Shpërndahet kësti i parë për 200 ish të përndjekur

July 10, 2014 13:50

Shpërndahet kësti i parë për 200 ish të përndjekur

Rreth 200 familjarë të ish të përndjekurve politikë morën sot këstin e parë të dëmshpërblimit për vitet e burgut të kryera në regjimin komunist. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, shpërndau pagesat e këstit të parë për 79 dosje, të cilëve u kanë kaluar këtë javë në llogaritë e tyre bankare.

Duke u fokusuar tek diskutimet për projektligjin “Për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë”, Veliaj tha se ligji po ndryshon pikërisht për të ecur me një ritëm më të shpejtë me ndarjen e kësteve. “Arsyeja kryesore pse ndryshuam ligjin jeni ju, sepse kanë kaluar 23 vjet nga rënia e komunizmit dhe ende nuk jeni dëmshpërblyer. Kjo është e pamoralshme!”, nënvizoi ai.

Sipas ministrit Veliaj, nëse do të vazhdonim me këtë ritëm, kur gjatë këtyre viteve janë disbursuar vetëm 20% e pagesave për ish të përndjekurit, atëherë për dëmshpërblimin e tyre do të duheshin 120 vjet. “Me ndryshimet që kemi propozuar ne duam ta përshpejtojmë këtë proces dhe t’u japim prioritet atyre që janë gjallë dhe që kanë vuajtur vetë në burgjet e komunizmit”, shtoi ai.

Këto ndryshime në ligj do t’i jepnin mundësi Ministrisë që të automatizonte të gjitha pagesat dhe të shmangte vonesat për këstet e tjera. Veliaj tha se MMSR është në diskutime me Ministrinë e Financave për të rritur fondin për vitin tjetër edhe me të paktën 2 milion dollarë. “Me ish të përndjekurit është abuzuar shumë politikisht. Një nga grevat e urisë që u bë instrument politik organizohej nga njerëz që nuk kishin bërë vetë asnjë ditë burg dhe që i kishin marrë dy këste”, u shpreh ai.

Drejtori i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, tha se skema e dëmshpërblimit e propozuar me projektligjin e ri është solidare dhe favorizon fillimisht ata që janë gjallë. “Por, as trashëgimtarët nuk lihen mënjanë, por duke qenë se nevojat më imediate i kanë moshat e thyera dhe ky ligj përshkohet nga një fill solidariteti, gjykoj se moshat e thyera dhe gjinia duhet të shihen me përparësi”, deklaroi ai.

Fondi i dëmshpërblimit që u shpërnda sot për 79 dosje dhe 200 përfitues është 42.474.209 lek.

 

July 10, 2014 13:50
Komento

4 Komente

  1. mustafa July 10, 14:08

    po keta pse jane bere si pulat. Kakarisin per cdo veze qe bejne. Keta po bejne punen per te cilen paguhen apo ndonje gje qe nuk e permban pozicioni i punes. Na hapi barkun.

    Reply to this comment
    • + July 10, 19:33

      Po me te drejte o mustafa se ka mbi 20 vjet qe eshte lene vendi ne meshire te fatit. Te pakten mburren me punen e tyre, jo me fjale boshe se jemi vendi i 2 pas Gjermanise etj etj

      Reply to this comment
    • PA PARTI FARE July 10, 20:44

      ishalla paci fatin e tyre,,dhe te shkruajne per ju sic shkruani ju,,,Ishalla

      Reply to this comment
  2. sa July 10, 14:46

    JEPINI PARET E POPULLIT KETYRE HAJDUTEVE,MASHTRUESVE DHE KRIMINELEVE SE KA KETU .JEPUNI.NUK JAM NE KUNDERSHTIM QE KA DHE TE PERSEKUTUAR DHE NJOH DISA JO PAK POR DI TJU THEM QE SHUMICA E TYRE JAN DENUAR PER KRIME ORDINERE DHE TE RENDA.TASHME E DIME TE GJITH QE PAS NDRYSHIMIT TE SISTYEMIT NUMRI I TYRE U NGRIT ARTIFICIALISHT PER TE MARR PERFITIME NGA FONDET EUROPIANE DHE PER TE TREGUAR QE NE KEMI JETUAR NE NJE DIKTATUR ME TE KEQE SE AJO E PINOCETIT,POR CPO NA NDODH I GJITH KY MASHTRIM PO NA SHKATERRON NGA BABEZIA E KESAJ KAQTEGORIE NJEREZISH.JAM I MENDIMIT QE DUHET DHENE FUHD KETIJ MASHTRIMI DHE ABUZIMI KETO JANE PARAT TONA PARAT E POPULLIT TE NDERSHEM DHE NUK DUHT TI JEPEN ME JO KETYRE POR ASKUJT DHE TE INVESTOHEN PER TE MIREN E ATYRE QE I KANE PAGUAR.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*