Shpella e Pëllumbasit e konceptuar si muze, studiuesi Qiriazi: Është banuar 10 mijë vite më parë

August 18, 2018 17:14

Shpella e Pëllumbasit e konceptuar si muze, studiuesi Qiriazi: Është banuar 10 mijë vite më parë

Monumentet e natyrës shihen si të rëndësishme jo vetëm për studimet shkencore, por edhe për zhvillimin e turizmit.

Prof Perikli Qiriazi

Profesor Perikli Qiriazi ka kohë që ka hartuar një projekt për shndërrimin e Shpellës së Zezë të Pëllumbasit në muze.

“Së pari në të ka jetuar ariu i shpellave, nga 10 mijë deri në 400 mijë vjet përpara. E jona ka një vlerë më të madhe se sa simotrat e saj evropiane. Sepse në të ka jetuar edhe njeriu, nga paleoliti i vonë deri në mesjetë të hershme”, thotë ai për Top Channel.

I pyetur për atë se çfarë do të transmetojë konkretisht ky projekt, ai shprehet:

 “Kemi menduar një rrugë komode këmbësore. E kemi menduar të vendosim njeriun e shpellave. Manikinat e njeriut të shpellave, familjen rreth zjarrit. Dhe më tej pastaj, atje ku ne kemi gjetur skeletet e arinjve të shpellave, të vendosim ariun e shpellave.”

Profesor Qiriazi thotë se nuk mjafton vetëm identifikimi i monumenteve të natyrës, por kërkohet mbi të gjitha mirëmbajtja e tyre.

“Unë do të theksoja këtu në mënyrë të veçantë parkun kombëtar të Lurës. Prerjet abuzive, djegiet e vazhdueshme tashmë i kanë zhdukur ato motive, ato vlera, për të cilat ju dha me të drejtë statusi i parkut kombëtar. Unë do të radhisja parkun kombëtar të malit të Tomorrit. Në mënyrë të veçantë, shpatin perëndimor të këtij mali.”

 

s.a/dita

August 18, 2018 17:14
Komento

9 Komente

  1. lola August 18, 17:22

    bravo

    Reply to this comment
  2. ariff August 18, 19:16

    …. njerzit kan hik per lesh ne Shqiperi. Ne ate vend po braktisen masivisht plazhet dhe riviera, ky myteberi thote ti qepen shpellave te arinjve.

    Reply to this comment
  3. Dhimiter Xhoga.(Guri Naimit D.) August 18, 21:32

    Faleminderit Pr.Perikli Qiriazi,per ate mision marre, pa tjete pjese ejtes suuaj si studiues.Ajo qe doni te beni Ju eshte kerkese ekohes,bile jemi te vonuar.
    Me vjen keq qe komentuesi “ariff” gjykon ashtu.
    Pr.i nderuar po shkove ne Frasher, shko dhe vizito ate rradhuan shkembor disa Km, te “Guri Bletes”,sa pas tij,perle ai livadhi pas shkembit te”VILES” qe i thone ZHEJE.e do me japesh te drejte.Ajo zone me “Bredhin e Otoves” e luginen e Lengarices me Banjat e BENJES, formojne ate cikuid te shkelqyer per vizitoret e botes;”Park NACIONAL” i ralle.Po se pari duhet te lidhet Frasheri i”Vellezerve Frasheri” sa Teqene me emer Beqtashiane,me rruge automobilistike me Korce-Kolonjen sa Skraparin.Nuk flas per Luginen e Osumit ne ASHIKIE ,qe eshte nje tjeter perle dale permes asaj lugine lumore,deri sot e pakaluar nga Kolonja ne Skrapar. Mire e kane nisur ekplosuesit nga Corovoda , Te dalin ne Luginen e Ashikies bri Mali te Micanit.tej Nikollares,lidhet me ato livadhet e fameshme bri Vithkuq-Voskopojes.(ku eshte krijuar brigatae pare s e LN.Cl. sa mbajtur Kongresi pare i Rinise Shqiptare).
    Me falni se mosha ben te veten…per me teper jam tej oqeanit prane NIAGARES qe me josh….
    Me falni te nderuar lexues te kesaj faqeje te gazetes “Dita”,qe mendoj, duhet te jete kryefjale e shkrimeve te tilla,njohese te vlerave te Atdheut tone.
    83 vjecari vjecari mesues.
    VO: Lereni komentues “ariff”, me arriff-et…
    Faleminderit “lola”po jo me “bravo” pershendetie Pr.nderuar…

    Toronto18-08-2018 Dhimiter Xhoga.(Guri Naimit D).

    Reply to this comment
  4. Nje shqiptar August 19, 13:44

    Ju lumte neqoftese do te filloni te krijoni muze te tille natyrore. Turizmi malor mund te zhvillohet me tej edhe duke pasur objekte te tille te kultures. Vendi yne ka shume monumente te tille qe jane lene ne harrese dhe aq me keq po demtohen edhe nga shkrimet e injoranteve qe vendosin emrat e tyre ne shkembijte e shpellave per te treguar origjinen e tyre.

    Reply to this comment
  5. Popull i thjeshte August 20, 08:57

    Jane gjera qe duhen bere patjeter.Personat qe jane eksert te fushes si studiues duhet ti bejne apel dhe te terheqin pas edhe min. e kultures e institute te trashegimise historike duke perfshire ne keto projekte dhe universitetin shteteror me pedagoget e studentet qe merren me studimin e historise.Ne kete menyre projekti dhe idete do te marrin jete dhe do te kete gjera te reja interesante qe do ti shtohen hartes se turizmit ne SHqiperi.

    Reply to this comment
  6. Baba nga Durrsi August 20, 21:08

    Edhe pse perpiqem ti besoj, prapeseprape ka dicka qe nuk shkon ne rrefimin e ketij profesori. Pike se pari koheshtrirja qe ai permend (10 mije deri ne 400 mije vjet) eshte e pa kuptimte, pra nuk thote asgje sepse natyrisht i mungojne faktet dhe sidomos reliket, figurat e vizatuara neper mure, shkrime ne gur, pra Piktograma ose Ideograma qe ishte mjaft e perhapur ne ate kohe. Nuk perben fakt qe aty paska jetuar ariu i eger i shpellave, sepse i ngjan faktit qe dikur ne planet kane jetuar Dinosauret por qe fatkeqsisht kurre nuk bashkejetuan me njeriun sepse ai u shfaq shume me vone, pra thene shqip: keto dy lloj specie nuk u takuan kurre dhe nuk bashkejetuan kurre me njeri tjetrin. Epoka e PALEOLITIT (qe permend ky profesori) fillon 2,5 milion vjet me pare dhe perfundon me Epoken Mesolitike pra kur njerezit filluan te njohin edhe agrikulturen dhe vendoset ne harkun kohor nga 11.000 vjet deri ne 8000 vjet BC. Kultura e “homo sapiens” qe i perket kesaj periudhe ishte e karakterizuar nga “grafiti” pra prapeseprape nje shenje do ta kishte lene ky njeri. Ketu nuk permenden as 4 Erat e Akullta qe nuk ndihmonin aspak zhvillimin e “homo sapiens” pra Günz, Mindel, Riss und Würm. Se fundi pa dashur te polemizoj me profesorin po permend qe qyteterimet e lashta kane lene gjurme te thella ne historine boterore si ai Egyptian (rreth 5000 vjet me pare) apo edhe me tej si ai Sumer (10,000 vjet BC) dhe keta njerez qe ky nuk i permend askund (pervec Ariut-kafshe) nuk paskan lene asnje gjurme?! Nuk dyshoj ne vjetersine e Shpelles por dyshoj ne harkun kohor qe ky profesor kerkon tja akreditoje banimit te saj nga njeriu, ose thene shkencerisht- “homo sapiens-!!!

    Reply to this comment
  7. info analitike August 22, 13:54

    Prit tani kur te shkruaje ndonje leter Dioguardi per te protestuat se po te behet nje gje e tille vendit i del nami i keq si vend shpellaresh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*