“Shokut Enver me dashuri të pakufishme…” Është ky dedikimi i sherrit Nexhmije – Kadare?

February 15, 2016 12:08

“Shokut Enver me dashuri të pakufishme…” Është ky dedikimi i sherrit Nexhmije – Kadare?

Mediat kanë rikthyer sot temën e replikave të 2012-s mes Kadaresë dhe Nexhmije Hoxhës për dorëshkrimin e romanit Dimri i Vetmisë së Madhe, ribotuar më pas si Dimri i Madh.

Shkrimtari i ka dhënë një intervistë pedagoges së letërsisë, Lili Sula mbi këtë temë.

E mori veprën gjoja për ta ruajtur, pastaj e mohoi. Jo ma ka dhënë, jo s’ma ka dhënë. Dokrra të këtij lloji” – thotë shkrimtari.

Ai pranon se vepra u shkrua “nën trysninë e diktaturës”.

Por e veja e diktatorit Hoxha thotë se dorëshkrimi iu është dhuruar.

Një dedikim i shkrimtarit botohet sot nga DITA.

“Shokut Enver, me dashuri të pakufishme nga autori, në kujtim të ditëve të paharueshme të Moskës 1960, të cilat ia ngritën edhe më lart nderin vendit e Partisë dhe epopea e të cilëve vazhdon e do të vazhdojë përjetë” – lexohet në këtë dedikim.

Nuk është e qartë nëse ky dedikim shoqëron dorëshkrimin për të cilin u konfliktuan shkrimtari dhe e veja e diktatorit apo ndonjë kopje të mëpasme të të njëjtit libër.

Data poshtë emrit të Kadaresë është 5 shtator 1978. / Dita /

Dedikimi i shkrimtarit për Enver Hoxhën në fletën e parë të "Dimrit.."

Dedikimi i shkrimtarit për Hoxhën në fletën e parë të “Dimrit…”

February 15, 2016 12:08
Komento

34 Komente

  1. anticensurë 25642654 February 15, 12:23

    po përplasen dy haletë!!
    haleja kadare që pasi lëpiu sa mundi,fillojë të vjellë!
    haleja nexhmije që përdor arkivat e saj për të shantazhuar të tjerët!!
    mol no bol(e)isti si gjithnjë e drdh më keq se kurva belin!
    nuk ja vlen të shkruash një komnet për të dy!!
    as për këtë derdimen që shkruan për të mbushur xhepat,e as për atë femër që ndryshe nga natyra e saj femrore,që ka lindur pa minimumin e empatisë!që kujton se çdo gjë që ka bërë gjatë sundimit të saj ka qënë e drejtë!!që harron se e çoi vëndin në atë katastrofë që vështirë se mund të imagjinohet!!
    shajnë muti kakën!
    VK të dyve

    Reply to this comment
    • qyetari B February 15, 14:07

      Mos ben gqbim! Kush e hapi sherrin Nexhmija apo Ismahili? Ismahili i beri nje dhurate dje shokut Enver dhe meqe ai vdiq dhe pushteti ndryshoi e ska as frike e as cipe, ja kerkon dhuraten qe ka dhene Nexhmijes. Nexhi ishte ne punen e saj, por kur Milua nuk permbahej edhe ajo i dha ate qe i takon. Ne komentuesit jemi per te vleresuqr sipa kqpqcitetit tone dhe jo per te ofenduar.

      Reply to this comment
      • kujtesa February 15, 19:01

        Pse beheni injorante!
        A nuk e kuptoni qe shenimi eshte i dikujt tjeter(me shume mundesi nga Nexhmija)?
        Po te ishte nga Kadareja,nuk do kishte nevoje qe te thuhet…”me dashuri te pakufishme nga autori…”
        Te gjitheve na ka rene rasti te japim ndonje autograf,por e dime shume mire se si behet kjo gje dhe askush nuk thote qe kete shenim po ta le une,autori!!!!!
        E thashe edhe me lart,me shume gjasa ky shenim eshte i Nexhmijes.

        Reply to this comment
        • Vëzhguesi F. February 15, 21:58

          @kujtesa ! Injoranca nuk mund te justifikohet me budallalleqe dhe hamendsira. Ose je shume i ri dhe flet gomarlleqe, ose ashtu te kane porositur te shkruash. Shkrimi ne shenim eshte autentik. E di çdo te thote? Eshte i vete autorit Kadare, se ndryshe ati qe merr persiper te beje falsifikime do t’i kushtonte me se paku 100 mije dollare. Pale, pa le paske dhene autograf ti. Medemek qenke dikushi. Autografi, per dijenine tende qe i di vetem emrin, eshte njelloj dedikimi dhe servilat kameleone te tipit te Kadarese, natyrsisht duhej ndaj udheheqesit ta kishin sa me te bindshem.

          Reply to this comment
        • Pilo Lala February 16, 04:33

          Kujtesa, ty te ka ikur mendja.
          Me duket se shkrimi eshte i Sulo Gradecit.
          Ismail Kadarese ja njeh shkrimin gjithe Lighja e Shkrimtareve, se ka lene 100 dereshkrime.
          Ismaili nuk e kundershton, del ti qe e di me mire se Ismajli
          Mundet te jete edhe shkrimi kalamajve te Enverit, por mund te jete edhe i postierit te Bllokut.

          Reply to this comment
    • Omega February 15, 18:13

      Ismail Kadarea u be i njohur vetem duke shkruar libra per PARTINE DHE SHOKUN ENVER!
      Pas 90-tes ky njeri NUK KA BERE ASGJE me VLERE,qe te mund te mburret se eshte shkrimtar qe meriton cmimin “NOBEL”!
      Politikisht dhe si njeri,Kadareja eshte….ZERO!
      Si atdhetar eshte…ANTI SHQIPTAR,se per 25 vjet rresht nuk ka thene asnje fjale kunder Sali Berishes per KRIMET E SHUMTA TE TIJ!!!
      Para arratisjes se organizuar nga agjentura boterore me ndihmen e Ramiz Alise ai deklaroi se ata qe iken ne 2 korrik 1990 ishin “JASHTEQITJA E KOMBIT”!!!
      Tani e mohon QENI,por kete e kemi degjuar te gjithe me veshe e jo me te thene sot!
      Ka qene njeriu me i privilegjuar i Enver Hoxhes,ndersa ka 25 vjet qe NUK FLET DOT PER NDONJE LIBER ME VLERE TE TIJ(asgje me vlere nuk ka patur),por merret me pallavrat se gjoja paska qene i ndjekur nga SIGURIMI I SHTETIT!
      Por perse qenka perndjekur?
      Ja kete nuk e thote dot ky mashtrues!
      Po Enver Hoxha PSE E MBROJTI NE ELBASAN kur e tere Shqiperia e kritikonte per librin “DIMRI I VETMISE SE MADHE”???
      As kete nuk e thote!
      Te ishte se per cfare do thoshte PERENDIMI,Enver Hoxha nuk ka pyetur kurre per mbrockullat e tyre,prandaj mund ta kishte hequr qafe per 24 sekonda!
      Per interesat e PARTISE DHE SHQIPERISE ENVER HOXHA NUK PYESTE PER ASGJE!
      E ka treguar me vepra tere jeten!
      Lavdi ENVER HOXHES!
      Poshte TRADHETARET!

      Reply to this comment
  2. Sokoli February 15, 12:44

    Ku dokument ,pavarsisht se eshte shoqerues apo jo I doreshkrimit , po tregon katerceprisht fytyren e poshter te Kadares .Po ,po njeri I pa bese Mund te jesh I madh ne letra,po I vogel ne shpirt

    Reply to this comment
  3. maks February 15, 13:12

    mir ua ben nexhmia sepse deri dje lepiheshin si qener kurse sot na shesin mend sikur keta kan qen desident me te medhenj

    Reply to this comment
  4. karamele zana February 15, 14:15

    Nje pyetje per lexuesit e Dites:

    Pse Enverofagu kanibal Fatos Lubonja nuk sulmon asnjehere Kadarene qe ne fakt ai ishte “vrasesi real’ I Todit dhe Fadilit ?!

    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

    REALIZIMI SOCIALIST-ARTI I MADH I REVOLUCIONIT
    Ismail KADARE
    13 janar 1974

    Ndërsa sulen me tërbim për të shkallmuar spirancën që e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqërinë dhe komunitetin njerzor, dekadentët nuk harrojnë për asnjë cast të sulmojnë spirancën tjetër, atë që e mban njeriun dhe artin e tij të lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombëtar. Ata godasin me tërbim këto dy spiranca, sepse e dinë që me shkallmimin e tyre vlerat shpirtërore do të mbeten në mëshirën e errësirës dhe dallgëve të tërbuara të reaksionit botëror.
    Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë Fadil Paçrami i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz. Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi, F. Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpturë figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skëndërbeut me keq se një pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjë që kishte lidhje me themelet e popullit dhe të kombit. Nga kjo pikpamje ai të kujtonte ata pseudodijetarë të Ishullit të Laputëve, për të cilët Suifti tregon se kërkonin të shpiknin një metodë për të filluar ndërtimin e shtëpive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urrejtja për folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjallë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë

    edhe nje here

    Pse Enverofagu kanibal Fatos Lubonja nuk sulmon asnjehere Kadarrenen ??

    Reply to this comment
  5. Andrea February 15, 14:48

    Palo njeri – thone gjirokastritet, por ky Kadareja eshte hic-njeri.
    Kohet e ndyra nxorren ne siperfaqe njerezit e ndyre.
    Fatkeqsi e rradhes per kombin, pasi dyzimi i personalitetit, te cfaqur menjehere pas permbysjes se madhe, ka tronditur themelet e qenies njerezore me emrin shqiptar, duke u cfaqur me cilesira negative sic, pabesia, bukeshkale, hedh lumin dhe shan kalin, megallomani e tepruar, shpifes te pacipe, hajdute e tj. te cilat cfaqen qe nga njerez me arsimim te ulet e deri tek ata me arsimim te larte universitar dhe akademik.
    ndiesh vertet keq kur shikon se jane shtuar ata qe pluskojne mbi ujrat e ndotura qe solli sistemi i kalbur.
    Dikush tha se keta kane qene te tille, por Diktatura i mbajti te ndrydhura keto cilesira te tyre – negative per personalitetin e njeriut, pra nuk kemi aspak dyzim. Sidoqofte jane vertet te trishtueshme cfaqje te tilla.

    Reply to this comment
  6. tom February 15, 15:04

    Kadareja eshte nje nga kreshtat e mendimit shqiptar.
    Te perlyesh Kadarene,do te thote ti sherbesh maskarenjve .

    Reply to this comment
    • DURIM February 15, 15:24

      Ismail Kadare – Krenaria dhe avokati me i denje i Shqiperise dhe shqiptareve.

      Reply to this comment
      • Omega February 15, 18:16

        Ismail Kadarea u be i njohur vetem duke shkruar libra per PARTINE DHE SHOKUN ENVER!
        Pas 90-tes ky njeri NUK KA BERE ASGJE me VLERE,qe te mund te mburret se eshte shkrimtar qe meriton cmimin “NOBEL”!
        Politikisht dhe si njeri,Kadareja eshte….ZERO!
        Si atdhetar eshte…ANTI SHQIPTAR,se per 25 vjet rresht nuk ka thene asnje fjale kunder Sali Berishes per KRIMET E SHUMTA TE TIJ!!!
        Para arratisjes se organizuar nga agjentura boterore me ndihmen e Ramiz Alise ai deklaroi se ata qe iken ne 2 korrik 1990 ishin “JASHTEQITJA E KOMBIT”!!!
        Tani e mohon QENI,por kete e kemi degjuar te gjithe me veshe e jo me te thene sot!
        Ka qene njeriu me i privilegjuar i Enver Hoxhes,ndersa ka 25 vjet qe NUK FLET DOT PER NDONJE LIBER ME VLERE TE TIJ(asgje me vlere nuk ka patur),por merret me pallavrat se gjoja paska qene i ndjekur nga SIGURIMI I SHTETIT!
        Por perse qenka perndjekur?
        Ja kete nuk e thote dot ky mashtrues!
        Po Enver Hoxha PSE E MBROJTI NE ELBASAN kur e tere Shqiperia e kritikonte per librin “DIMRI I VETMISE SE MADHE”???
        As kete nuk e thote!
        Te ishte se per cfare do thoshte PERENDIMI,Enver Hoxha nuk ka pyetur kurre per mbrockullat e tyre,prandaj mund ta kishte hequr qafe per 24 sekonda!
        Per interesat e PARTISE DHE SHQIPERISE ENVER HOXHA NUK PYESTE PER ASGJE!
        E ka treguar me vepra tere jeten!
        Lavdi ENVER HOXHES!
        Poshte TRADHETARET!

        Reply to this comment
      • Haaaaa February 15, 18:25

        Bre Durrimo!
        Ke te drejte se Kadarea ka mbrojtur SOCIALIZMIN DHE ENVER HOXHEN para 90-tes si SAHANLEPIRES mosmirewnjohges!
        Ai ka qene njeri i privilegjuar,DEPUTET I KUVENDIT POPULLOR,ANTAR I PPSH-se,ne cdo KONGRES TE PPSH-se ishte ne tribunen kryesore prane ENVER HOXHES,ishte zv,kryetar i FRONTIT DEMOKRATIK te Shqiperise,vartes direkt i Nexhmije Hoxhes etj!
        Cfare donte te behej me ky njeri,qe sot te mos na prallise se qenka PERNDJEKUR NGA SIGURIMI???
        Ndersa pas 90-tes nuk ka folur asnje fjale kunder ARMIKUT Sali Berisha,ndonese ishte i qarte per te gjitha KRIMET E TIJ PA FUND!
        Te pakten te kishte DENONCUAR SHKELJEN E EMBARDOS SE NAFTES DUKE FURNIZUAR TANKET SERBE ME NAFTE,qe ishte nje TRADHETI E MADHE kunder UCK-se dhe popullit kosovar!
        As kur Berisha shkaktoi TRAGJEDINE E GERDECIT,21 JANARIN,VJEDHJEN E VOTAVE ne 2009 dhe 2011 etj NUK FOLI!
        Per cfare ka folur si avokat ky njeri egoist qe ka pare vetem veten e tij???

        Reply to this comment
    • sokol February 15, 17:52

      Tom o bir,Kreshtat tregoja dikujt tjeter,por jo neve.Kadareja ishte eshte nje hale e pa lare,lere more ate plak matuf qe gjithe jeten ka sherbyer me zell e perkushtim diktatures.Kishte me dhjetra shkrimtar qe e konkuronin,por humben nga intrigat e te pangopurve Agolli Kadare.Sa per muhabet kisha xhaxhain qe punonte ne lidhjen e shkrimtareve,dhe thoshte se me shpirt zinje se keto dy hajna nuk ka patur kure ne lidhjen e dhjere te shkrimtareve……

      Reply to this comment
      • tom February 15, 19:11

        Sokol,jemi te kundert.Kihe inat,por jepi hakun!
        I shkelqyer si shkrimtar,i paaritshem si patriot ne ceshtjet shqiptare dhe kosovare.Ne cdo moment,kur i jepej rasti ceshtjet paraqiteshin dhe kete sia mohon dot.Material ka boll.Te tjeret, apo si une dhe ti ,s`harrijme dot Agollin dhe Kadarene,por ne mesojme nga menyra e artikulimit te fjalise,nga fjalet e zgjedhura,nga ai fakt,qe fale tij,shqipja tingellon e krahasueshme me ato gjuhe qe jane te nje vlere te vecante.Pa te,do te ishim te humbur me shume.Edhe Rama e respekton.

        Reply to this comment
    • Po,Po February 15, 19:04

      NUK E KA SHARE KUSH I. KADARENE SI SHKRIMTAR , KURSE SI NJERI , AI ESHTE TEPER I ULET DHE ME KARAKTER TE DOBET . A IU KUJTOHET , KUR VAJTI NE UNIVERSITETIN E PRISHTINES , PER TE MARRE NJE DEKORIM ATJE DHE , PA PIKE TURPI E ME CINIZMIN E NJE NJERIU TE NEVERITSHEM ,IU DREJTOHET TE PRANISHMEVE ME FJALET : PSE NUK E MBYLLNI NE SPITALIN PSIQIATRIK REXHEP QOSEN…?
      SI DO QE TE JETE PROFESOR QOSJA ,APO NE CFARDO RRETHANE QOFTE , NJE NJERI NORMAL , NUK MUND TE NXIRTE NGA GOJA FJALE TE TILLA , TE NJE PSIKOPATI . KETO FJALE I SHKOJNE PER SHTAT NJE IDJOTI,POR JO NJE SHKRIMTARI TE VLERESUAR SI ISMAILI .

      Reply to this comment
  7. Durim February 15, 15:22

    ISMAIL KADARE – Krenaria dhe Avokati me i denje i Shqiperise dhe shqiptareve.

    Reply to this comment
  8. I Lavdishem Me Atdhe Anonim February 15, 15:31

    Nexhmije Hoxha fyen moshen e saj, thermon edhe masken nen te cilen jane shfaqur, teksa sunduan kete vend dhe e mbajten nen nivelet jetike te varferise…
    Pellumb Kulla, edhe duke pranuar se mund te jene nisur letra ne adrese te saj apo “me dashuri te pakufishme” shokut Enver, na kujton se kjo eshte shenje e pushtetit absolut: sukseset e jetet dhe deri edhe nderi i tere atyre qe kerkuan te ngjiteshin dhe te beheshin te Lavdishem asokohe, varej ne cengelin e Partise, qe ishte vec Enver Hoxha.

    Kadare e ka problemin me veten, jo me Negmie and Enverisimon. Nese mund te justifikohej per ate kohe, se ishte Diktature -themi ne te gjithe tani, se atehere nuk na i mbante, me te drejte- Kadare nuk mund e as duhet ta shfajqesojme per shtirjen e tij pas 1990-es.
    Nese merren me mend keto dedikime, nuk falen dot mbrojtja qe i beri Vdekjes se Enverit, “shqiptaret ne Tirane po qajne”, shkroi ne Le Monde, kunder “reaksionareve legaliste” qe merret vesh pse, gezonin per kete vdekje.
    Ismail Kadare nuk duhej te zgjaste duart per nga Disidenca. Jo vetem ai. Sidomos ata qe perfituan nderime maksimale nga koha e Negmie and Enverissimo-s!

    Dini gje ju, a e ruan ende Ismail Kadare autoresine e poemave te shquara te realizmit socialist “Shqiponjat fluturojne shume lart” apo “Perse mendohen keto kodra qe ne i beme male”?!
    Problemi nuk qendron se Isa e donte Enverin sa ishte gjalle, as pse mund te jete shtire ndaj tij se e kishte frike. Turpi qendron teksa Enveri s’ishte me dhe Ismail Kadare nuk foli hapur me shqiptaret, se paku si lexues te tij…

    Reply to this comment
  9. Gent February 15, 16:07

    Prandaj ska marre cmim ky dhe ska per te marre ndonjeher.

    Reply to this comment
  10. E po kjo pune! February 15, 17:13

    nuk ve ne diskutim askush talentin e tij qe na ben krenar por po flasim per kulisa. Ne thelb mbetet njeri frikacak dhe i hijeve dhe sa per avokati, rri ne Parisin proserb per qejf te tij dhe merr medalje prej tyre nderkohe nuk demaskon kete politike… frankofon snob, edhe ketu ngre zerin kur i bejne pallat tek dritarja dhe nuk sheh Dajtin. Talent unik, njeri i vogel

    Reply to this comment
  11. Trebeshina February 15, 20:32

    Lexoni ca komente te idioteve te dobishem, qe kujtojne se duke hedhur balte mbi Kadarene , mund te ndryshojne statusin e tyre ne shoqeri….perkundrazi, perfundojne vetem ne kopene e kokekepalareve te Ilir Metes.

    Reply to this comment
    • Isa ndihmoi Ilirin February 16, 15:11

      Ti s’je Trebeshine, as Dhembel nuk je…
      Por laj gojen perpara se te zesh ne goje Ilir Meten: Ilir ia dha vilen Ises tend, ate ne Durres,…

      Isa u shfaq me kete rast ne shtyp, si gjithnje parimor, tha: Te ndihmohen politikanet e rinj!

      Atehere, Ilir Meta ishte dhembeperdhembe me Fatosin.
      Dhe fitoi, Iliri, qe the ti…

      Reply to this comment
  12. Almiri February 15, 20:58

    Nuk ka diskutim qe Kadare ishte shkrimtari i oborrit. Kjo nuk i ul famen, por mohimi i ketij fakti e ben komplet te pabesueshem.

    Reply to this comment
  13. nena e zeqos February 15, 21:31

    Ky Ismaeli gjirokastrit di romane ka bere ne jeten e tij : Dimri i vetmise se Madhe per Enver Hoxhen qe i thyen hundet revizjonisteve dhe i diti Kronik ne gur per gjorkastren. Malua ka pasur tabijat qe te lepinte nga pas udheheqesit si beri me Enverin deshi te bente edhe me Saliun. Kur e kuptoi se e kuptuan qe ishin te di me saliun ne nje linje ne duar te te tjereve, ai ne letersi dhe tjetri ne politik,u largua dhe filloi ta “kritikoj “. ” Romanet ” e tjera qe ka bere, pergjon kush te beje ndonje pordhe ne shqiperi dhe te shkruaj te marrij nonje lepushke. Nje njeri qe nuk di te qeshij kurre ne gjorkaster i thone NURSEZ.

