Shpërndahet Kuvendi, Kosova në zgjedhje të parakohshme

August 22, 2019 11:05

Shpërndahet Kuvendi, Kosova në zgjedhje të parakohshme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë sot vendimin për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë ende pa i skaduar mandati kushtetues katër vjeçar.

Me 89 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e legjislaturës së 6 kanë votuar për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Përmes mocionit procedural ata kanë votuar që kjo shpërndarje e Kuvendit të bëhet pa debat.

Shpërndarja e kuvendit, një propozim që pasoi dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, në 19 korrik, u parashikua me një seancë të jashtëzakonshme e cila do t’i mundësonte Presidentit, Hashim Thaçi, shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, shpërndarja e parlamentit mund të realizohet me dy të tretat e votave të deputetëve, që do të thotë 80 vota parlamentare.

o.j/dita

August 22, 2019 11:05
Komento

1 Koment

  1. Gege Kosova August 22, 14:55

    Ky Kuvenmd cfare ishte,shkoi! Por ama, kryetari dhe sherbimi I ketije Kuvendi.Te publikoje mungesat e pergjithshme te deputetet ne seancat e mbajtura. Mandej, te publikoje edhe mungesat e arsyeshme dhe jo te arsyeshme,Sespe nga ky Kuvend,kishte raste jo te rralle,qe duhet edhe keto te edent ohen dhe te poblikohen, kur nga mungesa e forumi,dmth. kur 60 deputete nuk ishin ne sallen e seances, mbledhja dhe votimi ligjesisht shtyhej per nje séance tjeter.Sovrani duhet te NJ oftohet,kush kerkoi besimin e Tij dhe nuk perfilli obligimin e besimit,nuk ishte I pergjegjeshem dhe I nderggfjegjeshme para sovranit dhe besimit te kekruar e te dhene.Kjo eshte ne njefare forme”tradheti” ndaj sovranit.Kjo do te ishte e domosdoshme te behet, qe nga sot e deri ne fillimin e fushates parazgjedhore. Kjo do te disiplononte deputetet e ardheshem dhe keta qe ishin deri sot, do sherbenin si shembull,si nuk duhet vepruar nje deputet ndaj besimit te popullit-Sovranit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim