Shpërthen epidemia, 180 të vdekur nga përdorimi i salsiçeve në Afrikën e Jugut

March 7, 2018 21:52

Shpërthen epidemia, 180 të vdekur nga përdorimi i salsiçeve në Afrikën e Jugut

180 të vdekur dhe rreth 1000 të infektuar është bilanci i një epidemie që ka shpërthyer në Afrikën e Jugut si pasojë e salsiçeve. Mishi i përdorur në prodhimin e tyre, nga një prej kompanive ushqimore më të fuqishme të vendit, ka shkaktuar përhapjen e infeksionit të bakterit Listeria. Qeveria ka dhënë alarmin të tërhiqen nga tregu të gjitha produktet shtazore të ambalazhuara.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se epidemia ka nisur në janar dhe deri tani ka shkaktuar vdekjen e 180 personave, ndërkohë që rreth 1000 të tjerë janë të infektuar dhe po kurohen në spitale.

Në Afrikën e Jugut ka mbërritur tashmë edhe një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ka analizuar produktet e gjigantit ushqimor dhe ka bllokuar prodhimin dhe eksportet në të gjitha vendet e tjera të kontinentit, pasi në fabrika janë gjetur gjurmët e baktereve në sasi të konsiderueshme.

Ndërkohë që nga epidemia e rëndë kërcënohen edhe fqinjët e Afrikës së Jugut, si Mozambiku, Zambia dhe Swasiland.

o.j/dita

March 7, 2018 21:52
Komento

1 Koment

  1. Kujdesi per jeten mbi gjithcka ... March 7, 22:31

    Ky lajm eshte nji paralajmerim per gjithe shqiptaret .
    Jetojme ne nji Bote,
    te papergjegjeshme ,
    politike e shoqerore ,
    ku pasiguria eshte e pranishme ne cdo hapin tone !
    Mbroni femijet e mos jepni kurr sallame ,
    por blini mish te fresket / peshk ,duke qen te sigurte gjithcka hani .
    Kohe te veshtira do vijne .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*