Shpërblim në fund viti për 80 mijë familje me ndihmë ekonomike

October 30, 2017 09:49

Shpërblim në fund viti për 80 mijë familje me ndihmë ekonomike

Familjet me ndihmë ekonomike, që janë rreth 80 mijë të tilla do të marrin shpërblimin e fundit vitit. Kjo është njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Financave në relacionin e projektbuxhetit, edhe pse masa e shpërblimit nuk është përcaktuar ende. Vitin e kaluar kjo kategori përfitoi shpërblim 2500-3000 lekë.

Skema e shpërblimeve këtë vit pritet të shtrihet edhe në kategorinë e pensionistëve siç është bërë traditë tashmë dhe disa kategori të tjera të popullsisë.

Këtë vit qeveria është e lirshme të japë shpërblimet e fundit te vitit për shkak të ecurisë pozitive te të ardhurave buxhetore.

Gjithashtu Ministria e Financave sqaron se mbi 32 mijë familje që janë pjesë e ndihmës do ta marrin deri në fund të vitit një pagese mujore dy-trefish më të lartë.

Gjatë vitit 2018 pritet të jetësohet një projekt që rrit efikasitetin dhe transparencën e skemës së ndihmës ekonomike nëpërmjet administrimit të regjistrit elektronik kombëtar dhe përdorimit të sistemit të pikëzimit.

Qëllimi është rritja e shënjestrimit dhe mbulimit të familjeve të varfra, krijimi i një sistemi të paanshëm dhe transparent, duke ulur subjektivitetin në vendim-marrje, si dhe rritja e eficencës në administrimin e skemës. Targetimi i më të varfërve do të bëjë të mundur “pastrimin” e skemës nga abuzuesit dhe futjen në skemë të familjeve më në nevojë.

Për vitin 2018 janë parashikuar të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike 79,891 familje.

Gjithashtu parashikohet të trajtohen me pagesa të aftësisë së kufizuar 164,410 persona (persona me aftësi të kufizuar, kujdestarë të PAK dhe invalidët e punës).

October 30, 2017 09:49
Komento

6 Komente

  1. Social Rilindasi October 30, 10:06

    Na ishte nje here…Shperblimi i fundvitit!
    Ai Sali Ram Berisha dhe tjere para tij u treguan shume kurrnace dhe jepnin kete Shperblim te fundvitit per te gjithe buxhetoret e Shqiperise. Nga 100 mije leke te vjetra per arsimtare, shendetesi, pensionistet nga 50 mije.
    Shyqyr zotit ne 2013 erdhi ne pushtet Edi Kristaq Rama dhe e hoqi kete praktike te gabuar te paraardhesve te tij. I hoqi fare Shperblimet e fundvitit per buxhetoret. Per pensionistet i beri 25 mije.
    Ja, kesaj i thone Rilindje ( he se harrova, i jep Shperblim Punetoreve te dalluar d.m.th. neve te Rilindjes).

    Reply to this comment
  2. Dike Mullai October 30, 11:00

    Per STATUSIN e NAFTETAREVE ka ndonje Plan Ministria e Financave ? Ne keto 3 vjete jane ndare shume Pensioniste Naftetare ! Shume propozime po bene kjo Qeveri !!! Shpresojme realizimin per ne Ish NAFTETARET qe kemi mbetur !

    Reply to this comment
  3. dori October 30, 12:03

    Vleresime per iniciativen e shkelqyer, eshte nje shperblim qe perfshin nje mase te gjere qytetaresh, komplimente qeverise per dhuraten shume me vlere per festat e fundvitit.

    Reply to this comment
  4. tiku October 30, 12:10

    Vendim shume i mire qe ndihma dhe shperbimi ekonomik te shkoje se pari tek ato kategori qytetaresh qe kane relaisht nevoje per suport financiar, shume vleresime per vendimin ne fjale, bravo.

    Reply to this comment
  5. Pensionisti October 30, 13:30

    Qe njoftoni , beni mire , por , kur nuk jepni shifra jeni te pa besushem ; te prisnit edhe pak sa ti saktesonit shifrat dhe te behej gezimi yne i plote dhe i besushem.

    Reply to this comment
  6. Pensionisti October 30, 13:31

    Qe njoftoni , beni mire , por , kur nuk jepni shifra , jeni te pa besushem ; te prisnit edhe pak sa ti saktesonit shifrat dhe te behej gezimi yne i plote dhe i besushem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*