Shpërndante para për vota, arrestohet kreu i PS-së në Vorë

June 25, 2017 09:54

Shpërndante para për vota, arrestohet kreu i PS-së në Vorë

 

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme kreun e PS-së së Vorës, Arben Marku pasi u filmua nga emisioni ‘Stop’ ditën e djeshme duke blerë vota.

Mësohet se bashkë më të, në pranga janë vënë edhe dy persona të tjerë, Luan Imeraj, dhe Luan Nela, 36 vjeç, të dy banues Tiranë

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se arrestimi i tyre është bërë pasi nga pamjet filmike të shfaqura në emisionin investigativ “Stop”, në televizionin Klan, ku pasqyrohen veprimet korruptive të Arben Marku i cili në këmbim të blerjes së votës jep një shumë monetare, janë kryer hetimet kryera Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se Luan Nela, përfiton shumën e parave në këmbim të votës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar gjithashtu se Luan Nela ka pranuar të bëj regjistrimet audio dhe video në këmbim të një vendi pune të premtuar nga Luan Imeraj i cili është edhe përkrahës i një subjekti politik.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”

June 25, 2017 09:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim