Shpërbëhet Parlamenti në Maqedoni, Zaev njofton bojkotimin e zgjedhjeve

April 7, 2016 09:41

Shpërbëhet Parlamenti në Maqedoni, Zaev njofton bojkotimin e zgjedhjeve

Parlamenti i Maqedonisë është shpërndarë të mërkurën pak para mesnate, pa miratuar dorëheqjet e 2 ministrave dhe 3 zv.ministrave nga radhët e LSDM-së.

Në këtë mënyrë ata do të vijojnë të kryejnë funksionet e tyre në qeverinë teknike e cila ka për detyrë të organizojë zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni.

Në ditët në vijim pritet që kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, të firmos vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor.

Menjëherë pas shpërndarjes së Parlamentit, kryetari i LSDM, Zoran Zaev, ka njoftuar se opozita maqedonase nuk do të merr pjesë zgjedhjet e 5 qershorit, pasi sipas tij, nuk janë plotësuar kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Ndërkohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ende nuk kanë dhënë asnjë vlerësim nëse janë përmbushur kushtet për zgjedhje korrekte.

Anëtarët e këtij komisioni kanë dallime të mëdha rreth mundësisë së pastrimit të listës zgjedhore nga votuesit e dyshimtë në afatin e paraparë.

Përderisa anëtarët e VMRO-DPMNE-së në KSHZ thonë se ka ngelur edhe pak punë për pastrimin e listës, kolegët e tyre nga LSDM-ja thonë se ky proces vetëm sa ka nisur dhe është e pamundur të përfundojë në kohë.

April 7, 2016 09:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*