Shpenzimet për shëndetësinë i kalojnë PPP-ve, rritet vdekshmëria pa asnjë përmirësim në shërbimin mjekësor

May 22, 2020 09:17

Shpenzimet për shëndetësinë i kalojnë PPP-ve, rritet vdekshmëria pa asnjë përmirësim në shërbimin mjekësor

Shpenzimet për sektorin e shëndetësisë e kanë kaluar lehtë nivelin 3% të PBB-së në vitin 2019, duke shënuar një rekord të 10 viteve të fundit, por kjo rritje nuk e ka përmirësuar shërbimin mjekësor.

Vdekshmëria foshnjore pësoi rritje me 1,4 pikë përqindje vitin e kaluar, teksa vdekshmëria në tërësi u rrit me 0,6% raportoi INSTAT.

Por fakti pse rritja e fondeve për shëndetësinë nuk është përkthyer në rezultate lidhet me faktin se fondet shtesë shkojnë për pagesat e koncesioneve.

Instituti i Statistikës raportoi se shpenzimet për sektorin e shëndetësisë për vitin 2019 kanë qenë 51.2  miliardë lekë. Këto shpenzime përbëjnë 10,41 % të shpenzimeve publike gjithsej për vitin 2019 dhe zënë një peshë prej 3,05 % në PBB-në gjithsej.

Në tre vitet e fundit shpenzimet për sektorin e shëndetësie po pësojnë një rritje të qëndrueshme. Këto shpenzime udhëhiqen nga tre koncesionet aktive në këtë sektor.

Në vitin 2018 pagesat për koncesionet ishin 3,6 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2019 ato kanë qenë më të larta se 4,1 miliardë lekë, ose 8% e shpenzimeve gjithsej në shëndetësi.

Shpenzimet për sektorin e shëndetësisë vitin e kaluar arritën në 51,1 miliardë lekë nga 49 miliardë lekë në vitin 2019. Por pothuajse gjysma e rritjes ka shkuar për pagesa më të larta të koncesioneve, kryesisht për sterilizimin, shpenzimet e të cilit janë tejkaluar dy vitet e fundit prej parashikimeve të pasakta në kontratë.

Pagesat buxhetore për koncesionet ishin sa 20% e fondit që iu akordua shërbimit spitalor më 2019, ose 36 % e të ardhurave që u planifikuan të grumbullohen nga nga kontributet e sigurimeve shëndetësore.

Ministria e Financave raportoi në buxhetin e vitit 2020 raportoi një vlerë 32 për qind më të lartë për financimin total të katër kontratave koncesionare në shëndetësi se sa kishte programuar ne parashikimet e vitit 2018, por pagesat për kontratën e Check-up janë anuluar për shkak të pandemisë.

Pandemia Covid ka ndërgjegjësuar qeveritë kudo në botë për të kthyer vëmendjen nga sektori i shëndetësisë, sidomos për investime në burime njerëzore dhe në logjistikë.

Monitor

j.l./ dita

May 22, 2020 09:17
Komento

7 Komente

  1. Lili May 22, 13:07

    Halla s’kemi pare gje bile! Eshte vetem fillimi!

    Reply to this comment
    • mirel May 22, 15:56

      Kriminele, hajdute, bastarde historike. Po shqipot jane betuar me mire te vdesin sesa te kerkojne ndalimin e PPPve

      Reply to this comment
      • xxx May 22, 16:56

        epo dicka ka qe nuk ndodh ngritja popullore mirel
        e vertete shkeljet monstruoze te rames jane hapur
        por hidhi ne sy popullates
        rinia qe historikisht udheheq protesta politike nuk eshte gjekundi, e percare, e plagosur nga plage si mafia, krimi, emigracioni, gjakmarrja, prostitucioni, c’te numerosh … Me studentet e pame si shkoi muhabeti. Plus ne shqiperi ben kerdine ideologjia e poshter e konsumizmit ne kryeqytet e qytetet e medha

        Brezi i lidhur me vendin dhe politiken i cili kupton c’ndodh eshte mosha mbi 40 e lart, e para.
        Plus brez i percare per vdekje nga anti-komunizmi i paraardhesit i ramutit, Sali berisha,

        plus ne shqiperi problemet i ke te trashura sa s’ka dhe te ndryshme sipas shtresave

        Rama ka bere disa llogari prandaj leviz sic ka bere.

        Reply to this comment
        • ? May 22, 21:13

          ta them une ty o xxx se si zgjidhet problemi. Populli vullnetarisht te pranoje tallonin perseri, te filloje prodhimi i furnellave te vajgurit nga Gjirokastra. Kuzhinat e apartamenteve te zhvendosen ne halete e apartamenteve, keshtu edhe supes do ti vije ere me e mire. Pastaj hajde na sqaro zotrote per mafien, kriminalitetin, prostitucionin.

          Reply to this comment
          • xxx May 23, 17:59

            konsimizmi eshte ideologji e korporatave e bizneseve te medha, ju sherben per te bere fitimet miljardeshe qe nxjerrin. Nuk thote kush te kthehemi e jetojme ne shpella. Por jo te kthehet blerja e produktit me te fundit, ne status te individit.
            Konsumizmi kritikohet nga perendimi i perparuar ndersa per vendet e varfera si ne, me polaritet te theksuar pasurie, kjo ide e rrezikshme aplikohet me mburrje: Kush posedon mallra te fundit e te shtrenjta, ai vlen.
            Gjynah ky moral shkaterrimtar, per rinine ne vecanti.
            Konsumerizmi eshte ideologjia e liderit te larte te kapitalizmes Edvin dhe eshe ne rruge e siper te instalimit me mbeshtetje pa kursim nga Mane, Fusha, Ulaj, Kastrati etj qe s’ju di emrat

      • ? May 22, 21:10

        mirel enveristi, perse merzitesh dhe lef ti? A nuk eshte vazhdimi i Partise se Enverit qe po i ben keto pitsira?

        Reply to this comment
      • Mjaft me rrena se late nam! May 23, 00:42

        Ndryshimet qe z. Rama ka bere ne Mjekesi jane te dukshme dhe te prekshme nga te gjithe shqiptaret. Vetem atyre qe ju kane dale syte nuk mund ti shikojne ndryshimetv kolosale qe jane bere ne shendetesi. Dhe kush tjeter pervec Dr. Vdekjes, apo Dr. Kimikut dhe larove qe urrejne z. Rama per aresye nga me te ndryshme (sepse ju preu fitimet nga llotot, nga kumari, nga kurvelleqet, nga trafikimi i droges, dhe nga trafikimi i grave dhe femijeve) mund ta shajne. Vrimat e halese te lena ne shkaterrim mga Salo rrumpalla, Rama i ktheu ne vende ku te behetv nje sherbim europian. Mjaft me keto artikuj te mbushur me te paverteta dhe me helm. Ne kemi sy dhe shikojme. Nukm thone kot qe rrena i ka kembet e shkurtra dhe hunden e gjate.

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim