Shoqëria në shthurje: Daljet nga shtrati po kthehen në epidemi

December 2, 2017 21:57

Shoqëria në shthurje: Daljet nga shtrati po kthehen në epidemi

Një valë shthurjeje masive me simptoma të rrezikshme për moralin e shëndoshë të shoqërisë shqiptare është vënë re ditët dhe orët e fundit, raportojnë burime të thata për Gojët e Liga.

Sipas burimeve që edhe po s’rrodhën, do pikojnë, bëhet e ditur se epidemia ka nisur me daljen nga shtrati të një qytetareje me emrin Vjosa nga shtrati në mesnatën e 30 nëntorit 2017, për arsye ende të panjohura.

“Pas një sjelljeje të denjë prej shumë vitesh, ku familjarëve nuk do t’u shkonte kurrë në mendje dalja nga shtrati i Vjosës, ngjarja e turpshme ndodhi. Nëse qëndrimi në shtrat i Vjosës ishte një rutinë normale dhe e padiskutueshme për të gjithë ata që e njihnin, kercimi i beftë dhe pa dhënë shpjegime, nga shtrati shumëvjeçar, ka ngritur shumë dyshime për moralin e saj”, saktësojnë burimet.

Ndërkaq episode emrash femërorë që nuk i mban për qamet shtrati i tyre, vijuan në orët në vazhdim. Policia e shtetit njoftoi për largimin nga shtrati të njëfarë Buna, mosha dhe profesioni i së cilës mbeten ende mister. Sipas njoftimit të policisë, edhe pse çështjet private të kësaj natyre nuk janë kompetencë e uniformave blu, të afërmit që kërkojnë Bunën kanë të drejtë të bëhen merak për gjendjen e saj. Agjentët e policisë po hetojnë në disa pista, pasi nuk ndodhen më në shtratin e tyre edhe disa qytetarë me emrin Shkumbin, Drin, Osum, Mat etj.

“Duhet hetuar”, pohoi për Gojët e Liga oficeri i policisë M.M, “pasi nga raste të mëparshme është vërtetuar se dalja e njëkohshme nga shtrati e Vjosës dhe Osumit, apo e Bunës dhe Drinit, le vend për të dyshuar mbi afera dypalëshe. Familjarët e shkretë i kërkojnë, ndërsa ata kushedi nga gjezdisin”.

Është fakt që raportimet e shumta të kësaj natyre kanë shqetësuar edhe instancat shtetërore dhe politikën. Por shumë e ashpër është treguar opozita, që me anë të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar mazhorancën se me qeverisjen e saj të zezë ka shkaktuar shthurjen gjithnjë e më të madhe të shoqërisë shqiptare.

“Nëse Vjosa, apo Buna, Bistrica, Zaranika në Elbasan apo shumë viktima të tjera të kësaj qeverisjeje, do ishin të kënaqura me cilësinë e jetës dhe kualitetin e shtratit të tyre, nuk kishin pse dilnin fare në mesnatë nga rehatia e vet nëpër errësirë. Por në këtë vend të gjithë po dalin nga shtretërit, po marrin rrugët e botës për faj të Edi krimit, Edi drogës. Kur isha unë në bashkinë e Tiranës, edhe shtratin e merrja në zyrë për të fjetur, se s’më dilte koha nga angazhimet e shumta”, deklaroi Basha për mediat.

Në vijim Basha u pyet edhe për disa ngjarje anësore, si situata e rreshjeve dhe përmbytjet. “Aaa ju gazetarët po bëni diversion, mos ma ndërroni temën. Shirat venë e vijnë, do kalojë dhe kjo. Problemi kryesor tani është të gjejmë qytetarët që nuk i mban as shtrati i vet për faj të keqqeverisjes!”, insistoi lideri i opozitës.

 

December 2, 2017 21:57
Komento

2 Komente

  1. Kamarier Luli edhe nje dopio. December 3, 06:01

    Si me shtrat si pa shtrat ne zyre dordolec ke qene dhe je o Lul shalengjituri.
    Bashkine e kishe dhene me KONCESION tek kunati, apo e ke harruar.
    Oh sa per te qesh nga foot qe shoqeron shkrimin, nje hallexhi i bere balte shikon i trembur nga Basha qe i jep urdhera per te bllokuar permbytjet vetem per anetaret e PD, ata te PS le te permbyten ha ha ha.
    Lulushi te pakten me ate trapin tjeter qe ka ne krah t’i kishin bere nje cik me shume cizmet pis me balte dhe te mbanin ne dore ndonje lopate loder, apo te hypnin ne ndonje eskavator, apo kane pasur hall mos i benin reklame mjeteve mekanike qe jane te Qeverise Rama.

    Reply to this comment
  2. tomsojeri December 3, 15:49

    More karagjoz,maniken i dal boje qe vetem shan dhe ke treguar paaftesin tende, apo me mir aftesin tende per te qen nje dele e zez kudo ku shkele kemben, ne cdo institucion ku ishe ne krye te tij ,me aftesin e te pacipit dhe ngerdheshjes se neveriteshme , i aft ti sherbesh kriminelit dhe antishqiptarit me te madh ,tash po na tregoke se ste dilte koha e merje edhe krevatin ne zyr !!!! Ptuuuuuuu mor genjeshtar i mjer qe spo na qerohesh nga syt ! Cfar mut burri je ,cfar pjelle je ,si ske pak dinjitet e sa ordiner je !!Rrugac lluksi vjedhes i pangopur ,kryetar partie !1O Zot ku esht katandisur ky elektorat !Si nuk ke dike me mend ,karakter e cip te te thot ,mos dil ma para shqiptareve se cdo dit e ma keq ju ban sa te jesh aty ku je ….Hik harou ,mjaft u shkrive te mbrosh llumin ku jeni futur,duke nxjer syt e shqiptareve kudo qe shkon, askush nuk te mer seriozisht or vemje e pabes ……….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*