojitet për të kujtuar spastrimet dhe gjyqet e viteve 1930. Mungesa e një mediaje të pavarur dëmton mëtej përpjekjet për të frenuar krijimin nga ana e Kremlinit, të versioneve të sajuara të të kaluarës.

Rusët mund të jenë të aftë për demokraci, ashtu si çdo vend tjetër, por pas dy dekadash despotizëm dhe të joshur prej një ndjenje të rreme rimëkëmbjeje ekonomike, ata po besojnë sërish në forcën e Kremlinit, duke harruar kështu mësimet e pavolitshme, por të pashmangshme të historisë.

Marrë me shkurtime nga Newsweek / Në shqip nga Bota.al

July 17, 2017 10:30
Komento

12 Komente

  1. Ekzemplar July 17, 10:44

    Sido qe te jete STALINI do te mbetet ne historine boterore si lideri madheshtor qe shpartalloi murtajen naziste duke shpetuar boten nga pushtimi hitlerian.
    Ne se nuk do ishte aftesia gjeniale e STALINIT,sot ish Bashkimi Sovjetik do fliste gjermanisht.
    Vetem armiqte e Bashkimit Sovjetik e urrejne STALININ e madh.

    Reply to this comment
    • dingo July 17, 18:24

      Ti lexon vetem Historine e Sllaveve dhe te hebrenjeve,Ushtria e Wehrmacht perbehej ne 95% nga populli Gjerman,ishte e ndaluar me ligj qe Nazional-Socialistet te ishin pjese e saj,kishte disa struktura Te Partise se Socializmit Kombetar .por jo aq shume sa te quani fitore mbi Nazistet,se keshtu ulni Kombin Gjerman.e Dyta Stalini e preu ne bese Marreveshjen Molotov-Ribentrhof dhe hyri ne lufte pasi morri miliardat nga USA dhe Anglia apo rendi i Rri Boteror qe te bente ate qe donte lobi Cifut dhe Hitleri e kuptoi vone,dhe kjo i kushtoi dhe luften Hitlerit dhe Fatin e Evropes qe ai e pushtoi per nje vite dhe e solli ne kufinjte e Perandorise Romake qe ai bashke me Musolinin kishin si Plan.Sllavet jane kelysher te Judes dhe te cifuteve dhe sot Po e qelbin Evropen me dyndje te zeza nga Afrika dhe arabia se duan zhdukjen e trurit te zgjuar te races se bardhe qe nuk i le ata qe te Dominojne Boten.Komunizmi eshte nje kancer i shpikur nga kurvari hebre Karl Marx dhe u vendos ne pune nga Sllavet e poshter.Ne Shqiperi ne ato kohe vendi i perballej mortjes se zeze sllavo-komuniste,dhe Shqiperia ishte e fundit qe hyri Komunizmi,fale burrave te zgjuar te Shqiperise,..Por Sllavet ja gjeten menyren me ane te koco tashkos dhe ali kelmendit dhe na e sollen e dhe neve enver hoxhen te na katandiste me keq se kooperativat e xhaxhi stalinit ne kaukaz.Edhe pse vendi yne ishte nje Monarki modeste ne Evrope ,,kishte lidhje dhe influence te madhe kunder kancerit te kuq.Mos kujtoni se Ushtrine e fameshme gjermane e mundi Stalini,ate e munden hapja e madhe dhe perforcimet Amerikane dhe $$$$$amerikane qe morri per te mbajtur Hitlerin larg lobeve Hebraike ne Londer dhe Amerike.Si shperblim per Parate e dhenur ne luften kunder Gjermanise,Hebrenjte u shperblyen nga Anglia kurve me krijim te shtetit te tyre ne token e Palestines.Mos e hani Historine e xhaxhi enverit se jane rrena Sllave.Lexoni ndonje Liber nga David Irving irlandezit dhe studjuesit me te famshem ne Bote se kush e rrezoi Perandorine e trete Gjermane.Shikoni ne youtube,Fjalimin me te bukur te bere ndonjehere se si e kercenonin Hitlerin Zgjebja sllavo-angloamerikano-cifute dhe do kuptoni shume ..

