Shpellari përjashta e ka lënë litarin

June 11, 2015 13:42

Shpellari përjashta e ka lënë litarin

Arben Duka

 

Vërtetë në pushtet,
s’e kemi Shpellarin,
po ai përjashta,
e ka lënë litarin!

Mirë që na la gropat,
borxhet-varfërinë,
po keq na ka futur,
në sherr me Greqinë!

Nga Marrëveshje e Salës,
ajo nuk lëviz,
ndaj dhe do ta kemi,
Greqinë në kurriz!

Litarin përjashta,
Saliu ka lënë,
për grekun-Marrëveshja,
quhet e mirëqënë!

Në zyrë të Lulashit,
firmë e vulë është vënë,
se për dreq bufoni,
ministër ka qënë!

Është pak që t’ua presësh,
mishin me gërshërë,
se çdo krim të mundshëm,
këtu e kanë bërë!

Kanë bërë çdo lloj krimi,
në Atdheun tim,
po “dhurimi” i detit,
është super krim!

Këta shajnë Ramën,
që s’mban ca premtime.
e për vete janë,
të zhytur në krime!

Premtimet u bënë,
për ne socialistët,
gjersa nuk votuan,
ç’punë kanë shqupistët?!

Këtë farë logjike,
unë dot s’e kap,
dhe s’më ke votuar,
dhe kërkon hesap?!

June 11, 2015 13:42
Komento

17 Komente

  1. kola June 11, 15:55

    Arben Duka mos u ngut
    sod ni bejte po ta qes
    bo me i pas tre cop si ti
    ndy ve kamt e ntjetrin dhes

    Reply to this comment
    • Dion June 11, 19:54

      @kola
      Sec mu kujtua nje bejte e vjeter (jo e shkruar nga Duka). Po ta sjell para zgjedhjeve: Kola yne asht buke e vjeter grun e tij e qin nje tjeter.

      Reply to this comment
    • As Poet, As Analist June 11, 21:01

      Ti thuash ‘shpellar’ menderit
      Gjithmone me duket pak
      Po ti ve dhe njemije emra
      I meriton i ka hak !!

      Zakonisht nuk perseris
      Fjale qe me pare kam shkruar..
      Perseritja nene e dijes
      Per te mbajtur mendjen zgjuar !

      Sa here qe vjen dita e enjte
      e stakoj televizorin
      me hap barkun kur degjoj
      edin dhe mender doktorrin!!

      Lutem mos me keqkuptoni
      edin e kam per paloken
      bashke me SHQUP-asit e tjere
      nuk dine ku e kane koken!!

      Nuk dine ke kane mbi koke
      ke de facto ke de jure
      nje i marre e histerik
      tjetri leck e pacavure!!

      Si mund ta degjoj menderin
      kur cirret me histeri
      kur ben kllounin legen
      dhe kur kerkon llogari ??!!

      Diarre i del nga goja
      dhe cdo lloji ndyresije
      vjerrit te se rese Armine
      ish-it te zonjes Sadije!!

      Handikapi I ketij vendi
      I vulosur ne nje emer
      duhet shporrur sa me pare
      duhet goditur ne zemer!!

      Gjarprit ,qe mos te kafshoje
      duhet shtypur fare koka
      pastaj nje ore e me pare
      I duhet te hapur gropa!!

      Kjo eshte e vetmja menyre
      qe gjarpri te mos kafshoje
      ka edhe te miren tjeter
      as ere te mos kuterboje!!…

      Reply to this comment
    • andi June 12, 16:02

      kol o kol a ke noj klase shkoll? Se bejtet nuk jane te tuat po jane kopjue nga Populli. E une gezohem sot qe Poeti e pagzon me emrin qe i vura une para 25 vjetesh, kur i thashe Ferit Hotit se nuk ka hajer nga nje Komunist Shpellare. nga nje deshmitar gjygjesh me porosi. Jam i gezum qe ky kriminel po diskreditohet per dite e me shume.Do jem edhe me i gezum kur ta shikojme para gjykimit si kriminel e anti shqiptare i shitun.

