Shoqata “Vatra”, Ramës: Ja 7 pikat që duhet t’i kërkosh Vuçiçit në Beograd

November 9, 2014 13:26

Shoqata “Vatra”, Ramës: Ja 7 pikat që duhet t’i kërkosh Vuçiçit në Beograd

Lëvizja “Vatra” kërkon prej shefit të qeverisë shqiptare që të kërkojë në Beograd zbatimin e shtatë pikave që do të përmirësonin jetën e shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

 Sipas një komunikate të ‘Vatrës’, gjendja e shqiptarëve në Kosovën Lindore është shumë e vështirë dhe pikërisht kjo vizitë nga autoritet shqiptare duhet të shfrytëzohet për të kërkuar që në mënyre urgjente të ndalohet diskriminimi i shqiptarëve nga pushteti serb në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

 Shtatë pikat e shoqatës “Vatra”:

  1. Serbia duhet të garantojë zhvillimin e barabartë ekonomik të Rajonit të Kosovës Lindore duke nxitur punësimin e shqiptarëve e mbi të gjitha punësimin e të rinjve, ngase kjo pjesë është ndër më të varfëruat në gjithë kontinentin e Evropës. Këtë e dëshmojnë statistikat zyrtare të vet Serbisë. Këto statistika tregojnë se në pjesën e Serbisë pa Kosovën Lindore, të papunë janë vetëm 15 % të qytetareve, kurse në Kosovën Lindore, ku shumica janë shqiptarë, të papunë janë 95%.
  2.  Serbia t’i ndalë arrestimet politike të bazuara në akuzat e fabrikuara e të montuar nga kuzhinat e pushtetit serb. Të ndalet ndjekja dhe maltretimi i ish-ushtareve të UÇPMB-së që po vazhdon tash e 13 vjet.
  3.  Të bëhet çmilitarizimi i menjëhershëm i Kosovës Lindore dhe heqja e bazave ushtarake siç është: Kampi ushtarak i Cepotini, kampi në fshatin Ramabuqe dhe kampi ushtarak në lagjen Litesh në Zarbicë, e tjerat të vendosura në Kosovën Lindore, sepse po përhapin frikë te banorët, që ndikon direkt në moskthimin e tyre. Të zbardhet vrasja enigmatike e Komandant Lleshit; Ridvan Qazimi.
  4.  Të fillojë implementimi i marrëveshjes së Konçulit dhe të zbatohet vullneti i përfaqësuesve politikë i dalë nga platforma politike e tre kuvendeve të komunave shqiptare në vitin 2006. Të garantohet lëvizja e lire e qytetarëve dhe e mallrave nga Kosova e Shqipëria.
  5.  Të mundësohet kthimi i menjëhershëm e të dëbuarve nga Kosova Lindore, të cilët forcat serbe i dëbuan me dhunë mbi 20.000 shqiptarë nga shtëpitë e tyre në vitin 1999-2000, të cilët sot e kësaj dite nuk janë lejuar të kthehen mbi 15.000 banorë. Njëkohësisht t`u garantohet siguri në pronat e veta dhe ndërtimin e shtëpive të shkatërruara nga ushtria e Shtetit serb.
  6.  Të lejohet hapja e universitetit në gjuhen shqipe në Kosovën Lindore.
  7. Të lejohet përdorimi i simboleve dhe të respektohet dy gjuhësia, të lejohet që në Kosovën Lindore të punohet me plan program arsimor të Shqipërisë dhe Kosovës. Të lejohet përdorimi i gjuhës shqipe në aspekt zyrtar dhe të kthehet lapidari menjëherë në qendër të Preshevës.

(Nga Telegrafi)

November 9, 2014 13:26
Komento

14 Komente

  1. cuci November 9, 13:41

    peer fat te keq smund te ndodhin tere keto mrekullira ose te rrokim armet gje e cila eshte teresisht e pamundur shoqata vatra rama nuk mund te jete shpetimtar i botes shqiptare se shqiperine e tij dhe tonen se bashku e ka gjetur toke te djegur pike se pari ne duhet te rimarrim forcat per veten tone ne shqiperi te cilen nuk jemi akoma te ndertojme shtet dhe pas 100 vjetesh pavaresi shume e hidhur kjo po aq sa mund te jete shume me shume se e vertet shoqata vatra

    Reply to this comment
  2. Orienti November 9, 14:33

    Shoqeria vatra tallet,kur vendos keto kerkesa,pasi ka pasur te drejten légitime ti percjelle keto mendime.-Shteti nuk Eshte shoqeri dhe ne shqiperi e jashte saj ka me mijera shoqeri,qe me kerkesat e tyre nuk mund te zevendesojne as teorikisht e jo me praktikisht kerkesat e nje shteti ,qe ne nivelet aktuale duhet te jene te krijimit te besimit reciprok,ku ky bashkepunim eshte minuar pafundesisht,nga kuajt e trojes..dhe per momentin,s’paraqitet e thjeshte.Uroj qe kete provim ta kalojne te dy vendet.

