Shpërthim eksploziv brenda komisariatit të Fushë-Krujës, vetëm dëme materiale

March 3, 2014 20:41

Shpërthim eksploziv brenda komisariatit të Fushë-Krujës, vetëm dëme materiale

Komisariati i policisë së Fushë Krujës vihet sërish në qendër të sulmeve me eksploziv. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme, ku një shpërthim eksplozivi është shënuar brenda rrethimit të komisariatit.

Mësohet se sasia e eksplozivit është hedhur nga jashtë, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale, ku janë dëmtuar dy automjete që ishin të parkuara.

Uniformat blu të Fushë Krujës kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij akti, ndërsa dyshohet se shpërthimi vjen si kundërpërgjigje ndaj aksioneve të fundit të policisë.

Ky është rasti i dytë brenda këtij viti, pasi në 21 janar pranë rrethimit të këtij institucioni u hodh një sasi e vogël lënde shpërthyese, e llojit tritol. Nga shpërthimi me eksploziv u dëmtua vetëm një automjet.

March 3, 2014 20:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*