Patozi: Kjo është alternativa që i ofrojnë kritikët Bashës për të dalë nga kriza

September 18, 2017 21:29

Patozi: Kjo është alternativa që i ofrojnë kritikët Bashës për të dalë nga kriza

I ftuar në emisionin “Top-Story”, Astrit Patozi, ka komentuar intervistë e dhënë nga ish-kryeministri Sali Berisha, pak ditë më parë në emisionin “Fakt”. Sipas Patozit, në atë intervistë Berisha ka thënë disa të vërteta që duhet ti kishte thënë më parë.

Nga ana tjetër Patozi ka theksuar se zgjidhja e vetme për përfaqësimin e PD-së është njohja e një alternative brenda kësaj partie që do ngrihet nga kritikët e Bashës.

“Në atë intervistë u thanë disa të vërteta. Por këto të vërteta duhet të ishin thënë më parë.

Për çfarë ka vlerë kjo intervistë? Së pari Basha dhe lideri i PD-së Sali Berisha, është se të dy ata pranojnë faktin se PD është në krizë përfaqësimi. Kjo sepse ata që janë aty janë përfaqësues së Bashës. Kjo është ajo që duhet diskutuar. Diskutimi për listën Basha kishte vlerë për aq kohë sa ajo u zgjedh dhe shkoi në zgjedhje.

Në çastin që kjo listë u votua ky debat u mbyll. Nëse PD do të fitonte zgjedhjet në atë listë unë do ti shtrëngoja dorën Bashës”, tha Patozi.

Ka pasur një dualizëm në përfaqësimin e PD-së?

Po ka qenë Basha, por Berisha ka qenë një hije e fortë. Por duhet të themi që të gjitha ato që ka thënë Berisha, janë akuza të rënda për Bashën.

Por nëse do të ketë një zgjedhje është fakti se Basha duhet të njohë të gjithë ata kritikë demokratë, të cilët do të hapin një front të ri.  Ai duhet ta njohë si alternativë dhe ta provojë. Kjo do të jetë një alternativë brenda PD-së.

September 18, 2017 21:29
Komento

2 Komente

  1. eno September 19, 05:46

    Vetem Sistemi Zgjedhor Mazhoritar shpeton shqiperine dhe shqipetaret nga monstrat deputete si Fatmir Mediu, Nard Ndoka Edi Rama , Ilir Meta e shume e shume te tjere deputete kriminele, te paafte dhe te koruptuar qe katapultohen ne Parlamentin shqipêtar pa asnje mund vetem duke u futur ne listen e partise. Ligji zgjedhor aktual i propozuar nga edi ramane vtin 2008 eshte ligji zgjedhor me antidemokratik pasi sjelle ne kuvend figura kriminelesh dhe te paafte qe populli vetem jo vetem qe nuk i njeh por dhe as nuk i deshrion.
    Mund te themi se aresyeja e krizes ne te cilen gjendet shqiperia sot dhe fakti qe shqipetaret duan te largohen nga Shqiperia eshte dhe kjo, pamundesia e tyre qe te largojne me vote politikanet e korruptuar dhe te konsumuar.
    Me e redesishmje sistemi Mazhoritar me 100 zona elektorale i propozuar nga Lulezim Basha dhe Partia demokratike i jep mundesine Popullit qe ti zgjedhe ai deputete qe do ta perfaqesojne dhe jo Kryetari i partise sisc eshte me ligjin aktual.
    Me Sistemin mazhritar i jepet mundesi popullit qe te largoje nga parlamenti shqipetar fugura te konsumuara te politikes si Rama, Ilir Meta, Fatmir Mediu etj.

    Reply to this comment
  2. Fatmir Lohja September 19, 08:15

    Nuk mund te jepen alternativa individuale.Eshte e pamundur te vihen ne jete.Mendimet sugjerohen ne bllok,nga nga nje grup,brenda partise,qe kane te njejtat mendime.Nje kryetare partije,po e ndryshoi kursin politik , pse e kerkon ky apo ai,do te lundronte ne dete te hapur pa asnje destinacion.Ne mes te detit ,nje dite ,do te mbeste edhe pa karburant.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*