Shpata e poetit dhe gjarpërinjtë e pushtetit…

August 15, 2018 13:17

Shpata e poetit dhe gjarpërinjtë e pushtetit…

Lirisë i hapet varri,
kur të shtyp një këmbë e huaj,
po lirinë mund t’ua marri,
edhe qeveria juaj!.

Nuk jam Vojua përmbi blinda,
në kohë të luftës s’jetova,
po që në ditën që linda,
këngën e lirisë mësova!.

Në zenith të poezisë,
s’ka enigma që nuk di,
i jam dashur Shqipërisë,
ndaj linda në Shqipëri!.

Nuk mund t’i dija të tëra,
se si ngrihesh-se si bie,
po nëpër vite u bëra,
luftëtar i madh lirie!.

Asnjëherë nuk kuturisa,
që të isha i lavdishëm,
që nga çasti që u nisa,
gjer në çastin e tanishëm!.

Tani unë i njoh të tërë,
ata që kanë shitur mënd,
s’ka lavdi-kur nuk ke bërë,
asnjë gjë për Vendin tënd!

Kur yll’ i lirisë shpesh herë,
gati-gati sa nuk shuhej,
ti s’ke folur asnjëherë,
dhe kur ajo fjalë na duhej!.

S’flas për vete-se s’m’u thyen,
kurrë shpatat e poetit,
po për ata që ushqyen,
gjarpërinjtë e pushtetit!

Monument Enverin derdhi,
e ngriti né piedistale,
e për fashizmin që erdhi,
nuk tha dot një gjysëm fjale!.

Nuk e di se si arriti,
në këtë qenef njeriu,
se monumentet që ngriti,
me fashistët i pështyu!.

Del se kot u lartësuan,
një copë herë këtu “gjenitë”,
se vendin e tradhëtuan,
përsëri për herë të dytë!.

Ishte pseudo lavdia,
që Atdheun e la vetëm,
ndaj kur na thirri liria,
sa gishtat e dorës mbetëm!.

Komunizmit të rrëzuar,
bythën s’ia kishim lëpirë,
po ai tash qe ndërruar,
me një super egërsirë!.

Ne-të paktit-po i shihnim,
konturet e errësirës,
kur të shumtit po na lihnin,
që nga bythë e egërsirës!.

I tufëzoi fashizmi,
intelektualët me dhjetra,
dhe heronjtë nga komunizmi,
u bënë lepuj edhe ketra!.

Dhjetra super qelbësira,
çudi si s’u thahej goja,
kur thoshin-se është e mirë,
një i çmendur nga Tropoja!

Për çudi në ato lista,
kish dhe burra me talent,
mendjen time ata pisa,
s’ma prishën asnjë moment!.

Deklarova me zë plotë,
ndënë gjithë atë terror,
se po ngrenë këta idiotë,
një të çmendur diktator!.

Alarmin për Mëmëdhe,
unë e ndeza me trompetë,
jo fjalë në kafene,
por gjëmime gjer tek retë!.

Dhe që atëherë e di,
do ta di sa të vijë vdekja:
“Fitorja ka rëndësi,
po shumë më tepër përpjekja!.”

Janë dritë për vegjëlinë,
hakërrimat e poetëve,
sepse lufta për lirinë,
do vazhdojë në jetë të jetëve!.

Lirisë i hapet varri,
kur të shtyp një këmbë e huaj,
po lirinë mund t’ua marri,
edhe qeveria juaj!
A.DUKA

August 15, 2018 13:17
Komento

9 Komente

  1. T. Topi August 15, 13:35

    Suplement…

    Përsëri për herë të dytë,
    Bulevardi i poshtëruar,
    Tradhëtia zogolljane,
    Vatanin e ka mbuluar !

    Reply to this comment
  2. vjola August 15, 14:35

    Te lumte . te faleminderit .

    Reply to this comment
  3. shkelqyer Arben August 15, 15:36

    ky eshte realiteti sot

    Reply to this comment
  4. intelektuali August 15, 17:24

    “I CMENDURI” NGA TROPOJA ESHTE DORA JUAJ
    O BEJTEXHI ENVERISTI QE URREN CDO TE HUAJ
    INTELEKTUALET S’I BASHKOI DUCJA DHE HITLERI
    POR DASHURIA PER FATIN E VATANIT DHE NDERI
    ATA ME GUXIM LUFTUAN ME MURTAJEN E FERRIT
    POR QE U TRADHETUAN NGA DJAJTE E TERRIT
    PRANDAJ O BEJTEXHI FANATIKU C’A JE TU THU
    ME LLOGJET IDIOTE QE JE DUKE MASHTRU?

    Reply to this comment
  5. nje qe te do gojekyçur , se na qelbe forrumet August 15, 21:34

    “INTELEKTUAL “, lexoje edhe nje here poezine e Dukes , lexoje pastaj edhe komentin qe ke broçkullisur ti dhe , me pa anesine tende me te mundeshme e me sforcuese , veri epitetin INTELEKTUAL , Arben Dukes , apo vehtes tende . Une besoj se nuk do te kete njeri ne Shqiperi qe te te vleresoje ty para A.Dukes , qofte ne personalitet , qofte ne patriotizem e atdhedashuri , qofte ne talent . Hajt , pleqeri sa me te shkurter e sa me te vojtur pafsh , more gojeqelburi i se kaluares te permbysur !

    Reply to this comment
  6. MH August 15, 21:46

    intelektuali
    Ndrro emrin.
    Pagzohu me nji tjeter se ky emen nuk puthet askund me trut e qelbura qe ia imponon vevetes per intelektual.Tash per tash nuk je ma shume se intelektual leshi.

    Reply to this comment
  7. intelektuali August 15, 22:23

    INTELEKTUALI ASHT ME T’LEME
    NUK ASHT VEMJE MH ME T’BLEME

    Reply to this comment
  8. Arben August 16, 07:45

    Elegji per lirine qe te solli enver kriminel, o shoku arben?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*