VIDEO: Shpërthen në flakë fugoni me të cilën udhëtonin sopranoja Inva Mula dhe disa personazhe të tjerë publikë

July 31, 2020 12:08

VIDEO: Shpërthen në flakë fugoni me të cilën udhëtonin sopranoja Inva Mula dhe disa personazhe të tjerë publikë

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku janë përfshirë disa personazhe të njohur shqiptar, të fushës së artit.

Fugoni me të cilën udhëtonin aktori Ermal Mamaqi, sopranoja Inva Mula dhe bashkëshorti i saj profesori Hetem Ramadani, shkrimtarja Mirela Sula etj, ka shpërthyer në flakë rrugës për në Tropojë, aty për ku dhe ishin nisur artistët.

Njoftimin për incidentin këtë mëngjes e ka njoftuar vetë shkrimtarja Mirela Sula përmes rrjeteve sociale nga ku ka postuar edhe videon e fugoni që përfshihet nga flakët.

Menjëherë ata kanë dalë nga makina të traumatizuar, ndërsa falënderojnë sopranon Inva Mula që i ka nxitur të dalin nga makina pak para se ajo të shpërthente në flakë.

Fatmirësisht asnjë nga personat që ndodheshin në mjet nuk është lënduar.

o.j/dita

July 31, 2020 12:08
Komento

4 Komente

  1. beni August 1, 01:39

    Na pla.. by..

    Reply to this comment
  2. mësuesi August 1, 11:39

    Jo ‘fugon’, pra ecni me vrap, siç shpesh perdoret ne zhargonin popullor, dhe qe eshte gabim.. Fjala apo emertimi i sakte i mikrobusit, ne kete rast, duhet te perdoret si “Furgon”, qe e ka oregjinen qysh nga mesjeta, dhe keshtu quanin karrocat per udhetare (me kabine) dhe qe te terhiqeshin nga disa kuaj. (keshtu e quanin ate francezet dhe italianet).

    Reply to this comment
  3. Lili August 1, 12:03

    Paralajmerim i Zotit eshte ky per Inven: mos shko me horra se rezikojsh shume!

    Reply to this comment
  4. mirel August 2, 01:09

    Ta degjoje se si fliste Mirela te dukej sikur ishe ne treg per te blere rroba te tezgat. Dhe gjithe komentuesit e faqes se Mireles ne vend qe te falenderonin Inven qe insistoi te dilnin nga furgoni, falenderpnin Zotin.., aq shume idiote ishin mbledhur pas kesaj Mireles.
    Dhe ma ha mendja se makina do kete patur tym me pare, prandaj do kete insistuar Inva te dalin. Megjithate, asnje nuk e shpjegoi pse. Dhe kjo kish merak te thoshte qe njehere qe mblidhen vipat merr flake makina.
    Krimtari kroi mje krim

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim