Çmimi i karburantit mund të rritet me 6 lekë për litër

April 19, 2017 16:51

Çmimi i karburantit mund të rritet me 6 lekë për litër

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit ka rivendosur tarifën e rilicencimit të stacioneve të shitjes së karburanteve në 3 milionë lekë për Tiranën dhe 1 milionë lekë për rrethet.

Ky vendim erdhi pasi në nëntor të vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë si antikushtetuese tarifat e mëparshme prej 5 milionë lekë për Tiranën dhe 2 milionë lekë për rrethet.

Këto tarifa u shumëfishuan në dhjetor 2015, pasi më parë ishin 30 mijë dhe 20 mijë lekë.

Kompanitë e hidrokarbureve e kanë kundërshtuar me forcë rivendosjen e kësaj tarife, së pari duke thënë se ajo është rrëzuar njëherë nga Gjykata Kushtetuese dhe së dyti koncepti i tarifës, sipas tyre është për të mbuluar shpenzimet administrative dhe jo për të vjelë të ardhura.

Burime nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve thonë për “Monitor” se “kjo është një taksë e fshehur dhe do të reflektohet në çmim” duke paralajmëruar rritjen me 6 lekë për litër.

Sipas tyre, paguesi fundor i kësaj tarife do të jetë konsumatori, përmes çmimit final të karburantit.

Kjo taksë përcaktohet me vendim nga Këshilli i Ministrave, por të ardhurat që vijnë prej saj përdoren nga bashkitë.

Aktualisht çmimet e karburanteve në vend luhaten në rreth 170-174 lekë për litër dhe ditët e fundit janë rritur me tre deri në katër lekë për litër. Operatorët pohojnë se ka qenë shtrenjtim i karburantit në tregun ndërkombëtar, ku nafta i kaloi 55 dollarë për fuçi, që ndikoi në këtë lëvizje.

Në këto nivele, Shqipëria hyn në listën e 35 vendeve me çmime më të larta të karburanteve në botë dhe më të shtrenjtën në rajon.

 

April 19, 2017 16:51
Komento

11 Komente

  1. Crusader April 19, 17:27

    Rilindje donit, Rilindje moret. Ti gezoni dhe ti mbani me shendet, dhe mos harroni ti votoni perseri tani qe po afrojne zgjedhjet.

    Reply to this comment
    • @$# April 19, 19:24

      Pse ti ke iluzionin se demokratet ka shkopin magjik te mbajne ulur bursen e naftes ?!

      Reply to this comment
    • Drino April 19, 21:01

      Ne cvend te botes nuk licensohen operatoret e karburantit more trushplari i cadres? Entet rregullatore qe do mbikqyrin kete treg duhen paguar. Ne kerkojme cilesi karburanti por sduhet te veme tarifa licensimi(?!) Ahere kush do ti kontrolloje djajte operatore qe na shesin vajgurin per benzine. Keshtu eshte kur cadrizmi te ze syte dhe shkruan budallalleqe. Po ne kohen e merhumit Sali nuk kishte tarifa licensimi o crusader i caderes.
      Tani do zgjedhim Luloqet, Paloqet dhe Saloqet qe do na japin karburantin falas.Komentet e tua jane si ato te mark ukut te shpellave te qoftelargut

      Reply to this comment
  2. Adih April 19, 19:02

    Shkoni dhe i votoni keta aktore teatri te PPSH e ndare ne disa pjese .E them kete ne shumes ,pervec cmimit qe eshte pa diskutim me i larte ne rajon ,por eshte cilesia e pa pranueshme ,prishin motoret e automjetave ,dhe per klimen nuk pjerdh mender njeri . .Pra abuzohet e vidhet dy here populli ,se ketyreve politikane te te gjitha kraheve u vjen akullore e perpunuar nga Wiena e Austrise ,dhe pervec politikaneve qe e blejne me tollon tek pikat e tyre ekstra te vecanta dhe sekret , per kokpalaret dele , as edhe njeri tjeter nuk ka shanc te furnizohet ,qofte me me dollare ,euro ose flori . Dhe me e bukura as edhe nje nuk flet per kete teme nga keta bandille ne parlament ,por ngrihen cadra dhe ????!!! . Nje pyetje kisha une ,A jane keta me te vertete kundershtare ne politike ?
    UNE THEM JO::
    Cohu e sqaroro popullin o kone Brace mos harrojme edhe Ballen ….