      Reply to this comment
  2. intelektuali July 17, 10:57

    EDVINI ESHTE PUTINI I SHQYPNISE

    Pse te shkojme kaqe larg tek Stalini qe ishte MIKU i Enverit, kur kemi Edvinin ketu qe i kendon nate e dite si kukumjacke pylli LANC-it jugosllav e kriminal dhe 29 nentorit te ZI qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona dhe tani ka filluar te dekoroje xhelatet e Enverit me medalje trimerie qe mbushen lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne shqypni dhe u leshon gjakatareve te enverit pensione shtese nga buxheti i shtetit? Prandaj gazeta DITA nuk ka nevoje te shkoje deri ne Rusine e Larget Bolshevike te Putinit per te mesuar te VERTETEN e mashtrimit demagogjik komunist dhe te pyese mbesen e Nikita Hushcovit pse komunistet jane nje fis qe nuk hane pykka llogjike

    PUTININ E RUSISE, E GJEN ORIGJINAL NE SHQYPNI DHE AI ESHTE KRYEMINISTRI EDI RAMA

    Qe ka mallengjyer shume fanatiket enveriste me veprimet e tij saqe kane filluar te tregojne per Enverin idiotizma njesoj si sovjetiket per Stalinin qe ishte i mire per popullin, por i keq per armikun, megjithese Bota Demokratike e mban si vrastarin me te madh ne histori pas Mao Ce Dunit.

    Reply to this comment
    • Dibra A July 17, 18:13

      @Intelektuali
      Or HAJVAN nuk i le HAJVANLLEQET
      Or i marre, mer guximin dhe krahason Edi ramen me Enver Hoxhen dhe Stalinin!
      Vetem nje i marre nxjerr nga mendja te tilla marrezira!

      Reply to this comment
  3. PARTIZANI July 17, 11:28

    Nje lider shteti duhet te vleresohet me faktin se sa i sherbeu ai vendit te tij per mireqenie,patriotizem,zhvillimin e arsimit,shkences,bujqesise,mbrojtjen e vendit dhe lufte pa kompromis kunder armiqve te popullit.
    Te tille kane qene e do mbeten SHARL DE GOL,RUSWELT,STALINI,MAO CE DUNI,ENVER HOXHA,etj.
    Ndersa lideret qe ndonese i sollen mireqenie popujve te tyre por pushtuan dhe u shkaktuan gjakderdhje popujve te tjere,duhen vleresuar si kriminele,qe nga Hitleri,Musolini etj.
    Ndryshe duhet vleresuar presidenti i SHBA-ve Bill Klinton,qe dha urdher te bombardohej Serbia,qe po shkaktonte gjakderdhje kolosale kunder popujve ne ish Jugosllavi.
    Ai vleresohet si shpetimtar.
    Ndersa Sali Berisha qe vrau,grabiti dhe percau popullin shqiptar per interesat serbe eshte tradhetar i popullit se bashku me satrapin Ahmet Zogolli qe pasi vodhi floririn e Bankes Kombetare,u arratis para pushtimit fashist.
    Dhe ketij tradhetari Berisha indertoi nje shtatore ne mes te Tiranes ,2 here me te larte se ajo e ISMAIL QEMALIT dhe 4 here me e larte se e NENE TEREZES!

    Reply to this comment
  4. alphade July 17, 12:09

    Tradhetari dhe antishqiptari me damke Sali Berishovic-
    Fasllic-Milloshevici nje dite duhet te pergjigjet para shqip-
    tareve brenda dhe jasht kufijve te shtetit shqiptar. Koha
    vonin por nuk harron !