      Reply to this comment
  2. ermir June 11, 16:27

    E mer kol boll me te thirr ne emer dhr merret vesh se cfare lloj gomari je…

    Reply to this comment
  3. Lakja June 11, 16:53

    Kol morkol ti je i dhjere qe kur ke qene ne embrion ne barkun e nanes tate.

    Reply to this comment
  4. 5/1 June 11, 17:11

    o coca kole..

    si nje pjese shquptaresh nga servile te enverit o bête kakardhija te sali qederit.

    se cfare talenti ke kqyre si I kendoje baces enver dikur:

    Ku ka kangë që e merr kët’ burrë
    Kjo Shqipni ka qit’ kaq trima,
    si qet qielli bubullima.
    Nji kreshnik kan’ rrit’ kta male,
    pushkë e madhe, besë e madhe,
    nji kreshnik, nji lis me rrema,

    Enver Hoxhën me shtat’ zemra.
    Kërcet pushka në Tiranë,
    djemtë e Shqipes jan’ me nanë,
    djemtë e Shqipes s’janë jetima,
    vend për vend vetojn’ vetima.
    N’ball’ vetimash kush po prin?

    Enver Hoxha me Partinë,
    pesdhjet’ vjet në luftë e punë,
    pesdhjet’ vjet per ne pa gjumë.
    Shpata kurr’ s’e shpoj Skënderin,
    s’guxoi kush me e prekë Enverin.
    Sa jan’ malet rreth e rrotull,
    garda e tij asht mbar’ nji popull.
    Siç jan’ mbush’ malet me gurra,
    kjo Shqipni asht mbush’ me burra,
    kurrnjiher’ s’ka njoft’ ky vend,

    Enver Hoxha mal me mend.
    Gjith’ kreshnikët tan’ të lashtë
    te ky burrë jan’ bashkue bashkë.
    Duhet kanga nji mij’ rreshta,
    tan’ ortiqet që ka bjeshka,
    duhet t’vij’ deti me valë,
    duhet malet t’ishin fjalë,
    prap’ s’do t’bahej kanga kurrë.
    Ku ka kang’ që e merr kët’ burrë!

    Kole Kola
    Bajzë-Shkodër 1988

    Reply to this comment
    • andi June 12, 16:26

      Ti Kol Kola nga Bajza e Shkodres, 20 mejhanane kohe te Zogut, nat nahije me 20 shpija (bordella) qe pun kush nga ju nuk njihte, vec vjedhje e Raki, kurvni e pa besi. Ne kohe te Enverit ndryshoi zanati, Se kur erdhi Vesel Molla tan u bate Mic Sokola, Kur u vra Bisho Hasi kumara i tij mik ne shtepi e pati,(dhe e vrau ne gjume) Mos ta zgjasim dhe ma gjan, nje Gomar te urt kishte nje Pjeter Shan.

      Reply to this comment
  5. GAMORI June 11, 20:01

    Nje Bust ARI do te ngrejme i Ndrituri Zoti ARBEN DUKA ! HALLALL QUMESHTI I NENESA DHE KJO TOKE QE TE RRITI !

    Reply to this comment
  6. LOVE June 11, 21:30

    lere lere se na qorodite
    ai armiku i kllases ,po na i ben te gjitha te zezat
    monumentet e atyre qe kane kryer genocid mbi shqiptaret ,i ka ngritur Kali i Trojes
    hic po gje vete nen kryetari i kurVendit
    festen e Vorio Epppppirit e feston me flamur grik vete ai HALEati i juaj
    ne krye te Kishes hidhesine e tij Janullatosin e ferkon mire selia roze
    Irinein e priti dhe e bekoi vete qelbesira e rilindur ,dhe kujtoje mire Irinein

