Shqipëria shpall zyrtarisht Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore!

March 24, 2020 22:18

Shqipëria shpall zyrtarisht Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore!

Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Në këtë mënyrë, kufizohen disa të drejta kushtetuese deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.

Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC), i ngritur pas tërmetit të 26 nëntorit do të jetë organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, deri në 30 (tridhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore merren masat e jashtëzakonshme, si më poshtë vijon:

Institucionet publike:

  1. a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
  2. b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;
  3. c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore e logjistike;

ç) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;

  1. d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;
  2. dh) të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat;
  3. e) të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organet publike;

ë) të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19;

  1. f) të krijojnë dhe të sigurojnë zonat e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithë masat parandaluese për të evituar infektimin;
  2. g) të garantojnë kushtet dhe stafin e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës;
  3. gj) të pajisin të gjithë punonjësit e qendrave spitalore dhe shëndetësore me bazën e nevojshme materiale për shmangien e infektimit.

Strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile:

  1. a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë së shtetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;
  2. b) të aktivizojnë dhe të organizojnë procedurën e karantinës për popullsinë e rrezikuar;
  3. c) të organizojnë kontrolle të njëanshme të banesave dhe objekteve private për evidentimin dhe trajtimin e personave të prekur nga virusi.

ç) të kufizojnë lëvizjen e lirë për brenda ose jashtë shtetit në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;

  1. d) të kufizojnë organizimin e grevave;
  2. dh) të kufizojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;
  3. e) të japin ndihmën e parë ndaj personave të prekur nga virusi dhe të realizojnë transportimin e të prekurve për në qendrat spitalore ose në infrastrukturën e karantinës;

ë) të organizojnë procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale.

Subjektet private:

  1. a) të respektojnë procedurat dhe masat për karantinën;
  2. b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;
  3. c) të përfshihen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;

ç) të mbyllin ose të kufizojnë përkohësisht veprimtarinë e tyre;

  1. d) të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Shtetasit:

  1. a) të zbatojnë urdhrat, masat dhe udhëzimet e autoriteteve të mbrojtjes civile, si dhe të ndjekin procedurat e kërkuara, në mënyrë të veçantë për karantinën dhe pezullimin e aktiviteteve;
  2. b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet publike dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;
  3. c) të përfshihen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
March 24, 2020 22:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim