“Shpërthen” Panucci: Disa lojtarë duhen rrahur, por ç’të bëj që jam trajner

October 7, 2018 17:41

“Shpërthen” Panucci: Disa lojtarë duhen rrahur, por ç’të bëj që jam trajner

Trajneri i kombëtares shqiptare të Futbollit, Christian Panucci doli ditën e sotme në një konferencë për shtyp në prag të grumbullimit për dy ndeshjet e radhës, ndaj Jordanisë dhe Izraelit, pavarësisht se ajo nuk ishte në programin paraprak të FSHF.

Ka ndodhur diçka për ketë konferencë të jashtëzakonshme?

Jo, është konferenca përpara grumbullimit. Thjesht e vendosa në minutat e fundit, për ta zhvilluar para fillimit të grumbullimit.

Pse nuk thërriten lojtarët e kampionatit shqiptar?

Nëse ka futbollist që duhet të shoh te Superligë, shkoj e bëj. Siç ishte rasti i Gurit. Uzuni ka pesë ndeshje që aktivohet në Kroaci  dhe ka luajtur mirë, ndaj e mora. Gavazaj nuk është aktivizuar, por është pjesë e grupit kuqezi.

Abazaj ndjen keqardhje që nuk thërritet te Shqipëria?

Sa ka që nuk luan Abazaj. Sa ka që nuk zhvillon një ndeshje. Këtu jemi të çmendur. Nuk luan te Anderleht fare. Më takoi jashtë stadiumit dhe më tha nuk ia dol dot, sa shumë punohet këtu.  Këtu njerëzit mendojnë se është vend pune kombëtarja. i vjen keq që nuk është në kombëtare, çmenduri. Imagjino që unë nuk e shoh fare as në stol. SI pretendon të vijë në kombëtare pa luajtur fare 4 muaj.

A është e rëndësishme ndeshja me Izraelin?

Shumë e rëndësishme. Uroj që lojtarët të mbërrijnë me dëshirën për të fituar. Nëse na shënojnë, atëherë e pësuam keq. Këtu në Shqipëri kemi luajtur mirë me Izraelin. Në Skoci pësuam një gol në goditje këndi dhe një gabim që mund të shmangnim. Ishim shumë pak të vëmendshëm. Kam një muaj që rri në shtëpi dhe mendoj diçka që shkon përtej futbollit. Nuk e kam kuptuar ende nëse një pjesë e lojtarëve e kuptojnë se çfarë është ekipi kombëtar i futbollit.  Eshtë diçka që do ti kërkoj lojtarëve: çfarë është kombëtarja për ju? Nëse fitojmë mirë, nëse nuk fitojmë, prap mirë. Nuk më shkon aspak mirë. Ne duhet të fitojmë dhe bëjmë rezultat në Izrael, sepse ndryshe grupi rrezikohet.

A ka një plan për një barazim në këtë transfertë, duke e lidhur edhe me ndeshjen tjetër ndaj Skocisë?

Ne kemi 5 ditë për të përgatitur ndeshjen. Ju duhet të mendoni. Nuk gjej kurrë justifikime. Nëse kam gabuar, e pranoj. Ne që prej Norvegjisë, na mungon 50% e skuadrës. Mavraj nuk luan prej kohësh. Abrashi i dëmtuar, Sadiku i dëmtuar. Ne nuk jemi Brazili dhe Franca. Nëse Brazilit i heq Nejmar, apo Argjentinës Mesin, çfarë do të bëjnë? Ne kemi nevojë që të rikuperojmë të gjithë. Ndaj Kosovës na mungonin 12. Rikuperojmë disa, si Mavraj, që është lider për ne. Apo Grezda, edhe pse ka luajtur pak. Duhet të bëjmë diçka të rëndësishme tani.

Duke qenë se Izraeli ka më shumë rëndësi se Jordania, për vlerën e Europianit, mos ndoshta duhet menduar që Jordania të shihet si provë gjenerale përpara kësaj sfide tjetër?

Kanë nevojë për minuta Mavraj, Binaku, Gjimshitit, Grezda. Unë i ndjek ndeshjet dhe lojtarët, por shumë pak luajnë. Duhet t’i jap disa minuta të gjithëve dhe do të shfrytëzoj këtë mundësi. Na duhet seriozitet dhe duhet të kemi përgjegjësi. Dikush duhet të ma tregojë këtë gjë, të tregojë se çfarë do të thotë të jetë shqiptar. Sepse, unë i marr të gjitha përgjegjësitë dhe fajet. Bjerini Panuçit, por edhe disa duhet ta dëshmojnë se çfarë do të thotë të jesh futbollist i ekipit kombëtar. Duket sikur ata luajnë në gjysmëfinale Champions apo ku di unë dhe kur vijnë në kombëtarë sikur thonë “erdhi edhe kjo kombëtarja, kush luan”. Të jeni të qetë se unë e respektoj shumë Shqipërinë.

Mbrojtja nuk po ecën aspak mirë. Pësojmë shumë. Keni menduar se ku duhet të korigjohemi?

Eshtë e vërtetë, por është një punë skuadre. Eshtë e vërtetë kur kalojmë në avantazh pësojmë më pak. Ndodhi në Turqi, ndaj Izraelit. Uroj që Mërgim Mavraj të jetë në formë, sepse për ne është tepër i rëndësishëm. Diçka duhet të bëj. Por, në Skoci, në goditje këndi pësuam. Pastaj, kur u vendosëm me tre, pësuam prap. Duhet luajtur edhe me zemër.

Nëse do të isha futbollist, do të isha zënë me grushte më disa lojtarë të kombëtares, por jam trajneri dhe duhet të mundohem t’i tregoj se si duhet të luajnë dhe se sa shumë duhet të japin.

Shiriti i kapitenit. Kaq e vështirë është të zgjidhet një kapiten?

Mund edhe të bëhet, por s’më pëlqen që të thuhet Panucci është diktator. Nuk lejon asgjë, madje as të qeshin. Unë i shoh ndryshe nga ato që thuhen. Nëse më vjen Federata dhe më thotë zgjidh një kapiten, atëherë le të ma demonstrojë dikush. Le të vinë ata tek mua dhe të më thonë, mister na duhet një lider. Pastaj e zgjedh unë.  Mavraj ka personalitet, por ta tregojë në fushë. Nëse pastaj ka faktorë të jashtëm, që ndikojnë, duke pyetur lojtarët aty dhe aty. Imagjinoni të bëja si Luis Enrique, që u heq telefonin në grumbullim, nuk do të futeshin dot në Instagram dhe qanin… Unë po i mbaj aq mirë sa ska.

E ardhmja ime nëse nuk humbasim?

E di presidenti Duka, jo unë. Mund të vini kudo në stol te Shqipëria, Mourinho, Guardiola apo Sarri. Nuk besoj se me shumë mungesa siç i kam unë, do t’ia dalin. Punoj me seriozitet dhe profesionalizëm.

A ndihesh i lodhur dhe ke menduar të largohesh?

Jo, jam shumë mirë. Nëse presidenti mendon se problemi jam unë, Panuçi ikën në shtëpi. Unë lashë një skuadër me dy vjet kontratë, nuk mora asnjë qindarkë. Ashtu edhe te Palermo. Uroj që Panuçi të ketë pak fat, të fitojë edhe 3-0. Do të jem serioz si gjithmonë. Panuçi nuk ka asnjë problem. Fle i qetë, pasi mendoj 24 orë në 24 për Shqipërinë dhe asgjë tjetër. Mund të gaboj, duhet të përmirësohem, por të gjithë duhet ta bëjmë.

Çfarë i mungon kësaj kombëtare, në aspektin e sjelljes dhe nisur nga ndeshjet që kemi zhvilluar?

E thashë, zjarri. Për shembull, Skocia na mbyti me grushte dhe fizikisht. Kurse ne, asgjë fare. Duhet zjarr. Duhet treguar grinta, jo pasivitet. Panucci nuk tërhiqet aspak, është këtu. Di të them që me 23 lojtarët që kemi në dispozicion mund të shkojmë në Izrael dhe fitojmë ndeshjen. E besoj vërtet

l.h/ dita

October 7, 2018 17:41
Komento

3 Komente

  1. MH October 7, 23:34

    Paksi kontradiktore te mos kete asnji problem me cfare shprehet traineri per punen dhe interresin e suksesit.

    Panuçi nuk ka asnjë problem.Fle i qetë, pasi mendoj 24 orë në 24 për Shqipërinë dhe asgjë tjetër. Te mendosh edhe ne 8 oreshin e gjumit nuk ma merr mendja te flesh i qete.

    Reply to this comment
  2. dhe te mendosh se ky fare sporti (futbolli) eshte fryt i emigracionit .... October 8, 13:36

    sporti shqipetar eshte shume e shume me keq, se ne kohen e komunizmit . s’ka faj panuci . ne shqiperi s’ka sport, as dinjitet, kerkohen LEKE..LEKE ….dhe..FAME..pa mund e pa djerse .

    Reply to this comment
  3. hiqni dore nga PRETENDIMET . thoni qe; jemi te ..vegjel, b..ythen me m..ut . October 8, 13:45

    kur flitet per ndonje emer te pervecem te vjen te ..vjellesh . a thua se flitet per ndonje “fenomen” …te gjithe njelloj jane . luajne ne skuadra te dores se dyte jashte . madje as titullar .perjashtuar dy tri kokrra . apo flitet per numur ?? nje “marshalla” jane, sa duhet gjysma e buxhetit te shqiperise, per t’i mbajtur me buke .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin