Shpata e poetit dhe gjarpërinjtë e pushtetit

Arben Duka April 10, 2016 11:34

Shpata e poetit dhe gjarpërinjtë e pushtetit

Lirisë i hapet varri,
kur të shtyp një këmbë e huaj,
po lirinë mund t’ua marri,
edhe qeveria juaj!

Nuk jam Vojua që mund blinda,
në kohë të luftës s’jetova,
po që në ditën që linda,
këngën e lirisë mësova.

Nuk mund t’i dija të tëra,
se si ngrihesh-se si bie,
po nëpër vite u bëra,
luftëtar i madh lirie.

Në zenith të poezisë,
s’ka enigma që nuk di,
i jam dashur Shqipërisë,
ndaj linda në Shqipëri!

Asnjëherë nuk kuturisa,
që të isha i lavdishëm,
që nga çasti që u nisa,
gjer në çastin e tanishëm.

Tani unë i njoh të tërë,
ata që kanë shitur mënd,
s’ka lavdi-kur nuk ke bërë,
asnjë gjë për vendin tënd!

Kur yll’ i lirisë shpesh herë,
gati-gati sa nuk shuhej,
ti s’ke folur asnjëherë,
dhe kur ajo fjalë na duhej!

S’flas për vete-se s’m’u thyen,
kurrë shpatat e poetit,
po për ata që ushqyen,
gjarpërinjtë e pushtetit!

Monument Enverin derdhi,
e ngriti në piedestale,
e për fashizmin që erdhi,
nuk tha dot një gjysmë fjale!

Nuk e di se si arriti,
në këtë qenef njeriu,
sa monumentet që ngriti,
me fashistët i pështyu!

Del se kot u lartësuan,
një copë herë këtu “gjenitë”,
se vendin e tradhtuan,
përsëri për herë të dytë!

Ishte pseudolavdia,
që Atdheun e la vetëm,
ndaj kur na thirri liria,
sa gishtat e dorës mbetëm!

Komunizmit të rrëzuar,
bythën s’ia kishim lëpirë,
por ai tash qe ndërruar,
me një super egërsirë!

Ne-të paktit-po i shihnim,
konturet e errësirës,
kur të shumtit po na linin,
që nga bythë e egërsirës!

I tufëzoi fashizmi,
intelektualë me dhjetra,
dhe heronjtë nga komunizmi,
u bënë lepuj edhe ketra!

Dhjetra super qelbësira,
çudi që s’u thahej goja,
kur thoshin se-është e mira,
një i çmendur nga Tropoja!

Për çudi në ato lista,
kish dhe burra me talent,
mendjen time ata pisa,
s’ma prishën asnjë moment!

Deklarova me zëplotë,
ndënë gjithë atë terror,
se po ngrenë këta idiotë,
një të çmendur diktator!

Alarmin për mëmëdhe,
unë e ndeza me trompetë,
jo fjalë në kafene,
por gjëmime gjer tek retë!

Dhe që atëherë e di,
do ta di sa të vijë vdekja:
“Fitorja ka rëndësi,
po shumë më tepër përpjekja!”

Janë dritë për vegjëlinë,
hakërrimat e poetëve,
sepse lufta për lirinë,
do vazhdojë në jetë të jetëve!

Lirisë i hapet varri,
kur të shtyp një këmbë e huaj,
po lirinë mund t’ua marri,
edhe qeveria juaj!

9 Prill 2016

Arben Duka April 10, 2016 11:34
Komento

3 Komente

  1. maks April 10, 13:07

    bravo zoti arben je me i miri i poeteve ne 25vjet gjith te tjeret jan lakej te regjimit pseo-demokratik

    Reply to this comment
  2. Luan April 10, 15:19

    Beni je gjithemon sic te kam njohur,e keshtu dua , nga thellesia e zemres ,te qendrosh.Ben ti e ke kete dhunti dhe kjo ishte dhe do jete embrojtja jote per kete vend edhe ne te tjeret sejcili ne mundesite e tij nuk do ndalemi sa te kemi frym ete gjallojme,Une jam krenar qe te kam njohur ty.

    Reply to this comment
  3. kris 1 April 10, 19:22

    Shpirti jot o arben
    Rron me lulet e Cajupit
    Vendin tone anembane
    Po e mbyt aroma e mutit
    Po e mbyt e kuterbon
    Qe nga jugu tek veriu
    U rilinden dhe gjirizet
    S’na mjaftonte derr Saliu

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*