    Reply to this comment
  3. petrit November 9, 14:34

    Vertet kerkon qiqra ne hell Vatra nga Rama.
    Atij i zjen koka se si te punesoje “nje milion” te papunet qe ka ne Shqiperi qe e sollen ne pushtet me hunj, copa betoni, bomba molotov, vrasje e grushta e bile ca me grushta qe ngriheshin larte ne koke per te perkujtuar Enverin e ca te tjere qe fusnin shuk ne xhep parate per nje vote, e kto te Vatres i kujtojne disa mijra te rij te papune qe paskeshin ngelur gjalle pas “dashurise se gjate” serbo shqiptare qe ne vitin 1946 kur Enveri shkoi e u takua ne Beograd me Titon.
    Kryeministri yne qe e pacim me jete sa malet, boll t’ju lutet serbeve me amani e dermani mos na vrisni se beme shaka me ate dronin e “Saliut”.

    Reply to this comment
    • beni November 10, 09:27

      Keta te vatres me duket se perfaqsojn interesat amerikane po kurrsesi ato shqiptare per paqe e zhvillim rajonal!

      Reply to this comment
      • beni November 10, 09:30

        Ja amerikane ja shqiptare nenshtetesi te dyfishte ka dy fytyra, ku njera perfaqson hipokritin ne rolin e patriotit, dhe tjetra ai qe e do vertet shtetin nuk e nderon identitetin!

        Reply to this comment
  4. mustafa November 9, 15:28

    Ça komentuesish që jeni. Nëse Rama nuk ka kurajë të kërkojë prej shtetit serb të respektohen të drejtat e bashkëkombësave tanë në Kosovën Juglindore, më mirë mos të shkojë. Kosova vetë ka kuvendin e saj, por R SH ka detyrim kushtetues të mbrojë çdo shqiptar etnik brenda e jashtë kufijve shtetërorë.

    Reply to this comment
  5. DOKLEATI November 9, 17:05

    RAMA VIZITOI LUGINEN E PRESHEVES DHE MALESINE E ULQININ EDHE KUR SALI BERISHA PLASTE DUKE LAVDRUA TE DY PUSHTETET NE MAL TE ZI DHE SERBI SE SI NA QENKAN SHEMBULL NE EUROPE SE SI DUHET RESPEKTUA TE DREJTAT E PAKICAVE

    RAMA DO SHKOJE NE PRESHEVE, JO PER PIKNIK POR PER TE VIZITUA SHQIPTARET. E JU “VATRA” ME MIRE TE MOS JENI DEGE E SALI BERISHES NE SHBA POR TE MUNDOHENI TE KENI MARDHENJE ME CDO PUSHTET/ ME SHQIPERI.

