Shorti për KLP, përjashtohet nga gara Kozma Jano

February 5, 2018 14:03

Shorti për KLP, përjashtohet nga gara Kozma Jano

Kozma Jano kandidat nga radhët e prokurorëve për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është skualifikuar nga gara pas denoncimit të PD se ka qenë anëtar i Sigurimit të Shtetit si dhe ka mbajtur nofkën “Telefoni”.

Sipas selisë blu, Kozma Llaqi Jano i ditëlindjes 1956 në Lushnje, është rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit në 29 qershor 1977, pra 21 vjeç në kategorinë “Informator” me pseudonimin “telefoni”.

Në mbledhjen e sotme të komisionit ad hoc për zgjedhjen e organeve të reja të drejtësisë, Ulsi Manja deputet i PS dhe njëherazi anëtar i komisionit të ligjeve, ka propozuar që Jano të mos jetë me pjesë e shortit.

Ndërkohë, Manja ka kërkuar nga Autoriteti për Hapjen e Dosjeve që të rifillojë verifikimin për Kozma Janon pasi edhe vetë kandidati ka kërkuar të verifikohet e shkuara e tij, ndërsa më herët ka mohuar akuzat në adresë të tij.

Lista e cila do dalë sot nga shorti do t’i çohet Kuvendit seancën e të enjtes për t’u hedhur në votim.

Nëse kjo listë nuk merr 94 vota, ajo miratohet automatikisht.

o.j/dita

February 5, 2018 14:03
Komento

2 Komente

  1. MH February 5, 23:15

    Qesharake manovrimi.
    Manovrim per te konsumuar kohen kot.
    “Lista e cila do dalë sot nga shorti do t’i çohet Kuvendit seancën e të enjtes për t’u hedhur në votim.
    Nëse kjo listë nuk merr 94 vota, ajo miratohet automatikisht.”
    Kur problemet mbesin ne keto kushte formale.Mos hargjoni kohe gjasme jemi korrek e te ndershem e veprojme me drejtesi ne zbatim te ligjit.
    Une per vete e quaj qesharake keto lojra sikur po punojme.Kjo nuk asht pune por tallje edhe me vetveten tuaj si kuvend e komisione.

    Reply to this comment
  2. Adih February 5, 23:37

    Na kenaqet ju te opozites ,kur nuk keni intersa ,ose me mire ti keni te nenshtruar i mbani dhe i zgjidhni sigurimsat ,si per shqmbull . Dy ministrat e brenshem te Saliut , Musarajn dhe Shahmaten , Azem Hajdarin , Jozefinen ,ish shokun e Rames ish ministri i mbrojtjes ,aktorin Imami etj ,i keni dhe te tjere ne parlamentin e socem te dhjere mender.Ti shkohet deri ne fund kontrolli ketij Kozmait e mos e lini mbas dore .

    E mos behet si sot dhe dje opozita po uluret me te madhe shkelje te kushtetutes per Zonjen e nderuar Kryeopr MARKU . Kurse nga ana tjeter opozita qe shikon nje te vertete te pa kundershtueshme , shkeljen e kushtetutes posacerisht per pronat nenin 181 te saj ,nuk ndihet .. Oh ju jeni per tju qare me llahinka ,ku bukur e thote populli..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*