Shpejtësia e ndryshimit të klimës: 700 studiues francezë ngrenë alarmin

September 10, 2018 13:07

Shpejtësia e ndryshimit të klimës: 700 studiues francezë ngrenë alarmin

 

Nxehtësi ekstreme në Europë, Japoni, SHBA, zjarre në pyje, shkrirje akujsh. 700 studiues francezë janë të shqetësuar për shpejtësinë e ndryshimit të klimës.

Me një hap të pazakontë 700 studiues francezë i drejtojnë një apel bashkësisë botërore për kërcënimin e katastrofave nga ndryshimet klimatike.

Në apelin e publikuar nga gazeta “Liberation” ata kërkojnë me urgjencë hapa të shpejtë për të kufizuar ngrohjen globale.

Sfidat e ndryshimit të klimës mund të tejkalohen vetëm me “ndryshime të menjëhershme në kuadër të objektivave të qarta dhe ambicioze” deri në vitin 2023.

Një marrëveshje është shumë pak

Ndryshimi i klimës është realitet gjithnjë e më shumë i ndjeshëm, shkruajnë studiuesit. Si për shembull përmes rritjes së temperaturave mesatare, shkrirjes së akullnajave, rritjes së nivelit të detit, shkatërrimit të ekosistemeve.

Fjalimet nuk mjaftojnë siç e tregojnë shifrat e emetimeve të gazrave karbonikë”, kritikojnë ekspertët, ku bëjnë pjesë edhe fizikantë dhe ekonomistë.

Studiuesit kritikojnë ngadalësinë e ecjes përpara të luftës kundër ngrohjes globale.

Ata i referohen Marrëveshjes së Parisit, 2015 ku u përcaktua një plan veprimi për të kufizuar ngrohjen globale nën 2 gradë Celcius.

Por një projekt i përmasave të tilla nuk realizohet thjesht me nënshkrimin e një ujdie, theksojnë studiuesit.

a.s/dita

September 10, 2018 13:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*