    keto ishin sa per te rifreskuar mendjen me alzhajmer 🙂

    te kthehemi te armiku i kllases
    nuk e di pse armiku eshte ende aty ,nuk e di pse vetem u denoncua per kredo politike ajo marreveshje ,dhe te gjithe firmataret gezojne pushtet te plote
    ne fakt une e di ,por ti je ca i vonuar ne me te miren e rastit
    ne me te keqin e rrotullon gjuhen vetem per partine dhe per ca vota te peshtira
    merre qete me gersheret , na duhen per dimer se ne behar i perdorim vete
    nuk merreni dot me Saliun as me /pa gershere ….. jua ka shkul dhembet 🙂
    jeni njesoj ,ju keni dhe genin kriminel !

    nje konflikt me Greqine ndoshta Tirama do e kete ,por jo per detin
    Greqine ,kapitalizmi ka vendosur ta leri te vdese ,dhe i vjen hakut
    gjithe kelyshet e Putinit ,kete fund duhet te kene !
    Tirama zyrtare ,te vrase mendjen ku do coj ata pabuksat qe do i vijne aty
    kur te kercesh si majmuni dege me dege dhe te rrotullosh gjuhen per propagande
    shkruaj ndonje gje per shifrat e atyre qe po braktisin ate vend te nemur dhe cmendur
    shkruaj per fshatra te tere qe kane ngelur si varre pa kufoma , per shkolla me nga 10 nxenes , per pleq qe dhe lotet u jane thare dhe do ngelen te vdekur 3 dite ne shtepi
    para se ti gjeje ndokush

    “dhe s’me ke votuar dhe kerkon hesap ” ?????????
    juve u votuat nga qelbesirat e bashkuara , nuk quhet vote ,quhet
    MASHTRIM !!!!

    Reply to this comment
    • Tartufi June 11, 23:14

      Kujt i shkruan ,bajges dhe kaluar bajges !!!! Litari eshte i leshuar nga dylberi,
      qe e ka kapur shpellari,padrinua,dhe ky kallami i gjate te pengohet mileti shqiptar.

      Reply to this comment
  7. E po kjo pune! June 11, 22:02

    750 mije votuan Salen ne zgjedhje… shume jane se u votua falja e detit, dhe gjithe keto larva qe duan te behet kryetar bashkie qe i shkojne pas nje njeriu qe fali sovranitet!!!! PD eshte vlere e demokracise por sa kohe komandohet nga dora e vjeter, duhet braktisur ose nese duhet te vijoje, duhet izoluar qoftelargu nga vete anetaret me dinjitet te PD …. nuk ka rruge te mesme

    Reply to this comment
  8. mireli June 11, 23:57

    Per te dhimin KOLA:
    Kola mor KOLA
    rrushin ta vola,
    rakine ta piva
    cikat ti civa.

    Reply to this comment
  9. kris 1 June 12, 03:03

    qe te varrosnim shejtanin
    ne votuam mbret kallamin

    Reply to this comment
  10. METEH June 12, 05:56

    Kur behet fjal per mavrin Sali,Kushdo mund te beje shume poezi.Se ky mjeran ka bere gjithmon poshtersi,Te zit e ullirit ky popull ka heq prej tij.Po ka dhe legena qe e duan,Se bashk me te kan ngren ne nje sahan,Se delet e çobanit i ruan qeni ne stan.

    Reply to this comment
  11. lato June 12, 07:51

    O te dhjefsha o parti
    Enveri,Ramiz Ali
    Shkuat gjer ne Lug te Zi
    Per te gjetur kafsheri
    Nje Elez e nje Sali
    Se kishin prishur cati
    Teqe edhe xhami
    I shetitet me gjemi
    I futet dhe ne parti
    I bete sekretari
    sekretare edhe jatri
    Juve c`jua bene mire
    Hajdari me Saline

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*