Shpërthejnë dy puse nafte afër një shkolle në Patos, evakuohen nxënësit

April 1, 2015 08:32

Shpërthejnë dy puse nafte afër një shkolle në Patos, evakuohen nxënësit

Dy puse nafte kanë shpërthyer mëngjesin e sotëm në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.

Shpërthimi i gazit ka ndodhur në afërsi të një shkolle, në orën 06:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Shkolla është mbyllur, ndërsa nuk raportohet për nxënës të lënduar.

Raportohet që zona është ndotur nga gazi dhe ajri i rëndë.

Kjo ka bërë që banorët të evakuohen.

Policia ka larguar banorët që nuk kanë pranuar të lënë banesat, duke pasur edhe konfrontime.

Banorët kanë deklaruar se kanë vite qe kanë kërkuar që te merren masa.

Policia dhe ekspertë kanë mbërritur pranë zonës ku ka ndodhur shpërthimi dhe po përpiqen të ndalin rrjedhjen e gazit.

Shpërthimet në këtë zonë nga puset e naftës janë të shpeshta, për këtë banorët e kësaj zone shpesh herë kanë ngritur shqetësimin e tyre në media, por ende nuk është marrë asnjë masë.

Njoftimi i Bankers mbi Rrjedhjen e Pakontrolluar të Gazit nga një Pus në Marinzë

Sot në mëngjes në ora 6.00, kompania Bankers Petroleum Albania Ltd aktivizoi planin e ndërhyrjes për emergjencat në përgjigje të një rrjedhjeje të pakontrolluar gazi natyror në një pus kur po kryheshin operacione shpimi. Nuk raportohen të lënduar.

Gazi që ka rrjedhur është gaz i ëmbël dhe i padëmshëm megjithatë stafi operacional dhe i sigurisë i Bankers në bashkëpunim me qeverinë lokale, Albpetrol dhe policinë e shtetit ka marrë të gjitha masat paraprake duke përfshirë edhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve në zonën e prekur.

Operacionet po vazhdojnë për ta ndalur pusin, për të kthyer banorët në shtëpitë e tyre dhe më pas për të filluar operacionet për pastrimin e zonës e prekur.

April 1, 2015 08:32
Komento

8 Komente

  1. Ilir April 1, 09:30

    Jane pasojat e nje politike keqberese ndaj naftetareve, familjeve te tyre, popullit perreth zonave nafte-mbajtese, sidomos ne ate te Patos-Marinez-Sheqisht ku vepron kucedra Bankers.
    Ka kohe qe jane dhene sinjale te cilat duhet te bente te reflektonte Qeverine e “Rilindjes” me ne krye piktorin Rama, ka kohe qe specialiste te larte te Naftes Shqiptare kerkuan nderprerjen e menjehershme te cfrytezimit barbar te vendburimeve te naftes, dhe vendosjen ne normalitet teknik te prodhimit te naftes ne Shqiperi. Premtoi Edi Rama me te tijte se do t’ju degjohet zeri Ju naftetareve. Por ishte nje mega-mashtrim per ta. Ai dhe Klani i tij veproi njesoi si Saliu me klanin e vet. Vuri ne krye te Albpetrolit personin e besuar te Koco Kokedhimes, Jurist, dhe kuptohet juristi ndertoi staf juristesh, tashme Albpetroli nuk egziston me: eshte kthyer ne Albjurist. (numri i juristeve eshte barazuar me numirin e inxhinjereve te naftes, paga e nje juristi nje fish e gjysem me e larte se paga e inxhinjerit te sektorit(!), eshte dyfish e gjysem me e larte se paga e puntorit te pastrimit-fronti me i veshtire i nxjerrjes se naftes(!!), ne drejtim te qendrave dhe sektoreve mbizoterojne juristet(!)).
    Atehere z.Rama, Z.Koco dhe z.Damian cfare mendoni se do te prisni nga Nafta ? Kujtoni se eshte sikur pikturat dhe bojrat neper muret dhe telajot, apo mendoni se do te nxirrni kollaj-kollaj fitime prej saj, sikunder bene qeverite e Berishes??
    Ja ku te con makuteria dhe injoranca ne menaxhimin e nje gjigandi energjitik, pasuri strategjike per Kombin Tone.
    Uroj qe Nafta te rikthehet ne Pasuri te Popullit, te Shtetit te tij!
    Uroj te vihen ne krye te Naftes Shqiptare specialistet e larte te saj, kudo qe te jene per te shpetuar vendin nga nje katastrofe e madhe qe ka kohe qe jep sinjale SOS, por qe nga injorantet makutqare nuk ka sesi te perceptohen, te kuptohen!

    Reply to this comment
    • LORA April 1, 10:01

      Jeni teresisht I sakte,Ilir.
      Fatkeqesia me e madhe eshte shkelja me kembe e inxhiniereve te zote, qe nuk I mungojne shqiperise dhe qe kane ndjenja pergjegjshmerie, ne raport me popullsine e zonave naftembajtese.

      Reply to this comment
  2. ada April 1, 11:07

    Nxenes ne shkolle ne 6.00 te megjesit????
    Ne Tirane ka shkolla me dy turne, po ne Patos paska edhe turn nate!!!!!
    Ku jetojme?

    Reply to this comment
  3. fshatari. pafshat April 1, 12:27

    Shqiperia lundron mbi nafte. Nuk eshte ender apo deshire. Eshte realitet i njohur prej shume vitesh, dhe i perforcuar pas 1992. Por ky realitet nuk do ti sjelle te mira vendit tone, ato do ti gezojne te tjeret, neve vetem kotheren do te ngjyejme.
    Shqiptaret punojne per politiken, politika punon per boten.

    Reply to this comment
  4. Zoro April 1, 14:18

    Ky ish mesuesi i farngjishtes i punesuar ne Ministrine e Brendeshme zoti Damiajan Gjiknuri i thote popullit qe eshte fenomen natyre !
    O Gjiknuri ! a mbush ti apo jo ne Patos-Marinze shpohej dhe nxirret nafte qe nga viti 1920 dhe nje fenomen i tille nuk ka ndodhur, po kjo kompani mafjoze qe ju mbush xhepat juve vazhdon t’ju shkaktoje deme te konsiderueshme asaj popullsie te ciles ju i keni mbyllur gojen deri tani me polic, po sa kohe do t’jau mbyllni gojen ne kete forme.
    Ki kujdes se po vajte tek ata njerez qe e njohin mire fenomenet dhe ti i mashtron hapur ne televizion pa ja patur haberin nga nafta do ta pesosh si ish zv/kryeministri dhe ministri i jashtem i Saliut ne stadiumin e Lushnjes.
    S’ju vjen turp po ju nxini jeten njerezve per te mbushur xhepat me “Bancers” , kur kerkuat votat ti me Ramen i thate popullit qe do ju kthejme pasurite kombetare si naften, kromin, bakrin dhe hekurin. Edhe ju hajdut jeni e nuk jeni burra me te mire, perdite po ju dalin horlleqet e hadutllekut me keto firma fantazem.
    Do ju denoj populli me keq se Saliun.

