Shpërthim në zonën e ish-Kënetës, vdes 40-vjeçari duke prerë një predhë

November 13, 2013 10:50

Shpërthim në zonën e ish-Kënetës, vdes 40-vjeçari duke prerë një predhë

Një shpërthim në zonën informale të Kënetës në Durrës ka vënë nën alarm policinë e Durrësit dhe Urgjencën e këtij qyteti.

Mesohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 minuta të paradites së sotme prane nje banese, ndërsa i vdekur ka mbetur 40-vjeçari Nikoll Frroku.

Sinjali për shpërthimin u dha në radiomarrëset e policisë dhe urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit ku u njoftua se një shpërthim i fuqishëm në një banesë në zonën e ish-Kënetës ka shkaktuar viktima të mundshme.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për një punëtor që po punonte me hekurishtet dhe kjo bazohet edhe në pozicionin në të cilin kanë gjetur trupin e pajetë./news24

November 13, 2013 10:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*