SHOWBIZ / Janë ndarë përfundimisht? Edi i tregon Lulit se çfarë ka humbur!

December 26, 2020 16:58

SHOWBIZ / Janë ndarë përfundimisht? Edi i tregon Lulit se çfarë ka humbur!

SUREL DHE RRETHINAT – Edhe pse në të shkuarën ata herë pas here i kishin përgënjeshtruar zërat e ndarjes, duke deklaruar se ashtu si çdo dyshe, edhe ata kishin problemet e tyre, duket se këtë herë është përfundimtare dhe e pakthyeshme: Departamenti i showbiz-it në seksionin e lajmeve të kulturës të redaksisë së Gojëve të Liga ka mësuar se…. Edi dhe Luli nuk do të jenë më bashkë!

Gjithkush e mban mend fazën interesante të komunikimit në distancë mes tyre që të krijonte përshtypjen se sherri do të ishte kalimtar.

“E di vetë ai, le t’i lexojë mirë ato mesazhe që i kam çuar në celular,” thoshte publikisht Edi në një stil të koduar.

“Çfarë ka ndodhur mes tij dhe meje në 2017-ën, nuk do të përsëritet më,” insistonte po ashtu para mediave Luli duke shtuar misterin.

Epo, marrëdhënia me ulje-ngritje dhe para-mbrapa mes të dyve, përfundimisht nuk ka shanse për të funksionuar më, – thonë burimet.

Duket se secili e ka hedhur pas krahëve atë që ka ndodhur.

Për të treguar se jeta vazhdon, duket se Edi jo vetëm që ka zgjeruar interesat e veprimtarive ditore, por ka hedhur disa foto të reja në rrjetet sociale, si për t’i dhënë të kuptojë Lulit se çfarë ka humbur.

Në një foto ai shfaqet me parruke, në prani të personave të tjerë që nuk quhen Lul.

Në një tjetër, Edi ka vënë një lente sysh prej maçoku, një indikacion për virilitetin e tij prej felini.

Në foto Edi shihet edhe pranë një burri me flokë të gjata, të çrregullta dhe mjekër të thinjur, pra totalisht e kundërta e flokëve gjeometrike ngjyrë patëllxhan dhe fytyrës taze të Lulit.

“Me kastin e filmit “Bir Selman i nënës” gjatë xhirimeve. Jeta vazhdon!”, – ishte diçitura që shoqëronte fotot e Edit.

I pyetur nga gazetarët, Edi deklaroi se nuk mund të zbulonte detajet e skenarit të filmit, përndryshe do gjobitej nga producenti Ermaqi Majëmali.

“Por ju siguroj që do të jetë i suksesshëm, se do të blejë bileta gjithë administrata dhe buxhetorët,” – shtoi Edi, duke zbuluar kësisoj pa dashje edhe një tjetër hobi të tij: të luajë kryeministrash…

 

*****

SHËNIM: Gojët e Liga është rubrikë satirike e apasionuar pas lajmeve online ku ish-çiftet i tregojnë njëri-tjetrit me foto se çfarë kanë humbur…  Dhe çfarë kanë gjetur

December 26, 2020 16:58
Komento

12 Komente

  1. Luani September 6, 17:12

    Cia keni bere mire
    Psikopat, doreleshuar
    Si nuk i vjen zor njehere

    Reply to this comment
  2. Niko September 6, 19:41

    hahaha ca tallje b… Kryeministri i tallavase eshte ndar nga kryeopozitari i ciftelise

    Reply to this comment
  3. demo September 7, 03:38

    I degjohen pordhet kodoshit.
    Enderra e tij e kahershme ka qene te luaje dordolecin tek kryqezimi Lanes,perballe Universitetit.Fatos Nano e beri
    Kryeminister.Kjo eshte si me te ra BINGO,me bileten e pare.

