Shpërndanin kokainë në Bllok, 4 të arrestuar

February 16, 2018 10:26

Shpërndanin kokainë në Bllok, 4 të arrestuar

Katër persona, mes tyre dhe një femër, janë arrestuar me 280 gramë kokainë në Tiranë gjatë operacionit antidrogë të koduar “Decline”.

Në pranga kanë rënë Azis Meta, 35 vjeç, Përparim Kalbaj, 46 vjeç, Aleks Kanaçi, 35 vjeç, dhe E.B, 23 vjeçe.

Pas hetimeve të policisë në rrugën “Nikolla Jorga”, rezultoi se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së kokainës në sasi të vogla personave të ndryshëm në zonën e “Bllokut”.

Ata lëviznin me dy automjete. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 276.6 gramë kokainë.

Gjithashtu janë sekuestruar si prova materialee, dy makina dhe 7 telefona celularë.

o.j/dita

 

February 16, 2018 10:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*