Shpaloset flamuri i Vorio Epirit në ndeshjen Greqi-Mali i Zi

March 28, 2016 13:11

Shpaloset flamuri i Vorio Epirit në ndeshjen Greqi-Mali i Zi

Një tjetër skandal propagandistik ka ndodhur në ndeshjen e futbollit mes Greqisë dhe Malit të Zi.

Në momentin luajtjes së himnit grek, në stadiumin “Karaiskaqi”, pjesëtarë të organizatës nacionaliste “Epiri i Veriut 1914” që ishin të pranishëm, kanë hapur një flamur gjigand të Epirit të Veriut.

Një flamur propagandistik i ndaluar rreptësisht në ambiente të tilla sportive, njësoj si tymueset apo mjetet e forta të cilat ndalohen që në kontrollet e policisë përpara futjes në stadium. Por nëse sendet e forta, tymueset apo shashkat janë të përmasave të tilla që edhe mund të evitojnë kontrollet, një flamur gjigand i këtyre përmasave, që edhe regjia e kanalit grek OTE që trasmetonte ndeshjen e ka futur në trasmetim, ndoshta gabimisht, vështirë të fshihet dhe t’i kalojë kontrolleve të policisë, raporton TCH.

Një incident i tillë në ndeshje zyrtare do të kishte pasoja të rënda për vendin organizator, por në rastin e kësaj ndeshjeje që ishte miqësore, delegati i UEFA-s mungon dhe si rrjedhojë nuk raportohet si incident.

March 28, 2016 13:11
Komento

5 Komente

  1. Arben March 28, 14:09

    GATI I KEMI PUSHKET,

    HAJDENI PO JUA MBAJTI.

    Reply to this comment
  2. jim March 28, 14:32

    Per Lul Bashen nuk perben problem.Ndoshta eshte i gezuar “nipi” Esat Pashes.

    Reply to this comment
  3. Bayern March 28, 14:40

    Pune karagjozesh te Janullatosit.
    Kane 200 vjet qe lehin ne hene.
    Le te lehin edhe dy mije vjet te tjera kermat greke dhe gjakprishurit e shitur per 300 euro (Turgutfagu, Clausi, Derjtesia, Klimaksi, Enteri, Adriatiku e morashe e quravece te tjere).
    Don Kishotet nuk mbaruan me Servantesin. Greqia eshte e mbushur me te atille dhe Sanco Pancera, qe kane 200 vjet shohin endra ne diell, e nuk vene te punojne te lajne borxhin e madh qe edhe sikur tere Greqine ta shesin nuk arrijne dot t’ia lajne Gjermanit.

    Reply to this comment
  4. mirel March 28, 16:15

    Detin e moren ata, kishen e kane marre, varret I kane kthyer ne varre greke.
    Shqiptaret jane te zene te ndertojne park te liqeni..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*