Shpërndahen bonuset e strehimit për 58 familje

August 1, 2016 13:18

Shpërndahen bonuset e strehimit për 58 familje

Për 58 familje në zona në disa qytete të vendit janë shpërndarë bonuset e strehimit. Familjet përfitues janë në Elbasan, Mirditë, Korçë, Pogradec dhe Has.

Ministria e Zhvillimit Urban ka miratuar kërkesat e ardhura nga bashkitë e mësipërme. Fondi i dhënë është prej 1,142,839 lekësh, fond ky i dhënë nga buxheti i shtetit dhe që do t’ju shpërndahet bashkive përkatëse. Një vendim qeverie për këtë çështje, detyron

të paraqesin pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban kërkesat për bonus strehimi, shoqëruar me kostot financiare të çdo familjeje dhe listën e detajuar të familjeve përfituese.

“MZHU u ka dërguar shkresa bashkive në mënyrë të përsëritur si dhe ka organizuar 2 takime, në muajt maj dhe qershor, për trajnimin e bashkive që kanë paraqitur kërkesa për bonus strehimi, duke sqaruar çdo paqartësi, në lidhje me hartimin e kërkesës për bonos”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, pranë MZHU deri më tani kanë aplikuar vetëm 5 bashki:

bashkia Elbasan, bashkia Mirditë, bashkia Korçë, bashkia Pogradec dhe bashkia Has, të cilat kërkojnë financimin deri në masën 50% të qirasë minimale të tregut, për secilin përfitues.

-Vlera e bonusit për kategoritë prioritare (të përcaktuara në VKM) është 780,966 lekë dhe përfitojnë 37 persona;
-Vlera e bonusit për gratë kryefamiljare të cilat bëjnë pjesë edhe në kategoritë prioritare është 451,5888 lekë dhe përfitojnë 22 persona;
-Vlera totale e bonusit për përfituesit, jashtë kategorive prioritare është 361,873 lekë dhe përfitojnë 21 persona.

August 1, 2016 13:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*