    Reply to this comment
  4. gubsi September 8, 00:18

    I ka hedhur dhe doren ne qafe asaj me ate veshjen sikur po luan film porno
    Ka seriozitet qeveriu nuk eshte shaka
    cope legeni, hajdut qe heq mendjen me keto marifete nga korrupsioni qe po shkund arken e shtetit njesoj si ne kohen e qoftelargut nga Vicidoli

    Reply to this comment
  5. Gertruda December 27, 09:31

    Si nuk e kupton ky njeri,se eshte i neveritshem,qe nuk honepset fare!
    Ku i gjen keto shioje,keto zhgarravina,keto maska fytyre qe une as gomasrit nuk do ia vija?

    Reply to this comment
  6. Gertruda December 27, 09:31

    Si nuk e kupton ky njeri,se eshte i neveritshem,qe nuk honepset fare!
    Ku i gjen keto shije,keto zhgarravina,keto maska fytyre qe une as gomarit nuk do ia vija?

    Reply to this comment
  7. ?!! December 28, 11:45

    Pretendon se është i gjithëanshëm kryeministri ynë, politikan, piktor, aktor, këngëtar, dipllomat, burr shteti, orator ……por në të gjitha është dështak i mjerë dhe i neveritshëm. Vetëm në dy profesione të botës së politiqenërve shqipëtar nuk ja kalon asnjëri, atë të gënjeshtarit dhe të kusarit se gënjen dhe vjedh me profesionalizëm dhe talent të veçantë një komb të tërë duke vën miljardat në torbën e tij të pangopur. Për këtë janë bër xhelozë Saliu dhe Ilir Meta, si ky dobiç tua kaloj atyre në mjeshtërin e mashtrusit dhe kusarit dhe nuk po i ze gjumi natës e ç’nuk po bëjnë për të rrëmbyer tepsinë e kusarqeverisjes nga duart e tij pa pritur edhe 25 prillin. Kur historia do të shkruaj për epokën më të errtë të kombit, epokën e sundimit të flliqur të kusarpolitiqenërve Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe Edi Rama do të veçoj Edi Ramën si më të aftin si kusarqeveritar, sepse do të fitoj edhe mandatin e tretë të kusartmerrqeverisjes, dhe pas mandatit të tretë, të jeni të sigurt që s’do të ketë mandat të katër por mbas 2025 do të ketë Rama I Edi që do ti trashëgoj fronin, kur të bëhet për rahmet pas, Ramës II Zaho e kështu me radhë …….Rama XV ….në qoftë se populli budalla shqipëtar do të ul kurrizin që mbi samarin që i kanë vën ( dhe ai e mban me përulsi shëmbullore), të rehatojnë menderen e qelbur kutërbuse të korrupsionit e kusarisë ish drejtuesit politik e shtetëror të socializmit të shëndrruar nga dhelpra marksiste leniniste Ramiz Alia në kapitalistët qëpo na sundojnë e na grabisin pa pikë mëshire për 30 vjetë rresht.
    Popull, ule më tepër kurrizin, që aktori me sy maçogu dhe me pamje të njeriut të marrosur, mender kryeministri, të rehatoj menderen sa gjatë e gjërë mbi samarin e krimit , kusarisë dhe korrupsionit mbi kurrizin tuaj. Kur them popull, kam parasysh pensionistët se ata të shkretët kanë ngaelur për të rjepur Edi Rama me Ilr Metën e Salin. Të rinjtë, të aftët për punë, të mënçurit me kohë kanë ikur nga vëndi i mallkuar Shqipëri dhe nuk mashtrohen të kthehen me hipokrizinë e përditëshme të presidentit dhe gruas së tij për të rinjtë që po braktisin vëndin.
    Prandaj,më mirë të themi……. pensionistë, uleni kurrizin që tu shaloj mirë Edi Rama, Saliu dhe Ilir Meta!! Ne kemi ngelur për tu vjedhur në atdheun tonë të dashur, vetëm të mos harrojmë të pim hapjet e tensionit që ta mbajmë mirë ngarkesën mbi samar!!

    Reply to this comment
  8. Treshi Maç December 29, 14:43

    Motivacioni: Qente le te lehin, asgjeja do te ece perpara!

    Reply to this comment
  9. A January 1, 23:47

    Nga tre persona te fotografise se pare, dy prej tyre jane tarallak dhe maskarenj si EDMUT RAMAVIC dhe BRUNO SHLLAKU nje ftyre e salduar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim