Shpallen fituesit e koncesionit të HEC-it në Kalivaç, do investojnë 125 milionë euro

June 13, 2018 16:20

Shpallen fituesit e koncesionit të HEC-it në Kalivaç, do investojnë 125 milionë euro

Pas mbylljes së tenderit në tetor të vitit të kaluar, Ministria e Energjisë ka njoftuar se hidrocentrali i Kalivaçit do të ndërtohet me koncesion nga bashkimi mes kompanisë turke “Ayen Enerji” dhe asaj shqiptare “Fusha SH.P.K”.

Në hidrocentralin mbi lumin Vjosë do të investohen rreth 125.3 milionë euro, shkruan Top Channel.

Sipas afateve të parashikuara në kontratë, ndërtimi i hidrocentralit të Kalivaçit do të zgjasë 2 vjet e gjysmë dhe pritet të fillojë nga prodhimi i energjisë në vitin 2021.

Hidrocentrali i Kalivaçit është vepra e dytë hidrike më e madhe në vend që ndërtohet me fonde private, pas kaskadës së Devollit. Do të ketë një fuqi të instaluar prej 111 mega vat dhe prodhim vjetor energjie 366.6 milionë kilovat.

Hidrocentrali në fjalë do të shfrytëzohet nga dy kompanitë private për 35 vjet, për t’u transferuar më pas në pronësi të shtetit.

s.a/dita

June 13, 2018 16:20
Komento

3 Komente

  1. Besi June 13, 18:28

    Prape ‘Fusha shpk’? Nga kullat ne hidrocentrale, he me ju lumte :).

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA June 13, 18:42

    Cfarë bëhet keshtu?!
    Do shfrytezohet nga Turku 35 vjet, deri sa të bëhet rrangall,
    dhe pastaj do fillojne te fitojne shqiptaret!
    Shkurt,
    Shqiperia po shitet ne ankand!
    Vjosa, , e quajtur Zemra Blu e Europes, Lumi i vetëm që rrjedh n a t y r a l,
    pa nderhyrje, do te shitet!
    Shqiptaret nuk fitojne gje!
    35 vjet eshtë jeta aktive e një brezi…Do perfitojne Turqit!
    Shqiperine po na e shesin Peshkaqenët!
    U tha se Vjosa do shpallej Park Kombetar dhe leverdia do te ish direkt per Shqiptaret!
    Rama po ben gabime dhe faje Katastrofale!
    Bashkimi Europian dhe shkencetaret Ambientalist kanë paralajmeruar se digat mbi Vjose jane një Katastrofë ekologjike per gjithe Pellgun ujembledhes te tij dhe per ekonomine e banorve te këtij Pellgu…!
    O te pangopur,
    L a r g
    D u a r t
    N g a
    V j o s a
    I m e !…
    LARG
    DUART
    NGA
    VJOSA
    J O N Ë ….!

    Reply to this comment
  3. Meti June 13, 20:01

    O ju qifsha turqine se late name me anadollaket po ju leverdis politikaneve se me anadollaket behet korrupsiomi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*