    Reply to this comment
  14. nena e zeqos February 15, 21:36

    Ky Ismaeli gjirokastrit di romane ka bere ne jeten e tij : Dimri i vetmise se Madhe per Enver Hoxhen qe i thyen hundet revizjonisteve dhe i diti Kronik ne gur per gjorkastren. Malua ka pasur tabijat qe te lepinte nga pas udheheqesit si beri me Enverin deshi te bente edhe me Saliun. Kur e kuptoi se e kuptuan qe ishin te di me saliun ne nje linje ne duar te te tjereve, ai ne letersi dhe tjetri ne politik,u largua dhe filloi ta “kritikoj “. ” Romanet ” e tjera qe ka bere, pergjon kush te beje ndonje pordhe ne shqiperi dhe te shkruaj te marrij nonje lepushke. Nje njeri qe nuk di te qeshij kurre ne gjorkaster i thone NURSEZ. Edhe kur i festuan 80 vjetorin u tha : nuk ua dua fajdene, pse ma bete dhe nuk erdhi fare. Njeri i ftohte akull. Kur ka shkuar ne gjirok. e shoqerojne vetem servilet dhe njeri nuk e can per te.

    Reply to this comment
  15. Lili February 15, 23:00

    A jeni sigurt se kronik ne gje eshte vepra e tij? Thone se teme e vodhi ne arkivat e shkrimtareve te pushkatuar nga regjimi,arkiva te cilat u hapen per te cuditrisht! Po me urdher t’enverit!

    Reply to this comment
  16. SKENDO BEU February 15, 23:14

    INJORANTE!!! KURRE S’DO E KUPTONI SHERBIMIN E KETIJ KALIBRI NDAJ KOMBIT SHQIPTAR !

    Reply to this comment
  17. demo February 16, 00:17

    Te them te drejten mua me ben krenar neper bote deri ne polin e veriut shkrimtari Pellumb Kulla me skecin e Lipe Shtogut.2miljon shqiptare kane pare Lipe Shtogun,por flasin per Kadarene.Gjyshi im i ndjere,qe kur na shihte me librin e Kendimit ne dore thoshte,:Ah Naimi,Naimi! Burrat ndene hije,lozin kuvendojne/Pika qe s`u bie,se nga grate rrojne! Po kete e ka shkruar Cajupi,or gjysh! -Eh,Naimi,Naimi!

    Reply to this comment
  18. VVV February 16, 02:17

    Nexhi e provon me fakt; pra sic duhet ligjerisht. Sidoqofte sipas tradites edhe Kadareja ka te drejte; kur “fejesa” prishet se s’ka me dashuri, kthehen mbrapa edhe nishanet (unazat dhe dhuratat e tjera).

    Reply to this comment
  19. lato February 16, 09:15

    l nderuar Demo! Mos do te thuash se shqiptaret kane pare estradat e Pellumb Kulles dhe komentojne Kadarene?

    Reply to this comment
  20. Lexuesi. February 16, 13:52

    Te gjithe mediokrit.shpellaret,trutharet jane idhujtaret e sotem te Kadarese.Siç e kane dashur ate per vepren ne sherbim te tiranise, e duan edhe tani per te perligjur marrezite e shpellarizmit te demokracise duke u fshehur nen pelerine e tij te hipokrizise.Turp te kete ky njeri “i madh-i vogel”,ky sherbetor i bindur i kupoles,qe ne tirani lartesohej si nje mal dhe tani genjen ne syte e botes duke thene se ishte kundershtar kur ne te vertete ishte shkrimtari pararoje i realizmit socialist te kohes,komunisti, deputeti,aktivisti i frontit e i partse, besnik i perveluar pas E.Hoxhes,qe i jepte tituj e ndere,kur te tjereve u ndalonte veprat,i inetyrnonte,i burgoste dhe i qellonte me plumba kokes. .

    Reply to this comment
  21. Shqip February 16, 17:02

    Kadare=Berisha

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*