Shoqata për Autonomi Vendore: Ndarja e re i jep fund diskriminimit

July 25, 2014 19:14

Shoqata për Autonomi Vendore: Ndarja e re i jep fund diskriminimit

Shoqata për Autonomi Vendore mbështet ndarjen e re territoriale me 61 bashki. Në një deklaratë për mediat, në emër të Shoqatës për Autonomi Vendore, Artan Shkëmbi u shpreh se  harta e re e miratuar nga Qeveria dhe Komisioni i Parlamentar për Reformën Territoriale është baza për një proces efektiv të decentralizimit dhe autonomisë vendore.

“Harta e miratuar nga Komisioni, zhbën më në fund ndarjen e padrejtë, diskriminuese dhe artificiale prej 23 vjetësh midis qytetit dhe fshatit, duke sjellë një model të ri të zhvillimit të integruar midis zonave urbane dhe rurale të vendit. Ky është modeli që i duhet qeverisjes vendore dhe është baza për një proces efektiv të decentralizimit dhe autonomisë vendore”, tha Shkëmbi, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Pogradecit.

Në fund të deklaratës, Shoqata për Autonomi Vendore u kërkon deputetëve të Kuvendit të votojnë unanimisht në mbështetje të ndarjes së re territoriale.

 

July 25, 2014 19:14
Komento

2 Komente

  1. Gjini July 25, 20:12

    Po ky hajduti kur doli nga burgu ? Nese Rama ka ngel ne dore te ca sharlataneve si ky ‘hajduti i gjolit’ do te thote qe per 300 dite e mori ferra uraten. Gjynah gjynah gjynah per endrren qe kishim.

    Reply to this comment
  2. ben July 26, 11:39

    Or Gjin malok i qelbur perse mer neper goje dynjan Shkembi eshte nje njeri i persosur e ka mbaruar universitetin shkelqyer jo si ju tek plepat eshte djal serios dhe jo shpellar por cfar pune te ka prish Shkembi or nonqim , e kam njof kur erdhi ne Tiron student nuk ka ndryshuar deri tani un qe e mbroj Shkembin o spiunat e Dulles e Sales skam pas kurre probleme se jam 25 vjet i ikur por kam qen ne Pogradec dhe kam par ndryshimet e qytetit ne kohen e Tanit por ju majmuner keni lindur e do vdisni esht krim qe nje djal siTani merret akoma me nje provinc dhe me kafshe si ju.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*