    Reply to this comment
  5. Besniku July 17, 12:11

    Nuk shihet se kush e ka bërë shkrimin e mësipërm, por teoria e zhdukjes së kontributit të jashtëzakonshëm të Stalinit, në ngritjen e një Rusie të re , të fortë, në formën e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovietike, që me emrin Atdheut e të tij në gojë, gjatë L 2B luftuan dhe çliruan jo vetëm vendin e tyre të madh por dhe gjysmën e Europës, të aftë për ta çliruar të gjithën, ka qënë evidente që me marrjen e pushtetit me puç nga Hrushovi, dhe duke shfrytëzuar këtë dhe nga fuqitë e mëdha. Politika e Luftës së ftohtë midis dy kampeve u rrit maksimalisht me vdekjen e Stalinit. Roli i tij i fortë, në politikën Botërore ka qënë shumë i fuqishëm, dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Me ardhjen e Hrushovit dhe më vonë e të tjerëve, politika e brendshme dhe e jashtme ndryshoi, gjë që solli me vehte Pushtimin e Çekosllovakisë, Afganistanit dhe vasalizimin e vendeve ish socialiste. Hrushovi, ndërmjet të tjerave, sikur ishte padron , për një tekë, i kaloi Krimenë Ukrainës, frutet negative të së cilës po mblidhen sot. Në fund të fundit, figura e një hudhëheqësi shihet në jetëgjatësinë e influencës së tij. Hrushovin nuk e kujton njeri, Gorbaçovin dhe Jelcinin e kujtojnë për pazotësinë e menaxhimit të pasurisë shpirtërore të popullit rus e po aq të pafund të pasurisë së vetë Rusisë. Kurse , dhe pas 70 viteve, Stalinit sa vjen e po i rritet vlera, prandaj dhe Putin do të revokojë kohën e tij, për të rritur krenarinë e rusëve për historinë e tyre. Sa për krimet e Stalinit, lexoni studimin e dy gazetarëve amerikanë “ Konspiracioni I Madh kundër Rusisë” dhe do të kuptoni se kush i ka bërë krimet e viteve 30. Gjyqet e Moskës , së këtyre viteve, i dhanë rrugë, forcuan, çliruan dhe e pastruan Pushtetin e Sovjetëve nga tradhëtarët e popullit dhe diversionistët e huaj. Kjo bëri që në prag të pushtimit nazist BRSS të mos kishte asnjë armik në radhët e veta, ashtu si patën shumica e vendeve Euriopiane, Anglia, Franca, Norvegjia, etj. Në miniaturë kjo ndodhi dhe në Shqipëri , por pas 27 viteve, shumica e popullit mendon se roli i Enver Hoxhës, në historinë tonë, është roli i një patrioti të madh, që rilindi dhe rriti prestigjin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

    Reply to this comment
  6. Feniks July 17, 14:55

    Stalini dhe Enver Hoxha ishin udheheqes per shumicen e popullit,
    prandaj do nderohen per jete nga te gjithe popujt.

    Reply to this comment
  7. Jevi July 17, 15:15

    Stalini ishte ai burre qe e udhehoqi BS nga parmenda e drurit dhe e coji tek atomi.Keto jane fakte ,te tjerat jane vetem statistika.

    Reply to this comment
  8. Bregu July 17, 15:27

    Burra shteti, komandanté, politikané, diplomaté, té ditur dhe té sakrificave pér liriné, baraziné, drejtésiné proletare ruse dhe shqiptare po edhe mé tej,- ndérkombétarre, si Enverin dhe Stalinin; madhéshtoré meteoré; historia botérore s’ i ka paré! Uroj qé, né Rusi; té veprojé Putini, me idetè m-l qé i la Stalini! Uroj qé, Rama té veprojé me ideté e bac Envrit! Né Rusi dhe né Shqipéri do té rikthehen faqet e nderit.

    Reply to this comment
  9. fteri July 17, 17:03

    Proletar të gjithë vendeve bashkohuni se hajdutët na hëngrën të gjallë !!!!!

    …..edhe lëkurën na e hoqën .Diskreminim i madhë gjithandej ! ; raporti i pagave e pensioneve 1me 15 në favor të klasës DEGJENERUAR politike. Ky është poshtrim i hapur çnjerëzor !………fashizëm lakuriq !

