Shpërdorim detyre, prokuroria kërkon 18 vjet burg për 7 ish-zyrtarë

May 14, 2016 14:05

Shpërdorim detyre, prokuroria kërkon 18 vjet burg për 7 ish-zyrtarë

Prokuroria e Matit ka kërkuar 18 vjet burg për 7 ish-zyrtarë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Kryetari i komunës Lis, i cili ka mbajtur këtë funksion deri në shkrirjen e komunave, Agim Selita, si edhe 6 persona të tjerë, akuzohen nga Prokuroria e Matit se, me veprimet e tyre, i kanë sjellë shtetit një dëm në vlerën e rreth 10 milionë lekëve të reja.

Nga hetimi i Prokurorisë është gjetur se: Janë kryer pagesa për shërbime publike, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk ka asnjë punë të kryer. Janë kryer pagesa për shërbime të brendshme të komunës, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk është marrë asnjë shërbim për paratë e shpenzuara. Është kryer një procedurë prokurimi publik për blerjen e rreth 160 tonerave bojë printeri, ndërkohë që komuna nuk ka printerë.

I është shitur makina e komunës tip “Land Rover”, me vlerë 1.8 milionë lekë kryetarit të komunës, i cili e ka blerë me vlerë 125 mijë lekë (pra, rreth 1.6 milion lekë më lirë se sa vlera reale).

Dënimet e kërkuara nga prokuroria

Agim Selita, Kryetar i Komunës Lis, Mat, të dënohet me 4 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike.

Dritan Farrici, zyrtar i komunës, të dënohet me 5 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike.

Liljana Aliaj, zyrtare e komunës, të dënohet me 2 vjet e 6 burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike.

Dashamir Panxha, zyrtar i komunës, të dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike.

Hismet Barhani, zyrtar i komunës, të dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike.

Qemal Marqeshi, zyrtar i komunës, të dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike.

Ismail Brahimetaj, zyrtar i komunës, të dënohet me 1 vit burgim.

May 14, 2016 14:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*