Shpërthim eksplozivi në hidrocentralin e Vinjollit në Kurbin, arrestohet autori i dyshuar

March 24, 2016 12:27

Shpërthim eksplozivi në hidrocentralin e Vinjollit në Kurbin, arrestohet autori i dyshuar

Një shpërthim i fortë, por pa viktima ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një ndërtesë në fshatin Gallatë të rrethit të Kurbinit.

Policia sqaron se shpërthimi me lëndë eksplozive ka ndodhur në banesën e shtetasit me iniciale T.L, 79 vjeç, banues në fshatin Mal Bardh.

Policia sqaron objekti i dëmtuar përdoret për kontrollin dhe  transmetimin e linjës elektrike që vjen nga HEC-it Vinjoll , në pronësi të shtetasit F.L.

Nga hetimet e kryera, policia ka arrestuar autorin e dyshuar për rastin, shtetasin Hysen Balloku, 24 vjeç, banues në fshatin Vinioll të Kurbinit.

Nga eksplozivi i shpërthyer, ka pasur dëmtime në murin anësor të objektit njëkatësh i ndërtuar me blloqe betoni.

Gjithashtu nga këqyrja e mëtejshme e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e  provës  materiale një fitil zjarrpërcjellës, i cili dyshohet se ka shërbyer për realizimin e shpërthimit të lëndës eksplozive.

“Motivi i vendosjes së kësa lënde eksplozive, dyshohet për çështje pronësie  lidhur me ndërtimin e HEC-it Vinjoll, nga familjarët e  shtetasit Hysen Balloku me  familjarët e shtetasit T.L”, sqaron policia./E.T

March 24, 2016 12:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*