    Reply to this comment
  6. koco November 9, 17:39

    Me duket pak sa arogante diktati qe kjo shoqata ” Vatra ” i drejtohet Kryeministerit Shqiptar duhe i treguar atij cila te jete axhenda e tij shteterore e ketij niveli te larte , pas nje periudhe kohore shume te gjate , na u dashka qe sipas ketyre zoterinjeve , u dashka qe ky te flase me palle qe ne kete takim i cili pritet te sherbeje per te c’tensjonuar mardhenjet dhe per te ndertuar mardhenje shteterore dialogu e bashkepunimi , per gjithe problematiken qe mundet te jene akumuluar ne mardhenjet e atij komuniteti shqiptaresh te Kosoves te cilet keto pika duhet te jene ne axhenden e qeverise te Kosoves , ndryshe kjo mundet te quhet si nderhyrje ne punet e brendeshme te Kosoves , apo si nje Megallomani e diktat i nje Shqiperie te madhe ? Zoti Rama eshte nje Lider vizjonar me perqasje pro perendimore dhe do beje me pa tjeter me te miren per mardhenjet ndershteterore Shqiper – Serbi e me gjere ate rajonal dhe ate qe kerkohet nga B E dhe Sh . B . A keta. antaret e shoqates vatra duhen vleresuar per perkujdesjen qe tregojne e sugjerojne per bashke qytetaret e tyre , por nuk ka ngelur puna sa qe ky Delegacioni i Nivelit te Larte midis dy shteteve fqinje .E cila ka kohe qe punohet dhe pregatitet e ka nje strategji dhe nje program zhvillimesh e bashkepunimi , Politik , Ekonomik , Vllazerimi , duke lene pas mendesine e nje ballkani te vjeter me reminishencat e te kaluares vella vrasese . Ju kujtoj vargje te aso kohe :” Qe nga vjen o trim , trim o kapedan ? Vij nga ushteria nga malet Ballkan .” Aso kohe as edhe “nuse ” nuk te jepej pa pate qene ne lufte , dhe te deshmoje me krenari , se sa Serbe , Greke ,Bullgare , Turq apo Shqiptare kishe vrare ?! Zotit Rama i urojme nje vizite te sukseseshme e cila te demonstroje , vlera e seriozitet mbasi kjo vizite monitorohet dhe do vezhgohet nga mbare bota , dhe sigurisht qe do mare dhe vleresimin e duhur objektiv .

    Reply to this comment
  7. Nena vlonjate November 9, 20:05

    I urojme z. Kryeminister suksese ne viziten e tij ne Beograd dhe Presheveper te miren e dy popujve tane si dhe te gjithe ballkanit.

    Reply to this comment
  8. Nena vlonjate November 9, 20:07

    I urojme z. Kryeminister suksese ne viziten e tij ne Beograd dhe Presheve, per te miren e dy popujve tane si dhe te gjithe ballkanit.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi November 9, 22:54

      Tashmë axhenda e takimit dhe kahja e bisedimeve është përcaktuar nga protokolli i të dy vendeve? Më duket shumë e vonuar kjo “vatra”? Për më tepër më duket si e nxitur!? Mesa di unë kjo shoqatë dhe sidomos krerët e saj janë njerëz té sqetullës se sali berishës!? Deklarimi i saj fare pranë takimit ka shumë mundësi të jetë shtysë e sali berishës për të krijuar alibinë e ardhëshme të sulmeve ndaj z. Rama për “mision të pakryer” megjithëse… Vatra ja tha !?? Je defiçitare vatra and sali? Duhet t’ja kishit bërë kërkesat saliut më përpara që të ishit të besueshëm!? E patët 8 vjet në pushtet dhe nuk foli asnjë fjalë për të drejtat e shqiptarëve në tre krahinat e banuara nga shqiptarët !?? Përse e patët “barutin të lagur” plot 8 vjet? Pikëpyetje e madhe për atdhetarizmin tuaj ??? Tung!

      Reply to this comment
  9. Ladi November 9, 22:40

    Do I thoja Rames qe tia Serbve se nuk kemi byth me fitu luft me njeri tjetrin. Ne mund te bejme beteja sa te duam, por luften nuk mund ta fitoje as njera pale. Jane fuqite e medha qe bejn rendin boteror, ishin ato qe ja dhane Kosoven Serbis, ishin ato qe ja hoqen perseri. Shqiptaret me futjen ne BE do ti fitojn perseri ato privilege qe kan pasur ne Perandorin Osmane. Nuk jemi nje Komb me 2 Milion Shqiptare kur na coptoheshin kufijt tane, tani jemi 10 dhe fale natalitetit tone do behemi 20 ne fund te ketij Shekulli. Ne do jemi Kombi me u Madh ne Badhkan dhe do ti asimilojm Malazezet dhe Maqedonasit .

    Reply to this comment
  10. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. November 10, 00:15

    I njoh disa nga Kasnecet e VATRES qe edhe ashtu u bjene si gjithmone tam-tameve te Antikominizmit ,duke lartesuar Antikomunistin ,sipas tyre Sali -serb -berisha .
    C’pune ka VATRA ti sugjeroje Kryeministrit axhenden e takimeve kur ate e ka bere perendimi .
    Rrini mire dhe mos hani shume tum sidomos duke lozur me festat tona kombetare .
    Shumica e krereve te Vatres jane pas-ardhes te Xhafer Deves .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*