    Kapitalistët e sotëm ,na vodhën djersën ,gjakun dhe nderin, ky është kapitalizmi barbar, me efektë të ngadalëshëm vrastar, ku po vret mbi 80% të popullsisë së B.Sovjetik ,por edhe të shqipërisë ; dhe mbi 90% të popujve të botës varfër sot vuan për bukën e gojës.?!!!. .

    Në kohën e Stalinit dhe E.Hoxhës raporti pagave e pensioneve ishte deri 1me 3 në ,pra 5000mijë lek merrte punori ,15000 mijë lek Enver Hoxha.
    Kurse sot Presidenti ose kryeministri merr 2.5 -3 milon ,puntori njëqindë deri dyqindëmijë !!??

    Cili pra çënka diskreminimi këtu ? ….i Stalinit dhe Enverit ,apo i këtyre maskarejve ?

    Stalin dhe Enveri vranë tradhëtarët e kombit të tyre dhe spekulantët që i pinin gjakun me kallam popullit ,kur sot gjatë 27 vjetve maskarejt kapitalist shqiptar kan vrarë,zhdukur e masakruar mbi 20 mijë njerëz të vrarë të mbytur ,të masakruar ,të vetëvrarë ,të shtypur të pa ngrënë, të uritur ,të ngujuar ,të humbur varri,të pa strehë

    . .Dhe mbi një miljon të dëbuar si qen jashtë trojeve shqiptare pa asnjë dokument e siguri shtetrore ,një gjenocid ” demokratik ” !…ku punojnë si skllav e skllave në haletë e botës ,shfrytëzohen deri në palcë .Sipas shtypit vetëm nga shqipëria jan sot nëpër botë mbi 400 prostitua shqiptare.Vetëm të droguar sot janë mbi 500 mijë veta ,sida e droga mbuloi vendin !!!

    Atë herë si ne popujt e botës liridashës të lëmë ose të harrojmë Stalinin e madhë legjendar që ishte udhëheqës i mbi 1/6 e botës pa shtypsë ,pa shfrytëzues ,pa drogagji ,pa vrasës e spekulant ?

    Si mund të harrojmë legjendarin shqiptar E.Hoxha që popullit i dha për 50 vjet me shumë bukë,shkollë ,shëndetësi ,dritë,dituri,fisnikrii ,siguri ,personalitet ,guxim .vetmohim ,gadishmëri .

    Sakrifica e qytetarit shqiptar shtrihej deri te sublimi vullnetr i jetës për atdheun dhe kombin ?

    I pa harruar në kët jetë dhe at’jetë qoftë kujtimi dhe vepra e Stalinit të madhë të BRSSR .

    I pa harruar në kët jetë dhe në at’ jetë qoftë vepra legjendare E.Hoxhës ,që shqiprinë e mori në v. 1941 me 800 mijë veta ,të zhveshur e zbathur me sëmundje ngjitse dhe pa shkolluar dhe në v. 1985 e dorzoi më popullsi 3 milon shqiptar të shkolluar ,pa vrasje,pa drogë ,pa sidë ,krenar në troje të veta , me ushtri shkëmbë graniti .

    Hjadutët ,tradhëtarët ,spekulantët e sotëm të flasin sa të duan dhe falsifikatorët qoftë në Rusi ,ose Shqipri se jan e mbeten falsifikator të historisë që nga lufta e dytë botror dhe deri sot në demokratoshkërdhatsi .

    Këta qajnë e ankohen si kukuvajkat ,me qëllim për të ja hedhur fajnë komunizmit ,për të mbuluar krimet e barbarinë makabre të tyre ,shikojnë qimen në komunizëm ,kur kan traun në syrin e tyre të babëzitur kapitalist.

    Reply to this comment
  10. Vlora 9 July 17, 19:30

    Duhen epoka te tera per te nxjerre heronj si Stalini dhe Enver Hoxha .Keto kohe jane kohe turpi, ku drejtojne breshkaxhinj si Sali Berisha, Ilir Meta apo Lulezim Basha ne Shqiperi dhe plot anonime te tjere ne bote, qe per merite kane vetem milonat e vjedhura,dhe qe per te zbukuruar fjalen, u thone te fituara

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*