Shorti i Champions League dhuron përplasje titanësh

August 30, 2018 19:18

Shorti i Champions League dhuron përplasje titanësh

 

Është hedhur në Montekarlo shorti i fazës me grupe të Champions League për edicionin 2018/19.

Shorti ka dhënë disa grupe spektakolare, ndërsa disa grupe janë të lehtë, të paktën në letër.

Real i Madrid, fitues i tre edicioneve të fundit të kësaj veprimtarie do të jetë në Grupin G, bashkë me Roma, CSKA Moskë dhe Plzen.

Ndërkohë, “grupi i hekurt” është ai B, ku do të jenë Barcelona, Tottenham, Inter dhe PSV Eindhoven.

I fortë është edhe Grupi C, ku Paris SG do të konkurrojë me Napoli, Liverpool e Crvena Zvezda.

Juventus ka gjetur Manchester United, Valencia dhe Young Boys, ndërsa Manchester City do të jetë në të njëjtin grup me Shakhtar, Lyon dhe Hoffenhaim.

Bayern, Benfica dhe Ajax është një grup me ekipe të e kanë fituar Champions në të kaluarën, ndërsa atyre i shtohet edhe AEK.

Ja tabloja e grupeve…

a.s/dita

August 30, 2018 19:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*