Shpërthen bombola e gazit, plagosen tre anëtarë të një familjeje në Vlorë

December 31, 2015 11:04

Shpërthen bombola e gazit, plagosen tre anëtarë të një familjeje në Vlorë

Festa e ndërrimit të viteve e gjeti në spital familjen Habilaj nga fshati Gjorm i Vlorës.

Shkak u bë shpërthimi i një bombole gazi, e cila përdorej për gatim.

Nga ngjarja mbetën të plagosur Zydi dhe Lena Habilaj, si dhe vajza e tyre.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës me djegie të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm. /Dita/

December 31, 2015 11:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*