    Reply to this comment
  5. Dashnor Kozaj April 1, 20:33

    THIRJE . POPULLIT TE QARKUT TE FIERIT .
    Ka ardhur koha qe populli i qarkut te Fierit , dhe sidomos naftetaret , duhet qe te ngrihen dhe te shpallin mevetesine si ne udheheqje dhe ne administrimin e te gjitha resurseve te tokes , nentokes , flores dhe faunes te qarkut . Duhet urgjent te shkeputemi nga banditet e politikes se Tiranes , se pa perjashtim jane hajdut , vagabonda,kriminela dhe te pa moralshem , sa qe e kane kthyer te gjithe teritorin e Shqiperise ,ne vilajetin e tyre . Duhet qe populli i qarkut te Fierit ,te bojkotoje te gjitha kandidaturat qe shpallin partite politike te Tiranes se degjeneruar , dhe ne kunderpergjigje te nxjerri bijte e vete , te cilet te jene te ndershem , te drejte , human , dhe te pa pajteshem me menyren e drejtimit te ketyre 25 vjeteve , qe kane shkaterruar gjithecka qe nga themelet , ne te gjitha fushat e prodhimit te te mirave materiale .
    Populli i qarkut te Fierit , qe permbledh popullsine e Lushnjes , Divjakes , Fierit , Levanit , Cakranit , Ballshit dhe Roskovecit , duhet qe urgjentisht te bojkotojne derdhjen e detyrimeve tatimore ne llogarite e tatimeve per llogari te qeverise te Tiranes se degjeneruar dhe hipokrite . Populli i qarkut te Fierit ,duhet urgjentisht te ngrihet dhe te zhvilloj referendumin e shkeputjes nga administrimi i Tiranes . Duhet urgjent te mos pranoj marrjen borxh te kapitaleve financiare nga bankat e botes , ku e shpallin se i duan per te permiresuar jeten e popullit , por ne te vertete eshte krejt ndryshe , marrin borxhe per te zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjet ne favor te xhepave dhe llogarive te tyre . Shancet jane tani me rastin e zgjedhjeve per pushtetin lokal , populli apo votuesit e qarkut te Fierit duhen te zgjedhin individet me sa me shume integritet dhe te jene te vendosur per te administruar pasurite dhe resurset e ketij qarku, duke kundershtuar ne menyre kategorike menyren e administrimit te Tiranes se degjeneruar.
    Populli i qarkut te Fierit duhet qe urgjentisht te ngrihet dhe te administroj pasurine qe na e ka dhuruar natyra , por qe aktualisht po na e vjedh Tirana e degjeneruar me perfaqesuesit e saj , gangestere , kriminela , hajdute , sic jane Fatos Nano , Ylli Bufi , Kastriot Islami , Sali Berisha , Edi Rama , Aleksander Meksi , Ilir Meta , Bashkim Fino , e shume e shume te tjere , qe aktualisht e konsiderojne popullin e qarkut te Fierit si skllever te tyre dhe qe i genjejne me ca para ose me nga nje thes me miell dhe u rrembejne votat sipas planeve qe ata bejne ne zyrat e degjeneruare te Tiranes .
    Qarku i Fierit , ka pasuri natyrore , si nafta , gazi metan ,qe jane paresore , disponon fusha nga me pjelloret ne Ballkan , pyje , kullota , lumenj dhe bregdetin e Adriatikut . Duhet qe populli i qarkut te Fierit duhet te ngrihet dhe te anulloj me referendum popullor te gjitha koncesionet qe jane firmosur deri me sot , per naftenxjerrjen si dhe te anulloj te gjitha privatizimet , si ajo e rafinerive te naftes qe iadministron krimineli Sali Berisha nepermjet Rezart Tacit . Pasuria e qarkut te Fierit duhet te administrohet nga pushteti lokal , sic jane bashkite dhe komunat e ketij qarku , ne menyre te punesimit te popullit sipas profesioneve qe kerkohen .
    Te nderuar , banor te qarkut te Fierit, po nuk u ngritet dhe te merrni ne dore fatet e familjeve tuaja , femijeve tuaj , bashkeqytetareve ,apo bashke fshatareve tuaj , mos prisni te rregulloheni nga te pa pergjegjeshmit te Tiranes, te cilet e kane cuar borxhin publik ne mbi 10 miljard Euro , qe i duhen ti shlyej populli shqiptar ,ne disa breza , pra dhe sterniperit tane do lindin me borxhe ne kurriz , nga i cili nuk do ta ngreme koken kurre . Ndergjegjsohuni sa me shpejte dhe bojkotoni administraten e Tiranes me administratoret e degjeneruar dhe kriminela ,te cilet nuk po ngopen me para dhe as me gjakun e popullit shqiptar .

    Reply to this comment
  6. shpatar April 1, 21:14

    Eshte per te vene duarte ne koke .Asnje vlere nuk ka shteti shqiptare .Jo tani por qysh kur kethyem by.. tek vendet e Perendimit pasurite nentoksore kane pasuruar te huajte Shqiperia eshte e kredhur ne flori dhe populli jeton si ne xhunglat e Afrikes .
    Jane bere kontrata dhe nuk i prishim se paguajme me shume .Mire vazhdoni dhe vdisni popullin e jo ata qe i kane bere keto poshtersira .
    Eshte per te uluritur .Na mbyten budallenjte qe dine vetem te na thone se jemi miq te Amerikes dhe Evropes .Te na rroje miqsia e te vdes Shqiperia .As si majmunet e shkretetirave Arabe nuk jemi.Gazi dhe nafta tek ne eshte me shume per fryme popullsie .Ata majmune rrojne si njerez ne shqiptaret si majmun .

    Reply to this comment
  7. Miku April 1, 21:25

    Iu ngriten qimet perpjete ketyre Patosarakeve te Phila-Fierit ketu ne USA nga ky shperthim i puseve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*