Shoqëria civile i parashtron Manjanit disa propozime për Reformën në Drejtësi

March 7, 2016 15:00

Shoqëria civile i parashtron Manjanit disa propozime për Reformën në Drejtësi

Forumi i Shoqërisë Civile për Reformën në Drejtësi, përmes të zgjedhurve dhe përfaqësuesve të tij, gjatë një takimi me Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani kanë parashtruar ditën e sotme një sërë propozimesh lidhur me reformën në drejtësi.

Ministri Manjani u shpreh se mbetet përkrahës i bashkëveprimit mes shoqërisë, politikës dhe ekspertëve duke e cilësuar këtë bashkëveprim si një mundësi që do të krijonte klimën e besimit të publikut, veçanërisht tek gjyqësori.

Në vijim të takimit, Manjani është ndalur edhe në propozimin për ngritjen e Gjykatës së Pajtimit, duke vlerësuar se ky proces do t’i shërbente organizimit gjyqësor por në radhë të parë do t’i shërbejë organizimit të shoqërisë shqiptare.

Kam qënë dhe mbetëm përkrahës dhe do ta suportoj shumë idenë e krijimit të Gjykatave të Pajtimit. Unë besoj që paqja është në traditën e shqiptarit. Neve na intereson për efekt të organizimit shtetëror, që ta lirojmë gjykatën normale nga ngarkesa ose nga mbingarkesa me çështje të cilat në thelb zgjidhen shumë më mirë apo shumë më thjeshtë. Të paktën në çdo bashki të re ne duhet të kemi një Gjykatë Paqtimi, me qëllim që njerëzve në komunitet t’u ofrohet mundësia e pajtimit. Nëse ky proces do të ndërtohet mirë, do të jetë një instrument shumë funksional për shoqërinë shqiptare por edhe për shtetin”, tha Manjani.

March 7, 2016 15:00
Komento

1 Koment

  1. londi March 7, 19:21

    Kjo shoqeri ka propozuar manjanit kerkesat si me poshte;
    1 Te mos punojne dhe te cojne deri ne fund amanetin e sahale berishes qe shqiperin ta boni si kandahari.
    2 Te shkelin ligjet duke u justifikuar gjasem ne emer te shoqeris civile.
    3 Te bojne rolin e te diturit kur jane trapa dhe trpesha nga trut
    4 Te bojne rremuja dhe kur ka ndonje ivestim publik dhe privat te bojn presione per te fituar ndonje kock.
    5 Te drejtohen nga njerez te lidhur me krimin qe te ken experienc ne vjedhje.
    6 Te degjojne sa her qe eshte nevoja abjentalistin sazan gurin nderkoh qe ky duhet dezifektuar se qe ne paraqitje dhe ne te folur eshte nje hale ose novojtore, dhe do bojm hajer ne shqiptaret qe te na japin mend ky fytyr.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*