    Reply to this comment
  3. Adih April 19, 19:41

    Flm

    Reply to this comment
  4. Adih April 19, 20:08

    Ju lutem………….
    Ta mari vesh ky popull.. Ne qofte se nuk e ipni ,te mos bejme me komente .Kete koment in tani te shkruar , ju lutem mos e ipni .Jepni te parin

    Reply to this comment
  5. Adih April 19, 20:33

    Une e di se ju jeni gazete e pamvarur ,jepni komentin e pare .Ku kam shkruar se Partive pa pejashtim te PPSH ju vjen karburanti i paster nga Wiena . Ku popullin e vjedhin dy here nje here ne cmim te larte dhe e dyta i prishet motori i automjetit .Nuk e di kush me thote tme ndihmoje a jane keta kundeshtare ne politike apo jo . Ai qe do tme sqaroje do i jem mirenjohes .
    Jepni komentin e pare ,ne te kundert jepeni kete te fundit ,ose spo komentojme me .Megjithate ju faleminderit…

    Reply to this comment
  6. komshiu April 20, 08:29

    Nuk ndihen militantet karagjoze te Rilindjes jo, edhe ti rrjepe lekuren e t’ja beje daulle Ram petlla prap te Rilindja e Varferise do fusin koken. Por ta marre vesht mbare populli shqiptar se ka nji pushtet hajdut ne qeveri, ka nji Kryeminister halabak me ca ministra karagjoze ku Ekonomina drejtohet nga HaMUTAJ qe nuk eshte ekonomist fare.

    Reply to this comment
  7. Kasap Dixhital April 20, 11:55

    Konfirmoj konstatimin e parafolsit Adih jo vetem nga pervoja, por edhe nga shqetesimet e ngritura me pare nga komentues te tjere.

    Se eshte apo jo e pavarur gazeta, kete nuk e ve asnje doren ne zjarr, por qe komenti i pare dhe i fundit nuk shfaqen perpara se te shkruhet nje koment tjeter, ky eshte fakt i pakundershtueshem dhe shume dubioz.

    Problemin eshte ngritur dhe here tjeter, por fatkeqsisht, PARIA E STAFIT ( http://www.gazetadita.al/stafi/ ) deri me sot kane bere nje sy qorr dhe nje vesh shurdh.

    Edhe tani qe po shkruajme, emri i te ndjerit AS cuditerisht figuron akoma ne listen e Kolegjiumit te Redaksisë. ABSURDITET !

    Cdo te thote kjo? Kjo do te thote se redaktoret, ndryshe nga “observatoret”, komentet ose i lexojne fare perciptas, ose nuk i lexojne fare.

    Sa per artikullin ne fjale, faktet flasin vete. Ato jane shume kokeforta:

    * Cmimi i naftes eshte nga me te lartat ne rajon!
    * Cilesia e naftes eshte nga me te ultat ne rajon!
    * Premtimi i bujshem parazgjedhor per ulje cmimi nuk u mbajt!
    * Sot po kerkohet rritje e metejshme e cmimit, nderkohe qe te ardhurat per fryme jane te nje niveli te mjerueshem edhe per fisin Zulú.
    * Nese ka akoma operatore qe shesin vajgurin per benzine, kjo nuk eshte pasoje e moskontrollit. Eshte pasoje e spekullimit dhe mosndeshkimit. Eshte mungese e shtetit ligjor. Eshte mungese pergjegjsie e atyre kasapeve, te cilet u mandatuan per te ndeshkuar kasapet e dale nga i njejti gjiriz.

    Reply to this comment
  8. test April 20, 12:49

    ne mal te zi cmimi i naftes 1.12 Euro / l
    ne bosnje cmimi i naftes 1.9 marka boshnjake / l (2.1 marka jane1 Euro)
    Gjykoni vete se cfare behet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*