Shpërblimi për lindjet, Rama sqaron pagesat për rastet e binjakëve dhe trinjakëve

September 26, 2018 19:00

Shpërblimi për lindjet, Rama sqaron pagesat për rastet e binjakëve dhe trinjakëve

 

Paraditen e sotme, kryeministri Rama foli për risitë në pr/buxhetin e vitit të ardhshëm ku e vuri theksin tek bonusi që marrin familjet për lindjen e fëmijëve.

Teksa aktualisht ky bonus është 5 mijë lekë, Rama nga ambientet e kryeministrisë deklaroi se kjo shumë do të 8-fishohet për fëmijën e parë, duke e bërë 40 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e dytë ky bonus do të jetë 80 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e tretë do të jetë 120 mijë lekë.

Por në një aktivitet pasditen e sotme, Kryeministri sqaroi edhe rastet kur fëmijët do të jenë binjakë, por edhe trinjakë.

Rama sqaroi se në rastet kur fëmijët do të jenë binjakë, atëherë bonusi do të llogaritet sikur të dy fëmijët janë të dytë, nga 80 mijë. Po ashtu, ai sqaroi edhe rastin e trinjakëve, duke thënë se të tre do të vlerësohen si të ishin të tre fëmijët të tretë.

l.h/ dita

September 26, 2018 19:00
Komento

2 Komente

  1. As September 27, 08:35

    Ja u qetesua llafazaneria shqiptare, e cila ne vend se te merret me te pergjitheshmen ben zhurme per te vecanten

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 September 27, 11:31

    uau,uuuuuuuuuuuaaaaaaaaauuuuuuuuu!!
    në politikën shqiptare kemi dëgjuar e kemi dëgjuar!
    të parën të fortë e kemi dëgjuar nga sala!ai do të bënte lejen e lindjes nga 6 muaj që ishte në një vit para dh enjë vit pas lindjes!pra do ta shumfishonte,4 fishonte!!¨
    ai mban akoma rrekordin dhe vështirë se ja kalon kush,por palloshi i tironës nuk po i lë hap!!
    pas ’90ës filluan humoret me thënjet e enverit!ishin për të qeshur kur nxirreshin nga konteksi,por me këta!?
    nuk ka nevoj ti nxjerrësh nga konteksi fare!!këta e kanë budallallëkun të lindur!!
    njëlloj si nga populli që i lind!
    kot nuk i thonë që një herë në 500 vjet del një!!në rredhën shekullore të budallallëkut del dikush sa për të mos marr sysh!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin