Shpërblimet e fundvitit jepen nesër

December 14, 2017 16:25

Shpërblimet e fundvitit jepen nesër

 

Shpërblimet e fundvitit, prej 3 mijë lekë për pensionistët, do të nisin këtë të premte me ata që kanë datën e pensionit.

“Nesër fillon shpërndarja e këtij shpërblimi”, thotë Astrit Hodaj, drejtor i ISHS.

Sipas drejtorit të Postës Shqiptare, Laert Duraj, këtë vit janë marrë masa që të mos krijohen radhë nëpër sportele, pasi të ketë një grafik për shpërndarjen e tyre.

“Periudha në të cilat pjesa më e madhe do të marrë shpërblimet do të ketë 12 ditë kohë kalendarike. Do të ketë mundësi që të përfitojnë të gjithë pa radhë. Duke filluar nga 15 dhjetori do të fillojnë të tërheqin ata që kanë radhë dhe ata që e kanë marrë në datën 1 dhjetor dhe kështu do të vazhdohet”, thotë drejtori i Postës.

Por ata pensionistë, të cilët për arsye të ndryshme nuk arrijnë të marrin shpërblimin brenda vitit 2017 do të mund ta marrin atë edhe në muajt në vazhdim të Vitit të Ri.

December 14, 2017 16:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*