Shpërthim me tritol në një dyqan në qendër të Shkodrës

September 29, 2017 09:08

Shpërthim me tritol në një dyqan në qendër të Shkodrës

Një shpërthim me lëndë plasëse e llojit tritol ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se tritoli i është vënë derës së një dyqani këpucësh rreth orës 02:00 të natës së kaluar në lagjen ‘5 heronjtë’.

Dyqani ndodhej në katin e parë të një ndërtesë 3 katëshe dhe pronar i objektit është Abdyl Derguti.

Nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa forca policie kanë nisur hetimet.

September 29, 2017 09:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*