Shoqëria civile: Koha për të votuar reformën në drejtësi

May 4, 2016 14:35

Shoqëria civile: Koha për të votuar reformën në drejtësi

Përfaqësues të grupeve të shoqërisë civile dhe rretheve akademike i bënë sot thirrje partive politike parlamentare të përmbushin përgjegjësinë institucionale dhe morale para qytetarëve për miratimin sa më të shpejtë të Reformës në Drejtësi.

Të grupuar në nismën civile “ProReformës në Drejtësi”, permes nje deklarate ata shprehen se miratimi i kësaj reforme është prioritet që gëzon mbështetje masive nga qytetarët shqiptare, pasi rëndësia e saj lidhet jo vetëm me rrugën e vendit drejt BE-së, por ajo është një parakusht për pastrimin e sistemit të drejtësisë, të jetës politike dhe ekonomike, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kapjen e shtetit.

Reforma në Drejtësi, thuhet në deklaratën e publikuar nga Fondacioni SOROS, lidhet me proceset e brendshme demokratike të vendit, me rivendosjen e besimit të qytetarëve tek institucionet dhe sistemi demokratik dhe tek mundësia e një Shqipërie me demokraci funksionale.

Por, thuhet në deklaratë, zvarritja e mëtejshme ose dështimi i klasës politike në miratimin e Reformës do të ketë pasoja të rënda jo vetëm për procesin e Integrimit, por ajo gjithashtu do të shkatërrojë besimin qytetar tek shpresa për drejtësi dhe barazi para ligjit, dhe tek aftësia e institucioneve tona për ta bërë të mundur këtë realitet

May 4, 2016 14:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*