Shpërndanin kokainë në zonën e ish-bllokut, në pranga dy persona

February 27, 2018 09:57

Shpërndanin kokainë në zonën e ish-bllokut, në pranga dy persona

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “High Class”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lëndëve narkotike.

Dy autorët, Ermir Bajramaj 37 vjeç dhe Besim Hajdaraj 47 vjeç, banues në Durrës, janë kapur në flagrancë në automjetin tip “Nissan micra” që drejtohej nga 37-vjeçari, dhe iu sekuestruan 1kg e 52. 8 gramë lëndë narkotike e llojit “Kokainë”.

Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283 e 25 e Kodit Penal.

l.h/ dita

February 27, 2018 09:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*